Bardhosh Myrtaj
Nga Ardit Rada, [email protected]
Lajmet për shqiptarët ndodh shumë rrallë të jenë të gëzueshme, për të mos thënë nuk ndodh kurrë. Mesditën e djeshme një lajm më i hidhur se mitingu i Berishës në Librazhd apo takimi i Ramës në njësinë numër dhjetë të kryeqytetit, tronditi mbarë opinionin publik. I biri i një të vrari drejtpërdrejtë nga dora e qeverisë shqiptare, i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të thellë që unë do e cilësoja si dëshpërim dhe zhgënjim nga e tërë shoqëria. Djali i Faik Myrtajt nuk është as i pari dhe as i fundit që i jep fund jetës në Shqipëri, por ajo çka e bën më të kobshëm këtë lajm është fakti se ai me paramendim të plotë i dha fund jetës së tij në moshën 22 vjeçare, jo për bukën e gojës siç bëjnë shumë e shumë të tjerë gjatë një viti. Bardhoshi shkrehu pistoletën në kokën e tij duke gjetur vdekjen e menjëhershme sepse ai nuk e takoi të atin për së gjalli pas protestës së 21 janarit. Unë kam bindjen e plotë se Bardhoshi sikurse dhe ne të tjerët, ka pësuar zhgënjimin më të rëndë që mund të përjetojë një popull në demokraci; atë të gjetjes së fajtorit e mos dënimit të tij. Tronditja e madhe që pësoi mbarë shoqëria shqiptare pas vrasjeve në mes të bulevardit i solli dëshpërim dhe pasiguri mbarë opinionit publik. E si mund ta priste ndryshe nga ne të tjerët djali i Faikut vrasjen e të atit? Unë me cilësinë e qytetarit të ndershëm, korrekt me këtë qeveri dhe ligjet e saj, bëj fajtor drejtpërdrejte Ministrinë e Punëve të Brendshme për plumbin 8 milimetra në kokën e Bardhosh Myrtajt, po aq sa e bëj fajtore edhe për ato plumba të automatikëve mbi trupat e dhjetëra qytetarëve më 21 janar.
Vrasja e Bardhoshit është po aq e kobshme dhe për faktin se ai nuk kishte ngurruar të shkruante dy orë para se t’i jepte fund jetës, një mesazh në rrjetin social Facebook ku shprehej se “nëse ke zgjedhur rrugën tënde, atëherë zgjidh më të mirën sepse unë fitova llahtarinë”. Askush nuk mund ta fajësojë Bardhoshin për vetëvrasjen, kur ai me sytë ë tij pa gardistë që zgërdhiheshin në sallën e gjyqit dhe kur kuptoi se as thirrja e mbarë opozitës dhe as ato të familjarëve nuk e ndërgjegjësonin drejtësinë shqiptare.
Fajtore e pashembullt në këtë vetëvrasje është Ministria e Brendshme dhe mbarë qeveria shqiptare, jo vetëm se i vrau të atin në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, por dhe për një fakt tjetër. Bardhosh Myrtaj vetëm 22 vjeç kishte një pistoletë, armë luftarake kjo që nuk i takon atij ta mbajë dhe e dalë nga depot e ushtrisë apo policisë shqiptare. Vdekja e Bardhoshit duhet konsideruar gjithashtu si vrasje e drejtpërdrejtë sepse vetë logjika e kryeministrit të vendit dhe larove që rrinë pranë tij, e cilësojnë si të tillë. Të gjithë jemi dëshmitarë të debatit për vrasjen e ish kryeministrit Mehmet Shehu rreth 30 vjet më parë dhe që vazhdon ende të diskutohet. Versioni zyrtar i Sali Berishës dhe palaçove rreth tij ndryshe nga ai i grupit hetimor është se Mehmetin me të vërtetë s’e kanë vrarë, por fjalët e rënda të Enver Hoxhës në mbledhje e bënë që të vriste veten dhe ky i fundit është indirekt vrasës. E pra, përse