Punëtorët francezë hidhen në grevë: Pronari ynë flet vetëm anglisht

20 Prill 2011, 20:28Politika TEMA

Punëtorët francezë të një fabrike janë ngritur në një protestë duke u ankuar për atë që e quajnë “imperializmi anglo- sakson”. 184 punonjësit e Thermal Ceramics, një kompani angleze e vendosur në Francë, protestojnë çdo ditë për shkak se bisedimet që mbajnë për rritje rrogash nuk realizohen pasi ngecin tek përkthimi.

Një përfaqësues i punonjësve tha se komunikimi ndalon pasi ata thonë “Hello”. “Dialogu mes nesh është shumë i vështirë, në mos i pamundur,” tha ai.

Franca ka një forcë punëtore me nam të madh si nacionaliste, e cila ankohet vazhdimisht për anglikanizmin e praktikave të punës në një ekonomi globale.

7 komente në “Punëtorët francezë hidhen në grevë: Pronari ynë flet vetëm anglisht”

  1. Falcon says:

    po shqiptaret qe ju flet kryeministri shqipen e Mesharit , dhe ska njeri qe ekupton, cfare duhet te bejne?

  2. Vllazeni says:

    hahahahahahhahaha. Me siguri duhet ta kuptojnë vetëm në Shkodër, që i përmbyt dhe prapë.e duan….

  3. Sofi says:

    A mos duhet me mire qe Berisha te flase shqipen qe zgjodhi Enveri se ashtu i erdhi per shtat?

  4. eddy says:

    PSE ENVERI E KA ZGJEDHE SHQIPEN E GJEJ POZICION DEMOGRAFIK DHE SHVILLIMIN E KRAHINAVE SHQIPTARE TI APO FLET KOT E DI TI QE PJESA ME E MADHE E POPULLSE SHQIPTARE ESHTE E PERQENDRUAR NE JUG E JUG LINDJE DHE SHQIPERI E MESME APO DO FLASIM TROPOJANCE NE 2 BANORE NE 10 KM KATRORE REFLEKTO KUR SHKRUAN

  5. Sofi says:

    Pooo, Enveri e ka zgjedhur. Si gegnishtja dhe toskerishtja shqip jane. Nese problemin me Berishen e ke diku tjeter mos u kap ke gjuha.

    Po te informoj (ky eshte info falas, per ty) se veriu i Shqiperise ka dhene me shume per mbrojtjen dhe jetegjatesine e gjuhes shqipe, madje shkollat e para shqipe jane hapur ne veri ne diku rreth shek. XVII. Fishta ka propozuar alfabetin e sotem te gjuhes shqipe, nderkohe disa nga jugu kane propozuar ate arab dhe grek.

    Shko, vogelush, dhe mos u shqeteso per ‘reflektimet’ e mia ?

  6. raimondi says:

    Protetsta e ketyre puntoreve tregon se Patriotizmi eshte pjese me ESENCIALE E Modernzimit Europian sot–

    ———-Ndersa ju Gazetaret e Opozites dhe drejtuesit e opozites na beni propagande se Patriotizmi eshte dicka qe nuk ja vlen ……

    ……… Si mund te vini ne pushtet ju kur ju nuk flisni as gjys fjale pro patriotizmit ??? —-Shiko c’bejne bota edhe per gjera te vopgla fare ngrihen ne proteste

    ————-Ndersa ne Shqiperi po na mbyt greku me Janullatosin dhe me veprat antishqiptare te Qeverise se Sales — dhe ju te opozites NUK Ndiheni FAREEEEE

  7. LORA says:

    E respektoj kete proteste te puntoreve franceze,te cilet me shtetin e tyre ne krah per ti mbrojtur,jane me plot te drejte pretencioz per patriotizmin e tyre.Te tille do te ishin edhe puntoret shqiptare nese nuk do te kishin kete shtet e pushtet-zgjyre qe u ka shpallur lufte ne tere hapesiren e ekzistences se tyre.
    C’fare mund ti kete mbetur nje punetori qe ka 8 muaj pa marre rrogen,sic ben vaki ketej nga anet tona?Kur ti shoh qe keta punetore do te ngrene grushtin ,une do tu bashkohem.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje