Krenarë që janë shqiptarë, krenarë që shërbejnë në uniformë të Zvicrës.
Flamuri, Dardani, Albuleni, Vardoni, Flakrimi, Besniku etj…janë vetëm disa emra ushtarësh, që u dëgjuan gjatë një ceremonie defilimi në kazermën ushtarake në Bure-Porrentruy të Zvicrës. Sikur ushtarët me origjinë shqiptare ashtu edhe prindërit e tyre i thanë agjencisë “Presheva Jonë” se kanë fjalë të mira dhe ndihen krenar që i shërbejnë ushtrisë zvicerane, vendit tonë mik. Kurse koloneli Mayer Tuscher deklaroi për agjencinë se “ushtarët tanë me origjinë nga Kosova janë të vyeshëm, të disciplinuar dhe qitës të mirë..janë shembull në kazermat tona dhe në qitje nuk e huqin zeron..” Po ashtu oficerët zviceran na deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova apo Maqedonia. Madje sipas një shifre jo zyrtare, thuhet se në armatën zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë që e flasin shqip.
Ekipi i agjencisë informative « Presheva Jonë » këtyre ditëve ishte i ftuar mysafir në njërën nga kazermat më të njohur në Zvicër, në atë të Bure -Porrentruy të Zvicrës ku tubon qindra ushtarë. Ushtarët ishin të përgatitur mirë, ishin të veshur dhe të armatosur deri në dhëmbë. Forcat e tyre para publikut, prindërve të ushtarëve dhe autoriteteve politike dhe ushtarake zvicerane ishin të llojllojshme duke defiluar me makineri të rëndë ushtarake nga armët më të thjeshta deri te tanket.
“Përbërja e forcave ushtarake me 60 mijë ushtarë nuk do të jetë e mundur t’i përmbushë nevojat e kërkuara ushtarake për vendin, ndërsa për 80 mijë kostoja është shumë më e lartë”, deklaron ministri zviceran i Mbrojtjes, Ueli Mauer. Ai kishte propozuar edhe versionet e tjera, që Ushtria Zvicerane të ketë 80 mijë ushtarë, që do kishte një kosto 4.9 miliardë në vit.
Shpenzimet vjetore do të zvogëlohen për 1 miliard franga, për të rënë në 4.4 miliardë franga. Deri në vitin 2020 planifikohet të shkurtohen 2500 vende të punës në kuadrin e forcave të armatosura të Zvicrës. Duke u bazuar në raportin e Forcave të Armatosura të prezantuar nga Qeveria Federale, Armata e Zvicrës do të zvogëlohet për 80 mijë trupa. Do të hiqet dorë nga disa kazerma dhe nga blerja e aeroplanëve luftarakë. Siç dihet Qeveria Zvicerane këtyre ditëve i ka vazhduar afatin e qëndrimit misionit të ushtarëve zviceranë (Swisscoy) në Kosovë deri në vitin 2014. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Bernë, në Kosovë aktualisht Zvicra ka 220 ushtarë, por gjatë vitit të ardhshëm synohet që ky numër të shtohet edhe për 80 ushtarë rezervë.
Gjatë vizitës sonë në kazermën ushtarake të de Bure -Porontruy takuam përveç ushtarëve takuam edhe oficerë të lartë të Armatës Zvicerane të cilët na folën fjalë të mira për ushtarët shqiptarë me origjinë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Mali i Zi e nga Presheva. Madje në mesin e atyre ushtarëve që flitnin shqip kishte edhe oficerë të graduar.
