Zëvendësministri Peka: Prençi shpif, po keqpërdor postin e tij

11 Prill 2011, 17:54Politika TEMA

Zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka reaguar pas akuzave dhe padisë së shefit të policisë së ndërhyrjes së shpejt ndaj tij. Me anë të një deklarate, Peka i ka cilësuar pretendimet e Shemsi Prençit si shpifje.

Për këtë arsye, Peka ka deponuar një prokurori një kallëzim penal ndaj Prençit, që, sipas tij, është duke keqpërdorur postin e tij.

“Zv.ministri i Brendshëm, Z. Avenir Peka, ka bërë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal kundër Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale të Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi, për veprën penale ”shpifje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 240/2 i Kodit Penal.

Ministria e Brendshme garanton opinionin publik se në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk do të lejojë keqpërdorimin e Policisë së Shtetit, për asnjë arsye apo motiv që bie ndesh me Ligjin për Policinë e Shtetit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje forcave politike të qëndrojnë larg përpjekjeve për të instrumentalizuar politikisht struktura apo efektivë të Policisë së Shtetit”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Brendshme.

6 komente në “Zëvendësministri Peka: Prençi shpif, po keqpërdor postin e tij”

  1. Rani says:

    O Shemsi nxjerrja or burre oren kur te ka marre ne telefon se ndryshe s’ju mbushet menja ketyne se duhet per çdo gje inçizim deri ketu kemi arritur. Po dridhet sala se ka thene edhe Shemsi na la, duhet ti kete pyetur besniket rrotull “kush ka ngel hala me ne ee” dhe ata i kane thene shume pak baba sale, shpejt do te ikim edhe ne hahahah dhe do te duhet te dalesh vete te shperndash protestuesit pastaj.

  2. Ermal says:

    Qesharake, loja e perhershme e skuthave te PD-se pa treguar ndonjehere burrerine te perballen me faktet. Uroj qe z. Premci te kete te regjistruar ndonje nga telefonatat e Pekes dhe atehere do shohim kush shpif e kush eshte i vertete. Kuptohet qe Shemsi Premci nuk eshte ne pozita te atilla te bej lojra te rrezikshme ne keto nivele me deklarata fallco qe s’i ka bere as me 21 Janar ku policia tejkaloi kompetencat e veta ne me shume se nje zhvillim brenda asaj dite. Duhet te kete arsye me madhore ku eshte prekur dhe kercenuar personi i tij qe e ka detyruar te dorezoje kallzim penal ne prokurori.
    Gjynah qe Peka u shtohet numrit te panumert te mekatareve te ketij pushteti gadafist.

  3. AlbinoBlackSheep says:

    Keto jane fytyrat e llumit qe dhunon e vret popullin per te mbajtur ne pushtet batakun Berisha.Berisha nuk do te ishte ne pushtet nqs nuk ka njerez si ky apo Basha e Ndrea Prendi qe me shume kenaqesi japin urdher te shtihet mbi te pafajshem. Keta njerez kuptojne vetem gjuhen e tyre,keta dhe familjet e trye duhet te trajtohen ne te njejten menyre qe trajtojne te tjeret.

  4. safiu says:

    Cudia eshte se Shemsiu eshte nga ata demokrate te cilet ne vitin 98 pasi nuk u paraqit ne detyre prane repartit te FNSH ne Vaqar ishte sebashku me demostruesit ne 13 shtator kur u dogj kryeministria. Deri ne vitin 2005 nuk ka qene ne pune, por u rimor me ardhjen e PD ne pushtet. Pra si ka mundesi te kundershtoj urdherat e qeverise qe ai sherben? Mos i kane kerkuar te kryhet nje 21 janar tjeter qe ai ka refuzuar?

  5. hysni dajaku says:

    keto jan grepat qe hedh Saliu per te peshkuar opoziten,,duke e hallaktur ne shume drejtime kerkon ta corodise e lodh ,,njelloj si ne zgjedhiet e kaluara,ku opozita bridhte sa tek listat e sa tek kartat,e ne fund e hengri tek numerimi,,tani po del Poni qe na paska pastruar listat dhe policia qe na qenka depolitizuar brenda 1 ore..te shikoje me ndonje krah tjeter opzita ku si vete mendja,se ky lloj parangalli ja ben muuuuuuuuuuuuuuuuuu

  6. Dino USA says:

    Ore Pek petulla Po si or burri dheut,u ngrit tjetri per bukuri nje mengjez dhe vendosi te shpif per ty???Po si mund te zihen zemra me mushkrite,a ben vaki kjo?Zemra e ka vene koken ne “jastekun” mushkri!Bobo sec ka bere vaki:ndonje mikrob do jete futur dhe po i infekton,i ka terbuar dhe armiqesuar dy organet jetike te PD!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje