Lëvizja MJAFT! ka reaguar paraditen e sotme ndaj kontrollit që drejtoria tatimore e Tiranës ka ushtruar në selinë e kësaj levizje.
Sipas MJAFT, kontrolli i kryer disa ditë më parë ka qenë në kundërshtim me ligjin i cili parashikon se auditi duhet të përfundojë kontrollin brenda 24 orëve ndërkohë që inspektorët kanë qendruar në ambientet e kësaj organizate mbi një javë.
Mjaft e cilëson këtë veprim si një hakmarrje politike pas kërkesës dhe protestave që kjo lëvizje qytetare organizoi për të kërkuar dorëheqjen e ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.
“Ne denoncojmë aktin politik të kësaj qeverie i cili erdhi pas protestave ndaj ish ministrit të jashtëm. Auditi shkeli ligjin duke qendruar 2 javë në ambientet tona pavarësisht se ne i kërkuam të respektojë ligjin”, thuhet në deklaratën e MJAFT!
Drejtoria Tatimore e Tiranës mësohet ta ketë gjobitur këtë lëvizje me një shumë prej 10 milion lekësh të vjetra për mos dhënie informacioni. (Tema -a.r)
Comments are closed.
Pse nuk thote “Mjaft” ne se eshte e ligjsheme gjoba, por vetem se ka qendruar auditi 2 jave . Rendesi ka ne se kane gjetur shkelje apo jo.
po ka pasur shkelje leshi, po te Zgjohu i kontrolloi levizjen e 500 mije eurove
Ore juve të Lëvizjes Mjaft, po provojeni mo njëherë të mbështesni kusarët e kriminelët qeveritarë dhe keni për ta parë se sa fonde financimi keni për të marrë.
Ore po zgjohuni siç u zgjuan edhe ata zorraxhinjtë e zgjuar të Lëvizjes Zgjohu, e keni për ta parë se Saliu e Ritka do u mbajnë pranë e kurrë gjoba s’keni për të marrë.
Ne mos gabohem,i madhi Rexhep Qosja shtroi para pak kohesh opsionin e “mosbindjes civile”…
Kjo nuk u muar ne konsiderate nga Opozita e Bashkuar .
Une akoma mendoj se KURRE nuk eshte vone per te ndrequr nje gabim.
Le ta filloje MOSBINDJEN CIVILE e para shoqeria civile,Levizja “MJAFT”…
MOS I PAGUANI ASNJE GJOBE,ASNJE TAKSE SHTETIT ANTIDEMOKRATIK TE SALI BERISHES!
Tatimoret bene vetem ,,detyren,,duke kontrodhuar ,,Levizjen,, ,,Mjaft,, qe eshte kunder Qeverise dhe nese eshte ne kompetencen e tyre parate e gjobes le tia kalojne ne dhogarine e ,,Levizjes,, ,,Zgjohu qe eshte pro Qeverise,,