Kolonel Mayer Tuscher foli fjalë të mira për të rinjtë me origjinë shqiptare. „Të rinjtë shqiptarë me prindër nga Kosova apo Shqipëria e Maqedonia…dhe të tjerë janë ushtarë të vyeshëm dhe ne jemi krenarë se në kazermat tona kemi ushtarë të tillë, të zellshëm, të disiplinuar dhe madje edhe shenjëtar të mirë që kur gjuajnë nuk e gabojnë pikën zero..“
Ngjashëm shprehet edhe komandanti i njësisë ushtarake « Alcapone », oficeri Luder. Ai tha:„Me ushtarët me origjinë nga Kosova është kënaqësi të punosh dhe ata janë të shoqërueshëm dhe komunikues me të gjithë shokët e komuniteteve të tjera.” Gjatë një pauze, duke drekuar bashkërisht me ushtarët zviceranë në tavolinë, dëgjonim se shqiptarët flisnin edhe shqip.
Takuam dhe biseduam me ushtarët: Vardan Peku (Gjenevë) nga Ulçini, Flamur Thaçi (VD) nga Ferizaj, Adrian Shaqiri nga Prishtina, Besnik Jasharaj (VS) nga Istogu, Flakrim Nitaj (NE) nga Peja, Erlind Zeqiraj (Lausanne) nga Peja, Albulen Lokaj (Iverdon) Deçan , Blerim Demaj (FR) Istog, Qemal Rama (NE) Ferizaj, Sead Hasanaj (NE) Mitrovicë, Agim Selimi nga Presheva.
Pos zviceranëve, në mesin e ushtarëve me origjinë shqiptare, kishte edhe emra të ushtarëve me origjinë nga vende të tjera, por qytetarë të Zvicrës. Kohë më parë mediat zvicerane shkruanin „Gjenerata „secondos“, keni vëmendje!“ Kështu kishte shkruar në një artikull edhe «Swissinfo», e cila paralajmëron se emrat shqiptarë dhe të tjerë tash e tutje do të jenë pjesë e përditshme e ushtrisë zvicerane.
Që nga 14 marsi i fundit Ushtria Zvicerane ka mirëpritur 7.400 rekrutë të rinj. Oficerët zviceranë deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova ose nga Maqedonia, si dhe vendet e tjera të Ballkanit. Madje sipas një shifre jozyrtare thuhet se në Ushtrinë Zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë që e flasin gjuhën shqipe.
Comments are closed.
Tipa donkishoteske, ne te veretete nuk ka gje per tu mburrur ne kete mes. Gjermania hoqi sherbimin e detyruar ushtarak se pothuaj asnje i ri nuk deshiron te sherbeje nen arme, shqiptaret nga Kosova dhe Maqedonia “rrembejne” me deshire armet. Anakronike dhe “folklorike” keto bema shqiptaresh. Ne vend te marrin ndonje profesion dhe te sherbejne ne jeten civile, mesojne perdorimin e armes qe sherben vetem per te vrare. Kush do ta sulmoje Zvicren? As Hitleri nuk e sulmoj, kane 600 vjet pa pare lufte qe nga koha e Robin Hud-it, ndersa Valmiri, Besmiri, Trimi etj,etj behen jenicere. Kemi tradite te pasur luftarake! Me thoni eshte mburrje kjo? Me shkaktojne vetem te qeshura por njekohesisht edhe tmerr. Kemi lindur per te vrare?
Me falni per lapsusin: qe nga koha e Wilhelm Tel-it.
O Claus, kot rrembehesh o burre (grua?) se nuk vran njeri! ?
Nuk rrembehem o grua (burre?), te thashe me shkaktojne te qeshura. Ne kemi patur nje parim te rilindasve tane: Me pushke e pene per memedhene!”, po si duket tani pas dyqint vjetesh nga koha kur eshte shkruar ky slogan, nuk na duhet me pena, na duna me pas pushk or pushke.
Haha ? Me shaka e kisha, po s’ka ndonje gje te keqe. Pastaj, kaq njerez e zgjedhin te qenurit ushtare si profesion. Hic mos ki merak, s’ka per te patur lufte ne Zvicer dhe patriotet tane s’do t’i perdorin ato arme. Me sa kuptoj, kur njeri behet zvicerian behet dhe neutral! (me duket se jane te lidhura te dyja hehe ? ) – tung
ps: pa dashur te fyej autorin e shkrimit, me duket se tonin donkishotesk ia jep menyra e te shkruarit dhe disa fraza qe ka perdorur per te karakterizuar ushtaret. psh kur thote “ushtaret shqiptare jane te zellshem” – tingullon pak…cuditshem. nejse – tung prap ?
