Grupi hetimor i prokurorisë së kryeqytetit që po heton vrasjet e demonstratës së 21 janarit 2011 ka sekuestruar dje të gjithë pistoletat e efektivëve të Gardës së Republikës që ditën e protestës së opozitës ndodheshin brenda rrethimit të Këshillit të Ministrave, duke mos përjashtuar këtu as “truprojat” personalë të kryeministrit Sali Berisha.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të institucionit qendror të akuzës, si dhe atyre pranë Komandës së Gardës së Republikës. Sipas këtyre burimeve, mësohet se prokuroria ka dërguar për ekspertim në laboratorin e Institutit të Policisë Shkencore të gjithë pistoletat e kalibrit 9 mm që kishin në brez efektivët e Gardës të ndodhur brenda rrethimit të kryeministrisë ditën e demonstratës.
“Ditën e demonstratës së 21 janarit 2011, brenda rrethimit të Këshillit të Ministrave ndodheshin efektivët e njësisë nr. 2 të Gardës së Republikës që kishin për detyrë ruajtjen dhe sigurinë e ndërtesës së kryeministrisë. Por, për shkak të demonstratës së opozitës së bashkuar, komanda e Gardës kishte përpiluar planin e masave dhe urdhrin me nr. 28/1 të datës 19 janar 2011, sipas të cilit, në mbështetje të njësisë dy kishte shkuar edhe njësia speciale e Gardës së Republikës dhe efektivët e ruajtjes dhe sigurisë së personaliteteve.
Duke mos përjashtuar këtu edhe shoqëruesit e eskortës së kryeministrit. Të gjithë këta persona, që sipas regjistrit të armatimit ditën e demonstratës ndodheshin brenda rrethimit të kryeministrisë, me urdhër të prokurorisë kanë dorëzuar pistoletat e brezit për ekspertim balistik e krahasues me 14 gëzhojat dhe predhat e nxjerra nga trupat e viktimave”, – thuhet nga burimet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Sekuestrimi i këtyre pistoletave, sipas akuzës, është bërë për të gjetur autorët e 14 gëzhojave që ende nuk janë identifikuar se nga cila armë janë shkrepur dhe autorin e dyshuar për vrasjen e Faik Myrtajt apo edhe Aleks Nikajt, predha e të cilit ende nuk ka ardhur nga Turqia. “Meqenëse Garda e Republikës nuk i ka identifikuar vetë personat që kanë qëlluar me pistoletë ditën e demonstratës së 21 janarit 2011 dhe nga pamjet filmike nuk dallohen, jemi detyruar t’i sekuestrojmë të gjitha për të parë se cili është personi dhe arma nga ku janë shkrepur plumbat luftarakë drejt turmës apo edhe në ajër”, – thuhet nga Prokuroria e Përgjithshme.
Përveç këtyre pistoletave, prokuroria ka sekuestruar edhe armët e brezit të personelit të sigurisë së brendshme të ndërtesës së kryeministrisë, të cilët për të mos mbetur pa armë kanë marrë pistoletat e tjera që kishin në magazinën e Komandës së Gardës së Republikës. Nga ana tjetër, vetëm paraditen e djeshme, prokuroria dërgoi në laboratorin e Institutit të Policisë Shkencore 10 pistoletat e fundit të sekuestruara një ditë më parë në Gardën e Republikës.
Këto pistoleta, i janë bashkuar 70 të tjerave që ndodhen në laborator dhe presin ekspertimin balistik dhe krahasues me gëzhojat dhe predhat e gjetura në trupat e viktimave. Pak ditë më parë, prokuroria i ktheu Gardës së Republikës 32 pistoleta të kalibrit 9 mm, të cilat rezultuan të pastra. Tashmë, pritet që nga 80 pistoletat që ndodhen në laborator të identifikohet arma nga janë nxjerrë 14 gëzhojat e “anonime” që janë gjetur në pjesën veriore të ndërtesës së kryeministrisë.
Sekuestrohen dhe armët e gjeneralit Prendi
Në mesin e pistoletave të sekuestruara dhe dërguara për ekspertim, sipas të dhënave të siguruara nga Laboratori i Institutit të Policisë Shkencore mësohet se janë edhe armët personale të vetë Komandantit të Gardës së Republikës gjeneralit nën hetim Ndrea Prendi. Sipas prokurorisë, arma e tij është sekuestruar që ditën e marrjes në pyetje dhe është dërguar për ekspertim balistike e krahasuese për të parë nëse ditën e demonstratës ka qëlluar edhe ai.
