Zyrtarët japonezë e kanë pranuar se përhapja e radioaktivitetit është jashtë kontrollit dhe qeveria e ka rritur nivelin e krizës në më të rëndin në shkallë ndërkombëtare. Tashmë niveli i krizës është shtatë, njësoj si Çernobili. Substancat radioaktive tani janë të rrezikshme për njerëzit dhe ambientin. Për më tepër, nëse ka tërmete të tjera, problemi mund të përkeqësohet dhe mund t’ia kalojë Çernobilit.
Mediat janë tërbuar pasi mendojnë se qeveria japoneze ka mashtruar.
Qeveria japoneze ka kërkuar ndjesë ndaj qytetarëve të saj, por edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar për këtë katastrofë madhore.