Kur te arrije dhe Shqiperia mireqenien e Gjermanise dhe Shqiptaret te kene mundesi te mbajne familjet dhe te rrisin femijet e tyre mbase do fillojne te zgjedhin prefesionet sipas deshires. Mire te thote Sofi o burre, mos u tremb se nuk vrane njeri.
Claus nuk eshte burreri mos te shkosh ushtar po ata gjermanet qe thua kane arritur nivelin me te larte te pederastise prandaj nuk shkojne ushtar edhe Gjermania e beri ushtrine profesioniste ne menyre qe te shkojne vetem ata qe duan edhe te paguhen ne te njejten kohe. Pastaj pse nuk thua qe meqenese jemi kaq te dhene pas armeve si ka mundesi qe nuk kemi ushtri per vete. Mos harro plak se nuk bohet politika e shtetit me fjale po nuk i pate b……. e renda keto shtete me sa duket e dijne kurse ne s’kemi nevoje per ushtri se na mbron NATO aman or burre………….S’kemi asnje avion luftarak Claus e di ti kete apo jo nga 200 e ca cope qe la Enveri, se po te mendonin te gjithe shtetet si ti s’do te kishte probleme po ja qe te gjithe nuk mendojne si ti edhe mbajne ushtri.
Rani,
Une vete jetoj ne Zvicer dhe shpesh here ne tren shof “ushtare”zvicerjane te cilet shpesh nga gjuha qe flasin dhe nga fytyre duken se nuk jane me origjine zvicerjane. Une njof disa djem shume te mire kosovare qe kane pasaporte zvicerjane dhe vishen ushtare per kohen qe bejne zborin ushtarak. Me thene te verteten ( nuk e di saktesisht ) jane disa dite, me te shumten jave ne vit. Di me siguri nga ish koleget e punes qe zvicerjanet ( dhe te rinjte me origjine te huaj me pasaporte zvicerjane ) mbasi japin provimet e zanatit si ( elektricist, makanik, llogaritar etj.) shkojne dhe bejne nje kurs dy mujor ( jam i sigurte ) me pagese dhe kthim ne shtepi cdo fundjave.
Pasi japin provimet e kryerjes se ketij kursi kthehen ne pune ne profesjonin e tyre dhe sic thashe me siper shkojne disa dite ne vit ( nuk e di me siguri ) ne zbor ushtarak dhe gjate gjithe vitit lejohen te mbajen armen me fisheke ne shtepi.
Ka te rinj qe duan te kene si profesjon ushtarllekun. Keta njerez, ashtu si dhe policet ose pergjegjesit e godinave ( Hauswart quhet ne Zvicer dhe une nuk di se si ta perkthej ne shqip se me sa di une ne nuk ne Shqiperi ) nuk fillojne shkollimin si ushtar profesjonist, polic profesjonist ose Hauswart ( shif shpjegimin siper ) ne se nuk kane mbaruar paraprakisht nje shkolle profesjonale. Mendoj se e kane mire se ne se ndonjeri prej tyre ben ndonje gabim ose dicka tjeter dhe duhet hequr nga ushtria ose policia te kete mundesi te ushtroje profesjonin qe ka mesuar per te mos u bere keshtu rast socjal per shoqerine. Ketu ne Zvicer kur ndonje person behet rast socjal ai merr minimumi nga shteti 2.400 franga zvicerjane ne muaj ( eshte kufiri i varferise per nje person te vetem ).