Deri më tani, sipas këtyre burimeve, nuk ka rezultuar se komandanti Prendi të ketë qëlluar me armën e tij të brezit. Përveç komandantit, prokuroria ka sekuestruar edhe pistoletat e kalibrit 9 mm edhe të të gjithë vartësve të tij që tashmë janë nën hetim.
“Iu janë sekuestruar pistoleta personale të të gjithë personave nën hetim në radhët e Gardës së Republikës, të cilat janë dërguar për ekspertim balistik dhe krahasues me gëzhojat dhe predhat e gjetura në trupat e viktimave. Ky krahasim, do të bëhet për të provuar nëse ata kanë qëlluar apo jo me armët e tyre pistoleta”, – thuhet nga prokuroria./shekulli/
Comments are closed.
Prokuroria eshte disi vone per te sekuestruar armet e vrasjeve qeveritare. Sala me Lulin dhe shoket e tyre jo vetem qe ato arme vrastere i kane zdhukur por me kete ritem do te zhdukin nga opinioni i njerezve edhe ate ngjarje makaber qe ndodhi ne 21 janar 2011.
Mos u cudisni qe edhe ata pergjegjes per ate masaker mos te gjenden kurre.
Jo,Skaran, nuk ka kurre per tu gjetur ndonje mekanizem qe te zhduke nga kujtesa e mijra deshmitareve okulare te verteten e masakres kryeministrore te 21 Janarit.Kurre, bambolinat e hetimit apo sistemit te drejtesise,ne pergjithesi,nuk do mund te korrin nje “sukses” te tille.Nese ky lajm eshte teresisht i vertete,sot ne 3-mujorin e shuarjes se 4-deshmoreve te krimit kryeministror,qenka rezervuar nje tjeter tronditje per familjaret e tyre e per opinionin publik qe kerkon deri ne nje drejtesi per 21 Janarin.Drejtesi-gangsteresh nuk do t’ju vije kurre ne dore plumbi qe shigjetoi e shojti jeten e Aleks Nikes,ate e ka ne dore Familja e tij e do ta nxjerre ne momentin e duhur.Nuk duhet lejuar zevendesimi i kangjellave te kulles se ngujimit kryeministror.Aty jane shenjat e plumbave,i kam pare me syte e mi,jane te shumta.Per organin e hetimit kam nje urim: U shkofte thika mu ne zemer,jo me keq nga ajo qe moren te dashurit e Hekuranit,Ziverit,Faikut e Aleksit.E besoj fort qe do te pagoni shtrenjte parate tuaja qe kullojne gjak.
z.LORA! KINI SHUME TE DREJTE… Por kemi 20 vjet me qeverisje (serbo-gerke) pike..
Po s’ka prekurori, 60vjet me Enver, 20 vjet me Sali agjentin… Ne krye te prokuroris eshte agjenura “serbo-greke” Ne krye te prokuroris eshte Fazllici me mbesen Algete UDB-ja…Fai i shqiptarve dhe kombit, varet nga populli, nese populli zgjohet nga gjumi, O SOT O KRRE TE GJITHE TE BASHKOHEMI TE PASTROJME LIGESIN,VETEM E VETEM (Benzina dhe Acidi ) Lane kete Ligesir..
Po pse tani qenka kujtuar “Silvia Konti” te mbledhe pistoletat, deri tani ça ka bere apo ka rregulluar floket. Puna e pare qe duhet te beje Edi kur te vije ne pushtet eshte te pushoje ne vend ate debilen per paaftesi te theksuar dhe te vihet Arben Rakipi prokuror i pergjithshem se ai e ka hale ne sy salihin. Shihni tani kur te kerkoje ekspertiza ne Hene se ne toke s’ka vend tjeter ku te shkoje me larg veç se ne Amerike dhe ne Angli ku ka qene, une se marr vesh a ka mend ajo me keto lloj ekspertizash humoristike qe po ben apo jo kur e gjithe bota i ka pare personat qe kane qelluar mjafton te marresh imazhet dhe te saktesosh pozicionimin e te gjitheve regjistrat e sherbimit me emrat edhe armet normal te ekzaminohen dhe kaq, nuk ka nevoje te behen ekspertime pafund si tek ‘Liza ne boten e-çudirave’.