fjalët e Enver Hoxhës paskan ndikuar më shumë tek Mehmet Shehu se sa fjalët e Sali Berishës tek Bardhoshi apo plumbat mbi të atin? Si ta kuptojmë neve këtë kur kryeministri i vendit, nënën e Bardhoshit dhe e të gjithëve ne i ka cilësuar si lavire, ndërsa baballarët dhe vëllezërit si të droguar. Unë gjej vetëm një përgjegjës tek vrasja e Bardhosh Myrtajt. Ajo është qeveria shqiptare dhe organet e policisë që pikërisht në fushata elektorale bëhen më agresive se kurrë duke provokuar dhe dhunuar këdo, në çfarëdolloj rrethane dhe pa iu dridhur qerpiku fare duke i vënë vetes vulën e zezë dhe kjo ndodh sa herë që qeveria shqiptare drejtohet nga ky njeri që kemi sot mbi krye. Policia e Shtetit si kurrë më parë për vrasjen e Bardhoshit nuk dha arsyen dhe shkaqet sepse nuk ka fytyrë ta pohojë këtë. Kam bindjen e plotë se janë gati të bëjnë çdo gjë për ta nxjerrë vetëvrasjen e tij si pasojë e një borxhi të madh që nuk e shlyente dot, që dhe në se e ka pasur, tregon mjerimin e kësaj shoqërie që s’bëri kurrë përpara. Vrasja e Bardhosh Myrtajt nga fshati Kreshpan i Fierit, nuk është e para. Një vit pas shpërthimit në Gërdec ku po kjo qeveri me këto surretër si ministra vrau 26 vetë, një baba i dha fund jetës. Ai ishte Kujtim Osmani, i cili kishte humbur nga flakët e Fatmir Mediut, të bijën e tij Resmie Osmanin, vetëm 18 vjeç. Kujtimi si dhe Bardhoshi nuk mundën kurrë të merrnin përgjigje dhe të shihnin fajtorët para drejtësisë sepse vrasësit e familjarëve të tyre nuk ishin një person i vetëm, por një qeveri e tërë.
Deri atëherë sa guximi dhe drejtësia të na rikthehen dhe vrasëse apo avokate e krimit të jetë vetë qeveria, duhet të kuptojmë se kemi rënë në gjak me qeverinë. Ndryshe nuk kanë si shpjegohen makinat e blinduara qindra milionëshe dhe rrethimet e rrugicave të ministrave me kompani të tëra ushtarësh. Plumbi që depërtoi në kokën e 22 vjeçarit Bardhosh Myrtaj duhej të ishte ngulur diku tjetër. Në atë vend që e kemi të gjithë në mend, por nuk na e mban ta themi se i trembemi fatit të Kosta Trebickës.
Comments are closed.
po pse o njeri ..pse …ku do tja dije qeveria …ata do thone 1 vote me pak…keshtu i shohin politikanet njerzit…
Nese e kishte vendosur t’i jepte fund jetes, me mire t’i dilte perballe Saliut edhe t’i shkrehte pistoleten perpara se te vetevritej.
Nuk e leshojne pushtetin keta me vote, e dime mire. Keto tipe oligarkish te perfshira ne vrasje dhe vjedhje, do provokojne dhune dhe djegje per te fshire ndonje gjurme perpara ikjes. Jane te njohura keto skema.
Jemi te indinjuar mbi fatkeqesine e rindodhur prane kesaj familje ditezeze ,e perse jo si pjesa dermuese e te gjithe familjeve shqipetare!Jam potesisht dakort me analizen e thirrjen qe u drejton ketij populli qe gjakun ia ka thithur faqeziu e njeriu me i paskrupullt i ketij vendi.Nuk e di se deri ku do te shkoje kjo tragjedi 20 vjeçare qe per ironi fati na eshte servirur si “demokraci” nga miqt tane pertej atlantikut e te ilustruar nga miqte e Saliut qe e ngrene ne piedestal kur duhet ta fundosin nen dhe,qe e burrerojne kur duhet ta ç’burrerojne,qe e quajne burre shteti kur duhet ta etiketojne kriminel e diktator!