Keshtu qe, i dashur Claus , djemte kosovare qe jane veshur me uniforme ne Zvicer ne te dy rastet ( zbor ose ushtar profesionist) e kane bere paraprakisht nje shkolle ( zanat ), per kete jam i sigurte.
Rani,
po i lejoj vetvehtes te bej nje pyetje : ” Si spjegon ti faktin qe shume shtete te fuqishme te botes si Gjarmania, Japonia, Italia,………….nuk kane bombe atomike ? Une mendoj se per potencen ekonomike qe ka Japonia dhe Gjermani nuk do ishte problem te kishin bombe atomike ( ka Pakistani, Izraeli ). Ata nuk kane bombe atomike sepse kane nje marreveshje ( ne kuadrin e NATOS per vendet Europiane ose marreveshje te tjera si p.sh. per Japonine ) sipas se ciles Amerika ka krijuar çadren e mbrojtjes atomike, per te mbrojtur keto vende dhe keto vende kane detyrimin te mos prodhojne bomba atomike. Une mendoj ( mund ta kem edhe gabim ) se m.q.s. Shqiperia eshte ne NATO nuk ka nevoje te kete avjona ushtarake. Nuk e di konkretisht, por marr me mend se keto avjona kushtojne miljona. Ne se e kam kuptuar drejt tani konkretisht nje nga 250 raketat ( nuk me kujtohet emri, mendoj se fillon me germen W…. ) qe hodhen per dy jave amerikanet nga aeroplanmbajteset e tyre ne Libi kushton me shume se nje miljon dollare.
Une kam mendimin qe Shqiperia me ato pak leke qe ka te ndertoje rruge, shkolla, universitete, te hapi fabrika per vende te reja pune dhe jo te bleje avjona te shtrenjte ushtarake. Keto dite pashe ne TV se si disa profesore greke kritikonin Gjermanine dhe qeverine greke se ka blere shume anije dhe avjona ushtarake shume te shtrenjte ne Gjermani. Ju e keni degjuar se Greqia, Irlanda e Veriut dhe duke filluar nga neser ( 11 prill 2011) edhe Portugalia si shtete kane falimentuar ne se nuk do merrnin kredi ( Greqia 150 miljarde Euro, Irlanda e Veriut 95 miljarde Euro dhe Portugali 85 miljarde Euro )nga vendet e zones se Euros ( sepse anetare te BE jane 25 vende, ndersa vende te zones Euro jane vetem 11 ose 13 vende, nuk jam i sigurte ).
Besoj se keni pare ne TV protestat qe bejne greket, portugezet per masat shtrenguese qe kane marre qeverite e tyre. Ne se keto qeveri nuk marrin masat e kursimit qe keron zona e Euros dhe fondi boteror nderkombetar keto vende nuk marrin leket pra falimentojne.
Rani e kisha fjalen qe ne se blen paisje ushtarake te shtrenjta nuk eshte mire se ke probleme dhe sic dihet per gabimet e qeveritareve paguajne vetem taksapaguesit ( populli i thjeshte ).
Plaku,rastesisht lexova qe raketat qe thoshe quhen tomahowk dhe kushtojne nga 500 mije$ sejcila;para e madhe qe Amerika nuk i fal kollaj.Nje dite Libia do tia ktheje ne forme tjeter,se amerikanet ne pazar nuk bejne zbritje.Rastesisht kam njohur shume pilote shqiptare,dhe benim shaka sesi nje Mig-29 apo F-16;sa sekonda(ose minuta) u duhej ta kalonin Shqiperine..Jam me ty;shpenzimet ushtarake jane marramendese;ndonjehere gjykohet pse duhet ushtria dhe Zvicra psh pse mban ushtri?Eshte vend neutral dhe s’ka armiq.Por mban ushtri,pra do te thote qe ia vlen te kesh njefare ushtrie,e cila te kete kellqe te mbroje vendin e saj ne rast agresioni;nuk pritet qe kete te na e bejne amerikanet apo me gjere…aleatet??!!!Zakonisht fiqte pa gardh nuk mbesin me kokrra se i hane kalimtaret.Sa per armet berthamore,ka pasur dhe ka akorde,por ato shpesh shkelen lehtesisht.Izraeli,India,Pakistani,K.Veriut,apo dhe Irani nuk kane pyetur shume per akorde;apo Afrika e Jugut qe i kishte disa(rreth 8 testata)me ndihmen e gjermaneve qe”mesuan”doren.Gjermanet po i mitizojme shume;nukjane aq te paster ne pazare;psh Siemens ndertoi reaktorin iraken ne Osirak,dhe disa dite pasi u terhoqen gjermanet dhe mbaruan kontraten shkuan izraelitet dhe e shkaterruan me bomba ne fillim te viteve’80.Shendet!
