Njerëz të LSI sulmojnë mitingun e Ramës tek Qendra Kristal. Plagoset një përkrahës i PS

12 Prill 2011, 16:41Politika TEMA

Simpatizantë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë konfrontuar ndërmjet tyre në afërsi të Qendrës Kristal në Tiranë. Incidenti ka ndodhur pranë qendrës Kristal në kryeqytet, ku kreu socialist Edi Rama do të prezantonte kandidatin e PS për këtë njësi. Ndërsa mbështetësit socialistë me në krye Ramën kanë parakaluar para njësisë elektorale të LSI ka ndodhur një përleshje nga disa persona, të cilët kanë ardhur pasi grupi i PS ka kaluar para njësisë së LSI. Nga përplasja ka mbetur i plagosur një militant i PS, i cili u dërgua në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

Eglantina Gjermeni, deputete e Partise Socialiste në vendngjarje tha se “besojmë se ata që kanë sulmuar janë vërtet ata që përfaqësojnë aleancën e PD dhe LSI dhe janë ata që paguhen me para të pushtetit”.
Në vendgjarje kanë ardhur forca të shumta policie, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e disa personave.

5 komente në “Njerëz të LSI sulmojnë mitingun e Ramës tek Qendra Kristal. Plagoset një përkrahës i PS”

  1. NOKIA says:

    Se saligradin dy lumenj do ta lagin LANA dhe GJAKU..
    (vargje nga poema e kardarese “tenderat fluterojne lart “

  2. VL says:

    Ca politikane kafshe qe kemi ne qe perdoring popullin per interesat e tyre dhe i shtyjne njerezit te perdoring dhune njeri me tjetrin. Rama mbledh fshataret e u thote te sulmojne ministrine e per vete fshehet, Saliu mbledh fshataret e tij e u thote bjeuni ature te Rames e per vete fshehet. Kush humbet nga gjithe keto, ata qe u vrane per edi ramen, ata gardistet qe spaguhen fare per sali berishen se per veten e tyre ata bashke me deputet e tyre e kane ne rregull.

    Ca ti besh, kur i leme ne te bejne si te duan.

    1. AlbinoBlackSheep says:

      Rama dhe Berisha nuk jane njesoj sado qe disa te “pa anshem” si ty perpiqen ti barazojne.

  3. hysni dajaku says:

    duke ndjekur mesimet udheheqesit te madh Ilri Meta i cili gjithmon ka shprehur keqardhien per socialistet qe ngelen pa pushtet dhe ne opozite,”naziskinet” e tij te “kuq”qe u kthyen ne “Naziskine blu”nga korrupsioni i Saliut nga keqardhia qe ndiejne per socialistet e thjesht u ngulin nga nje thike demokratike sa per ti repektuar

  4. Blue Sky says:

    QENTE I SULEN NJERI TJETRIT. KJO SKA LIDHJE ME FUSHATEN ZGJEDHORE POR ME INATET PERSONALE TE RAMES KUNDER METES DHE E ANSJELLTA. KUR ZIHEN DY VETE, FITON I TRETI. YLLI I BOTES LUL BASHA

Comments are closed.

Lini një Përgjigje