Lajm: Dje asnjë incident

21 Prill 2011, 14:10Politika TEMA
Lajm: Dje asnjë incident

Banesa e kandidatit të PS për minibashkinë nr.7, Erjon Koka, e dëmtuar pas shpërthimit me tritol

Nga Mustafa Nano

E dini titullin kryesor të versionit print të gazetës Tema për sot? Kishin bërë një gjetje fantastike. Më bënë xheloz me këtë gjetje. Më erdhi inat që s’më kish vajtur mua mendja të parit. Më erdhi inat, gjithashtu, që nuk kishin dalë dhe gazetat e tjera me të njëjtin titull kryesor, që tek Tema ishte: Lajm, dje asnjë incident zgjedhor. Është tamam lajm. Dhe është lajmi më i bukur që mund të përfytyrohet në këtë tollovi të dhunshme, që ne e quajmë me mendjelehtësi fushatë elektorale. Mirëpo prapë mua s’më rrihet pa e bërë një pyetje: po jeni fare të sigurt që s’ka pasur asnjë incident? Mos ndoshta nuk jeni të informuar ashtu si duhet? E bëj këtë pyetje pasi sot pa gdhirë kanë sulmuar makinën e Ben Blushit në Korçë.

 

*respublica.al

2 komente në “Lajm: Dje asnjë incident”

  1. LORA says:

    Edhe pse eshte nje lajm i mire qe dje nuk pati ndonje incident ne fushaten zgjedhore,kjo nuk perben as kusht te nevojshem e as te mjaftueshem te mos kete neser.Syte celur e veshet ngritur,po qe nevoja edhe duart gati,keto dhe vetem keto do te na garantojne miresine e se nesermes.

  2. raimondi says:

    Eshte si lajmi i trenit ne Tirane kur erdhi fix ne orar ,lool

    by the way –Ben Blushit mire ja bene , se eshte antishqiptar
    –Ai duhet larguar nga PS-ja — Aq me teper qe ne e kemi ligjeruar Partine antishqiptare , Partia e minoritetit PBDNJ –
    —Ndaj Blushi te shkoje tek ajo parti, s’ka asnje pune tek PS-ja –PS-ja eshte Parti e Shqiptareve

Comments are closed.

Lini një Përgjigje