I dashur beso,
Te falenderoj per saktesimin qe ben ne lidhje me emrin e raketave dhe cmimin e tyre.
Te uroj nje mbremje te kendeshme.
Ne lidhje me mos-patjen e bombave atomike etj etj nga Japonia e Gjermania mund t’i referohesh periudhes se pas-luftes se II-te boterore ku nje (apo disa) klauza te imponuara nga forcat aleate ne kushtetutat e ketyre dy vendeve (si humbes se luftes) theksojne disa kufizime rrenjesore qofte ne patjen qofte perdorimin e ushtrise e armeve. Mund te interesoheni per detajet, nuk me kujtohen.
Ti e ke mire o plaku edhe jam dakort me ty. Sa per informacion kam qene ne Zvicer edhe e njoh ate vend qe ne 1998. Ne fakt edhe krejt ato qe ke thene i di se e ndjek aktualitetin edhe greket edhe gjermanet edhe te tjeret. Po ne boten qe jemi duhet ti kesh disa cope sa per numer si i thone muhabetit se ndyshe nuk te marrin seriozisht te huajt edhe ti kete besoj e di se ndoshta po te flas me ti po mos ma merr per ters. Persa i perket armeve berthamore ti nuk duhet te dyshosh se edhe Gjermania edhe Japonia jane te afta ti prodhojne brenda javes edhe arsyeja qe nuk i kane prodhuar deri sot nuk eshte se s’kane dashur po kane pasur kufizimet ushtarake qe ju paten vendosur aleatet fitues te luftes se dyte boterore edhe vetem sot kane ndryshuar perceptimi edhe marredheniet midis tyre ne kuadrin e BE dhe qe nuk e shohin me njeri-tjetrin si kercenim se deri dje nuk ishte keshtu. Ndersa ne aty ku jemi duhet se s’ben te kemi diçka per tu mbrojtur qofte edhe simbolike. Une te kuptoj se duhet investuar ne arsim shendetesi etj po ne nuk kemi shtet se pari mor burre kush do te investoje. Ato raketat qe bejne mbi 1 milion dollare quhen Tomahawk edhe ke te drejte se aq bejne. Keto jane analiza te thella po mua me beri pershtypje Clausi qe fliste sikur ne te ishim USA edhe problemi kryesor na kishte ngelur Kozmosi dhe yjet, po ne fund te fundit neve pse jemi ne ate gjendje nuk na e ka fajin kush po jemi popull budalla qe nuk merr mend nga e kaluara po ka qejf te ndjeke nga prapa egersira si puna e Sali Berishes qe e shkaterroi ate vend ne 97 dhe prape vazhdon pa i hyre ferre ne kembe.
I dashur Rani,
Do te me behej shume qejfi ne se ne te ardhmen neve ketu ne forum do ti drejtoheshim njeri tjetrit me ti, se kemi nevoje te mesojme nga njeri tjetri. Une personalisht kam mesuar shume gjera ne kete forum.
Te uroj nje mbremje te kendeshme.
Bravo, ai qe e ka shkruajtur kete artikull !!!
