Bardhosh Myrtaj tri orë para vrasjes ka qenë në Facebook

11 Prill 2011, 16:25Politika TEMA
Bardhosh Myrtaj tri orë para vrasjes ka qenë në Facebook

Mesazhi i koduar: “Nese se ke zdjellur rrugen tende at`here zgjidh me te miren se une fitova lloftarin”

Bardhosh Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, vrarë nga policia e Lulëzim Bashës në demonstratën e 21 Janarit 2011, ka qenë në Facebook për herë të fundit rreth orës 9:30 para dite, rreth tre orë para se ai të ndahej nga jeta. Gjëja e fundit që ka shkruar në statusin e tij është:  “nese se ke zdjellur rrugen tende at`here zgjidh me te miren se une fitova lloftarin”

Mesazhi ngjan paksa apokaliptik, nëse e marrim seriozisht.  I futur në depresion nga vdekja e të atit dhe ndoshta nga klima e krijuar pas ikjes së tij, ndoshta viktima ka shkuar me ndërgjegje drejt vdekjes. Është e paqartë nëse fjala Lloftarin është nje gabim shtypi apo një përpjekje për ta ngatërruar atë me llahtarinë. Sidoqoftë tri orë pas këtij mesazhi ai është gjendur i vrarë në një kodër afër fshatit të tij.

Nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje klasike nga depresioni, ky është rasti i dytë që familjarë të viktimave të shkaktuar nga politika e qeverisjes Berisha vrasin veten. Para këtij, babai i një fëmije të vrarë në Gërdec u gjend i vdekur pasi ishte alkolizuar prej pijes.

 

 

 

4 komente në “Bardhosh Myrtaj tri orë para vrasjes ka qenë në Facebook”

  1. zjarri says:

    Sala me (spiunet dhe agjentet serbo grek po i veret nje nga nje)…Kjo ngjet sepese ne Shqiperi nuk ka (shtet ligjor) Po ka shtet te emeruare nga serbet Egreket, nuk ka as gjykate e as prokurori… Gjykata e prokuroria eshte “Fazllici e sllobodanka Algeta, me Shkelzemin…Ne se shqiptare nuk bejne revoltin, Sala shqiperin e shiti ne serbi dhe greku…

  2. fule says:

    E vrau Saliu!!!

  3. zjarri says:

    C’fare presin, familja dhe fisi Lezhjan!?…Per birin te paritu e te pa shijuare (martesen) Sala e vravi ne mezin e dites E me (djelle) DHE FAMILJE ME ZOKONE E MALESOR,KU SHKOVI GJAKU I DJALIT TE PA ritur..

  4. benikuksiani says:

    po mo po,saliu i vrau te gjithe keta njerez.perballuni per nje sekonde te vetme me realitetin dhe do te shikoni qe keta te vrare jane te gjithe viktima te demostratave te dhunshme te edi rames.ky njeri projektoi skenarin me makaber te mundshem.te te vije turp o edi rama,per te gjitha hallet dhe streset qe i shkakton ketij populli nga dita ne dite!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje