Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti në një takim të veçantë, përfaqësues shqiptarë të Organizatës botërore kundër korrupsionit “Transparency International”. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtues të Forumit shqiptar “Mendimi i Lirë”.
Gjatë takimit të zhvilluar në formë bashkëbisedimi, Presidenti Topi duke folur fillimisht për gjendjen aktuale politike në vend dhe fushatën e zgjedhjeve vendore, ku nënvizoi “rëndësinë e bërjes transparente të financimeve të partive politike dhe fushatës, në përputhje dhe zbatim të ligjit”, apeloi edhe njëherë për nevojën e realizimit me sukses të këtyre zgjedhjeve përmes një procesi të drejtë e korrekt zgjedhor dhe sipas standardeve demokratike, duke konsideruar si “të domosdoshme prezantimin e alternativave bindëse në shërbim të qytetarëve dhe uljen e tensioneve të panevojshme”.
Në këtë pikë Kryetari i Shtetit theksoi “nevojën e shmangies së dhunës fizike gjatë fushatës zgjedhore, e cila vjen natyrshëm pas dhunës verbale të përdorur nga disa kandidatë, sepse përgjegjësia e plotë për këto do të bjerë vetëm mbi partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre.”
“Transparency International” e informoi presidentin do të ketë raport monitorues, kurse procesin e transparencës zgjedhore do ta ndjekin indirekt edhe organizata të tjera.
Comments are closed.
Ky flet si Mao Ce Duni –looooooooooooooooool