Zviceranet jane nje komb qe harxhojne shume para per mbrojtjen dhe kane nje ushtri shume moderne. Kush i njeh zviceranet e di qe jane nje popull strikt dhe i eger… jane si “maloket” e gjermanise… policia zvicerane ? …mustaqet nga dy pellembe dhe koburen ne brez. Gjate luftes se dyte boterore ushtria e hitlerit e perdori zvicren si rruge kalimi dhe i nenshtroi plotesisht e pa asnje kundershtim. Zviceraneve u ka mbetur nje shije shume e hidhur nga ajo kohe dhe ne fakt i kushtojne rendesi mbrojtjes qe gjoja “ajo kohe – e luftes se dyte boterore” te mos perseritet me. Kane marre masa te forta. Ashtu si Enveri tek ne kane ne shume bunkere ne male dhe tunele nen toke, kane shume armatime dhe mbahen si nje nga popujt me te miitarizuar ( per numurin e popullsise qe kane). Me siguri qe kane zbuluar qe shqiptaret e zvicres nuk jane ushtare te keqinj dhe e bejne me qejf kete profesion qe zviceranet ( tashme shume te pasur ) pertojne ta bejne. Shqiptaret si individe nuk jane te keqinj dhe integrohen shpejte. E kane keq vetem per disipline e organizim… por ne kete rast oficeret zvicerane jane maksimumi.
i dashur arsen 123,
Jam dakord me shkrimin tend dhe desha te beja nje verejte ne lidhje me luften e dyte boterore.Ti thua se : ” Gjate luftes se dyte ushtria hitlerjane e perdori Zvicren si rruge kalimi dhe i nenshtroi plotesisht e pa snje kundershtim”
Me sa di une ushtria hitlerjane nuk e kaloi kurre kufirin zvicerjan ( kishte aresyet e veta gjeopolitike se po te donte sipas meje do ta pushtonte Zvicren ) dhe keshtu qe nuk e nenshtroi ate plotesisht e pa asnje kundershtim.
Une di qe Gjermania perfitoi shume nga politika kurve e Zvicres e cila _
– Nen petekstin se “barka eshte plot” ktheu me mijra gra e femije cifute nga kufiri zvicerjan dhe i dergoi si te thuash direkt ne dhomat e gazit te Hitlerit. Te jeni te sigurte qe kjo eshte nje nga njollat me te zeza te historise 600 vjecare te Zvicres.
– Industria zvicerjane u kthye ne nje furnizues te madh te Gjermanise me arme kundrejt dhembeve e unazave te floririt qe gjermanet ju merrnin cifuteve para se ti fusnin ne dhomat e gazit.
Une mendoj personalisht se m.q.s. ketu ne Zvicer ne se nje djale i ri kosovar ( nuk e di me saktesi se ne cilat mosha ) ka marre pasaporte zvicrjane duhet te beje ushtri ose ne se nuk do te beje sherbim civil neper asile te pleqve etj. Pra per djemte e rinj kosovare qe kane marre pasaporta zvicerjane duhet qe patjeter te bejne sherbimin ushtarak ( si gjithe zvicerjanet ) ose te bejne sherbim civil.
Kam mendimin personal se zvicerjanet jane patriote dhe e duan vendin e tyre dhe mendoj se shume prej tyre ( paguhen shume mire dhe dalin ne pension shume shpejt ) e bejne me qejf kete profesjon. M.gj.se kam reth 20 vjet qe jetoj ne Zvicer nuk mendoj se kam te drejte gjithmone per ate qe them.
Me duket se e ke gabim o Arsen. Gjermania nuk e ka pushtuar Zvicren fare pastaj se si nenshtrohet nje vend pa pushtim ate e di ti. Jo se nuk mund ta pushtonte po s’kishte interes. Situata ka qene e tensionuar midis 2 shteteve ne luften e dyte bile ka patur edhe shkembime zjarri sporadike ne kufi midis rojeve kufitare po asnjehere Gjermania nuk e ka pushtuar Zvicren.