Sala me (spiunet dhe agjentet serbo grek po i veret nje nga nje)…Kjo ngjet sepese ne Shqiperi nuk ka (shtet ligjor) Po ka shtet te emeruare nga serbet Egreket, nuk ka as gjykate e as prokurori… Gjykata e prokuroria eshte “Fazllici e sllobodanka Algeta, me Shkelzemin…Ne se shqiptare nuk bejne revoltin, Sala shqiperin e shiti ne serbi dhe greku…
vetem revolta mund ta detyroje kete kope kriminelesh te largohet jo vetem nga qeverija po dhe nga shqiperia ,megjithese per kete te fundit jane pregadit felliqsirat
Per vrasjen e ketij djalit ka faj moral edhe opozita .
Kur ndodhen vrasjet ne bulevard ,…..opozita duhej te vazhdonte protestat deri sa te fitonte do kishte ndoshta edhe viktima te tjera,
ama fundi i krimineleve
ne pushtet do ishte i pashmangeshm ————–Kurse opozita beri dicka te pa imagjinueshme ne keto raste…..
E nderpreu protesten diten tjeter —–
———Kjo shkateroi cdo gje — E hodhi poshte mundin dhe gjakun e protestuesve —-sepse duhej te vazhdonte me force protestat
per ta mbytur pushtetin , ta tmerronte ,….. jo ti ndalonte protestat , duke e trimeruar pushtetin dhe duke e humbur komplet lojen……….
………dhe tani kemi pasojat e traumes se shtypjes se protestes
———–Prandaj duhet te jene te pergjegjshem ata qe jane ne krye te PS-se , qe kur ju thone nejrezve te vijne per te protestuar
Athere te jene ne balle te protestes dhe ta vazhdojne protesten deri ne fitore — jo sa kercet ndonje pistolete
–ata e nderpresin protesten——Dhe pastaj ankohen …..
Ca ankohen ?————Ai qe ke ne krye eshte frikacak –ka hallin te shijoje parate qe ka bere —
Njecike e kercenon Sala ,
ai do gjeje 100 justifikime qe te terhiqet e tja mbathe tek Papoi
—————Le pastaj qe nuk ka strategji fare se si duhet te vazhdoje nje proteste
–Sot ju thot njerezve hajdeni te gjithe ne proteste, neser e ndal protesten dhe e fillon pas 2 muajsh
–Ai eshte komplet i pa afte te drejtoje opoziten
Ku je o Avni Rustemi ku je??
Lajmi per vetevrasjen e ketij te riu eshte me te vertete i tmerrshem, une mendoj vetem per nenen e tij. Cfare fatkeqesish ne kaq pak muaj. Megjithate nje gje te kene te qarte te gjithe shqiptaret dhe ata qe shkruajne ketu, fajin nuk e ka Sali Berisha por vetem Edi Rama. Pas 21 janarit te gjithe shpresuam se kjo qeveri nuk do ja hidhte kollaj, po ja qe ja hodhi, sic ja ka hedhur cdo here. Tani me shume se kurre jam e bindur qe jane bere kompromise per pushtetet dhe kjo do ishte shume e tmerrshme sepse do te konfirmonte qe Edi Rama gjithcka e ben per pushtet, e ca me keq per show. Si mundi ai te ngre popullin ne date 21 janar ku u vrane 4 vete, dhe te premtoj se nuk do ti ndaloj protestat dhe tani po pergatitet per te hyre ne zgjedhje? Prandaj mua retorika e PS me duket bosh, dhe mjere ata qe ende besojne dhe dalin e perleshen neper sheshe e qendra votimi.
A do te ndodhte kjo tragjedi ne familjen Myrtaj nese nuk do te pushkatohej ne Bulevardin Deshmoret e Kombit kryefamiljari i saj,indjeri Faik??????Pafuqia per tu rebeluar nga nje ane dhe pergojimi,per tre muaj,i babait te tij si kokpalare,si pucist,si “zivera”,si horr,,,,,,e lloj lloj etiketimesh turperuese bashke me mosdukjen e nje fije drite ne procesin hetues te 21 Janarit nga ana tjeter,jane nje peshe e paperballueshme per shpirtin e brishte te nje te riu qe kishte njohur vetem jeten me nder.Lutem,ne kete dhimbje te thelle,qe Nena e Tij te kete mendje te mbaje FORT pjesen e mbetur te familjes se saj.Dita e gjykimit te madh popullor po afrohet dhe ata duhet te jene pjese e saj per hir te Faikut e te Bardhoshit.