Vrasja e Aristotel Gumës dhe çështja çame ishin dy nga pesë temat që u diskutuan gjatë një takimi të fshehtë diplomatik mes autoriteteve greke dhe atyre shqiptare, të mërkurën e kaluar në hotelin “Dulak” të Janinës, në Greqi.
Duke përfituar edhe nga greva katër ditore e mediave vendase nuk u bën publike emrat e përfaqësuesve shqiptarë, por vetëm fakti se ata janë shoqëruar në Janinë nga ambasadori grek në Tiranë Nikolas Pazios.
Ndërsa pala greke u përfaqësua nga zëvendësministri i Jashtëm, Dhimitris Dholis, shefi i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, Kostas Bikas dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Lefteri Ikonomu.
Numri dy i diplomacisë greke ka shfaqur ndaj autoriteteve shqiptare shqetësimin e qeverisë së tij për rezultatin e hetimeve të specialistëve shqiptarë lidhur me vrasjen e homogjenit Aristotel Guma.
“Greqia – ka thënë Dholis – mban të hapura të gjitha opsionet në lidhje me veprimet e saj në të ardhmen për këtë çështje”, duke theksuar se ajo ishte dënuar nga e gjithë bota politike në Shqipëri.
Një deklaratë kjo e përsëritur edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Grigoris Delavekoras disa ditë më parë.
Gjithashtu diplomati grek i është referuar edhe sfidës së fundit të çamëve, siç e ka quajtur ai përpjekjen e tyre për të festuar në Igumenicë përvjetorin e genocidit të të parëve të tyre, duke i dhënë mesazhin palës shqiptare se Greqia nuk do të tolerojë akte të tilla provokuese.
Ndërsa nga ana e drejtorit të policisë greke u është kërkuar autoriteteve shqiptare bashkëpunim përsa i përket trafikimit të madh të lëndëve narkotike në kufijtë e dy vendeve apo tregtisë së paligjshme të antikave.
Sipas burimeve të TCH, në këtë takim është propozuar nga pala greke dhe ndërtimi i një burgu modern në Shqipëri i cili do të sponsorizohet nga Athina.
Burgu do të ndërtohet në një zonë që do të zgjedhë pala shqiptare dhe atje do të dërgohen shumë prej të burgosurve shqiptarë në Greqi, madje edhe ata me dënime të rënda.
Në përfundim të takimit që është mbajtur tepër sekret, nuk është bërë asnjë deklaratë për shtyp nga palët pjesëmarrëse. /TCH
Comments are closed.
Jo, ky nuk është takim dypalësh Greqi-Shqipëri!
Ky është : Qeveria Shqiptare thirret në raport nga Qeveria Greke!!!
Shume sakt o 21,kam frike se mos kane bere ndonje shitje te re keta servilat.
O GREKOOOO E SUPOZOJME QE E VRAU PER NACIONALIZEM APO RACIZEM ASKUSH NUK THOTE QE BERI MIRE PASI MORI JETE NJERIU TANI CFARE JU DONI APO I BENI PRESION KOMUNISTIT BERISHA PER NJE GUMA PER TA NENSHTRUAR PER TI MARE DICKA TJETER PO BESOJE SE KRIMI QE KA BERE KY SHQIPTARE NUK ESHTE ME BARBARE SE AI QE KA BERE GREKU NE KRETA DUKE I FUTUR HELLIN NGA MBRAPA DHE JA NXORI TE GURMAZI APO VARJA JANE SHQIPTARE POPULL PA BARI MEGJITHATE PERFITONI SE SHQIPERIA ESHTE VEND PA SHTET DHE JU THEME BRAVO KUR TI VIJNE MENDE SHQIPTARIT DO TE JETE VONE NDAJ KUR TE SHKONI PER TE VOTUAR O MJERANEEEE MENDOHUNI MOS E HIDHNI VOTEN SI NE KOHEN E HOXHES
Dmth kur nuk ka komunikate per shtyp nuk dihet se çfare eshte diskutuar, si gjithmone.
Njerëz prehistorikë
Në kufi i kemi ne,
Ndaj, o grek, ta them pa frikë
Të dhjefsha mu në BE!…
Ti je turpi i Europës
Ti je turp, more spathato
Të dhjefsha mu në BE
Natyrisht dhe mu në NATO!…
Të dhjes BE e NATO
Dhe ty legen i sëmurë
Kur kanë një si ty brënda
Nuk dua të futem kurrë.
Nuk dua të futem kurrë
Nuk kam ç`të bëj në nevojtore
Nuk dua të futem kurrë
Se matet me dy peshore.
Jam krenar që jam shqiptar
Nip i Gentit dhe Teutës
Kam lindur nga barku i pushkës
Dhe nga teli i lahutës.
Jam krenar që jam shqiptar
Dhe pse te greku jam shëtitës
Kam lindur nga vesë e lules
Kam lindur nga vezë e dritës.
Ahhhhh more zotni qe shkruan kete (artikull me emer te madhe) “Takim sekret shqiperi-greqi”.Ka 20vjet me qeveri te emeruare nga palo-grek dhe serbo-rus…Ne qeveri antishqiptaret pershembul “salinjet,Janollatot,Bollonot,Dulet,Pollot e te tjere, qe ti themi te gjitha DUHET NJE NATE-DIMERI DHE NJE DITE BEHARI…
Perfaqesues te Qeverise Shqiptare, te emeruar prej personash qe e konsiderojne veten te “zgjedhur” nga votuesi shqiptar, nuk kane asnje te drejte te marrin pjese ne takime sekrete duke u hequr se perfaqesojne popullin shqiptar. Te behet publik procesverbali i ketij takimi urgjentisht.
Dhe s’kuptoj perse emrat e te ashtuquajturve ‘perfaqesues’ shqiptare nuk behen publike? Te behen publike emrat e plehrave qe pretendojne te kene nderin te perfaqesojne kombin shqiptar ne keto merreveshje hotelesh
Ç’fare te duhen emrat dhe aq me teper kur jane pune hotelesh? Emra prostitutash jane.
Hajri, emrat duhen ne rast se ndonje prej tyre (qoft sot, qoft neser) vendos ta kandidoje per x post. Nuk mund te votojme pa dije ne lidhje me ket ceshtje hotelesh. Me e rendesishme eshte te dihet cfare eshte diskutuar. Po kot lodhemi me duket…
ca boni kshu mer jau teori konspiracioni jane keto or Mero?