Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, ka theksuar se imuniteti ka nxitur korrupsionin politik dhe gjyqësor në Shqipëri. Për këtë arsye, në një takim me përfaqësues të BE-së dhe KiE-së, Spahiu ka kërkuar heqjen e imunitetit, çka do të bënte që të gjykoheshin të gjithë në mënyrë të barabartë.
“ Imuniteti është shndëruar në një pengesë kushtetuese dhe barrierë për garantimin e parimeve universale të barazisë përpara ligjit të shtetasve shqipëtarë. Imuniteti ka shkaktuar pabarazi të theksuara të qytetarëve me politikanët dhe gjyqtarët, duke i bërë ata pjesë e dorës së dytë në shoqëri dhe duke i shndëruar politikanët dhe gjyqtarët në një pjesë të privilegjuar dhe të paprekshme nga ligji. Kjo pabarazi duhet të shuhet përfundimisht, pasi ajo ka nxitur rëndë korrupsionin politik dhe atë gjyqësor”, ka thënë nënkryetari i KLD-së.
Comments are closed.
Z. Spahiu, dhe ju duke bere deklarata ne lidhje me gjera qe dihen. Cfare do te beni, konkretisht, si do t’ia arrini kesaj qe sugjeroni? Propozoni ndryshime ne kushtetute? Menyra te tjera..? Pastaj, s’besoj se heqja e imunitetit varet prej BE-se, KiE-se, Etjpjjfhfkf-se, apo tjeter nofke. Na beni me dije per hapa konkrete. U kuptua kjo puna e fjales se lire, po jo kot “fol te flasim” mqs. na u dha mundsia packa se s’kena gje per te thene. tung