O Rani! Mos i bie ne qafe te shkretes. Nuk i mblodhi ajo keto arme tani por dy ekspertet amerikane, se te ishte per Ina Ramen, nuk i leshonte Sala per tere jeten. Prokuroria shqiptare eshte ne zjarrin e te gjitha sistemeve te tjera. Presion nga pushteti per maskaralleqet qe ben, presion nga opozita per pislleqet e saj, presion nga mediat per interesat e saj, presion nga bisneset per vjedhjet dhe evazionet fiskale, presion avokatet se ligjet jane gjysmake, presion nga te gjitha anet. Pse pret qe nje institucion i vetem i sistemit te drejtesise te funksionoj 100%, kur te tjeret jane as te 5%.
DUHET te kini kujdes se mose beje ndonje vrasje tjeter SEPSE njerzit qe vrasin nuke jane te qete
nuke flasin nuke flejne jane te coroditur PASTAJ THOTE QE UNE NUKE KAME BERE GJE SE ARMEN TIME E KISHIT JU TE PROKURORISE
shume qesharak ky film i silvia kontit….kane ca veprime qesharake keta te kopese se Saliut qe vertet te lene mbresa..Saliu qe pregaditur per krim dhe sigurisht qe nuk do lejonte truprojet e tij te perdorin armet e marra me proces verbal..aq me teper ne nje vend ku mund te blesh arme dhe me silenciator mu ne mes te rruges.e dyta mbas tre muajsh u kujtua shoqja e Argites per kete? e treta …truprojet e Saliut kane mbushur breket ate dite dhe kane qene ne nje dhome me Saliun..pak ushtare dhe kapterra te gardes kishte per te qelluar mbi njerzit…ne nje vend tjeter kjo ceshtje do ishte mbyllur nje jave mbas vrasjeve me arrestimin dhe denimin e Autorve..ne kete rast autoret jane Sali berisha dhe Lulzimja e namazgjase ..keshtu qe Zj Silvia Koti do beje gjithcka per ta zvarritur kete ceshtje
Mosdorezimi i armeve te Gardes dhe moslejimi(!) i gardisteve per t`u pyetur nga Prokuroria ishte strategji e Sali Berishes per te fshehur krimin,jo vetem duke i perpunuar te pandehurit…
Shpresoj qe budallalleku dhe zelli i madh per te dalur te lare t`i kete “mesuar”dy kriminelet kryesore,Sali Berishen dhe Lulzim Bashen qe te kene fshehur ose hequr fare nga armatura armet me te cilat eshte qelluar…
Kjo do ta vulose AUTORESINE e vrasjeve te 21 Janarit akoma me mire…sidomos tani qe dihet mire nga te gjithe shqiptaret qe PLUMBAT ERDHEN NGA BRENDA RRETHIMIT TE KRYEMINISTRISE!!!
Prokuroria jo vetem qe eshte shume vone per bllokimin e armeve te efektivave te Gardes,por ajo duhej te merrte prej kohesh te pandehur Kryekriminelin Sali Berisha,pikerisht per mosdorezimin e armeve te Gardes si dhe mbrojtjen ne “bese” qe u beri gardisteve qe kerkoi Prokuroria si te dyshuar ne vrasjet,te cilet i “ngujoi”ne Kryeministri dhe nuk i dorezoi duke penguar keshtu hetimet !!!
Këto janë “sekuestrime” pas pilafit. Armët që vranë protestuesit më 21 janar janë hequr nga inventari e janë asgjësuar.
Kryekrimineli, i çmenduri i Viçidolit, nuk ia dorëzoi Prokurorisë për disa javë gardistët e akuzuar për vrasje dhe kjo kohë vlejti që kriminelët të fshehin gjurmët e krimit.
E pra, u asgjësuan armët dhe u përpilua një dokumentacion i ri për veprimet e kryera nga Garda e Republikës së Saliut.
Fshehja e gjurmëve të krimit është ligj i kriminelëve. Këtë do ta bënte çdo kriminel më botë po të mundte.
Tani,ajo Ina me prokurorët e saj të mefshtë, le tu pijë lëngun dokumenteve e materialeve që bën sikur i sekuestron.
Ende s’paska mbaruar kjo telenovela?