Virusin prej të cilit Tirana sot është akoma e sëmurë e ka marrë që në vitin 1991 me programin e atëhershëm të PD-së. Sot pas 20 vjetësh beniamini i Doktor Berishës, z. Lulëzim Basha, me terapinë e tij në dukje për shërimin e Tiranës, jo vetëm që nuk sjell shërim, por krijon një patalogji të rëndë jo vetëm për Tiranën, por për gjithë vendin. Meriton të merret pak shtruar ky pohim i autorit.
Në të parat zgjedhje demokratike në Mars të vitit 1991 në platformën e PD shkruhej “Do të lehtësohet vendosja e fshatarëve me vendbanime në qytet, do të favorizohet punësimi i fshatarëve në qytet apo qendra pune urbane. Kjo do të bëhet duke vendosur një sistem shpërblimi më të favorshëm..” Virusi i injektuar nga PD me këtë politikë të shtyrjes së fshatarëve drejt qyteteve, dhe kuptohet për shumë e shumë arsye të qarta për cilindo me përparësi drejt Tiranës, gjeti kushte inkubimi për tu rritur shpejt falë politikës së PD që prezantoi një mini Far West në periferi të Tiranës dhe qyteteve bregdetare. Përqendrimi i kapitalit shumë më të madh në kryeqytet, si rrjedhojë jo vetëm e atraksionit dhe potencialit normal të kryeqytetit për shërbime e vende pune, por dhe si rrjedhojë e përqendrimit të kapitalistëve të rinj (përfshij këtu dhe politikanët e pasuruar shpejt) me njohuri e kontakte me botën, i shoqëruar me një kontigjent shumë të lirë krahu pune nga të porsaardhurit, krijoi një presion jashtëzakonisht të madh për ndërtime në kryeqytet. Ky presion u shpreh dukshëm me qindra ndërtime bash në sheshin Skënderbej, në parkun Rinia e përgjatë lumit të Lanës. Tirana ka pasur në vitet ’90 mbi 10 metër katror gjelbërim për banor. Në vitin 2000, Tirana mbeti me 3 metër katror gjelbërim për banor. Nuk mungoi në këtë valë presioni të jashtëzakonshëm shembulli se si mund të përballohej ky presion nëse kishte një vullnet qëndrestar me segmentin e pa prekur të lumit të Lanës në anën lindore të bulevardit kryesor. Presioni u rrit nga brenda qytetit me qindra e mijëra shtesa në çdo pallat e shtëpi. Një valë e re presioni të madh erdhi pas shkatërrimit të piramidave financiare dhe situatës krejt të pasigurt për jetën në shumë qytete të vendit, që nxiti më shumë lëvizjen drejt Tiranës si një zonë më e qetë e më e mirë për të jetuar.
Në vitin 1996 Berisha hodhi parullën “T’i kthejmë sytë nga bregdeti”. Fushata elektorale në zona periferike të vendit, sidomos në zonën veri-lindore bëhej me moton “Ne do të stimulojmë lëvizjen e popullsisë në zona të begata”. Kjo politikë e mbrapshtë stimuluese e lëvizjeve drejt qyteteve të mëdha, e paparë në asnjë shtet të botës, së paku në dekadat e fundit, çoi që vetëm në një 10 vjeçar popullsia e Tiranës të dyfishohej. Për cilindo rritja e popullsisë së Tiranës me 40-60 mijë vetë në vit, pra e thënë ndryshe shtimi çdo vit me një qytet brenda qytetit nuk mund të mos çonte në këtë ngjeshje që ka Tirana sot. A mund të bënte më shumë Edi Rama për të mos lejuar ngjeshjen e Tiranës siç është sot? Shumëkush beson se po, kështu beson dhe autori i këtij shkrimi, edhe pse autori beson fort se shërimi i Tiranës nuk vjen nga kreu i Bashkisë edhe sikur më i miri në botë të jetë ai. Shërimi vjen së pari nga një konsensus i gjerë i lidershipit politik të vendit, ku kreu i qeverisë pa dyshim ka rolin kryesor.
Siç u parashtrua më sipër presioni i madh ndaj qytetit të Tiranës jo vetëm nuk e shëron Tiranën, por e sëmur atë edhe me rëndë, kështu që shërimi duhet kërkuar pikërisht tek politikat kombëtare për të zbutur në maksimum presionin e madh drejt saj. Nuk është zgjidhe as ajo që është përmendur e po përdoret rëndom edhe tani “Tirana policentrike”. Ajo që duhet është “Shqipëria policentrike”. Zgjidhja është një zhvillim kapilar i vendit, një zhvillim hapësinor i barabartë, që mund të realizohet me një bashkësi politikash inkurajuese e mbështetëse të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve të shumta natyrore e njerëzore të vendit in situ, duke krijuar vitalizim të komuniteteve në çdo cep të vendit. Të gjitha qeveritë këto 20 vjet nuk kanë demonstruar një vizion të tillë. E vetmja gjë që mund të përmendet është një kapilaritet rrugor në zona rurale, i cili i pa shoqërur me politika të tjera mbështetëse sociale-ekonomike dhe më keq akoma me politika diskriminues e disfavorizuese të zonave më periferike jo vetëm që nuk i vitalizon këto zona, por përkundrazi përshpejton lëvizjen e resurseve të tyre, në radhë të parë humane e shton më tej presionin në qendrat e mëdha urbane, sidomos të kryeqytetit. U shpresua se mbi bazën e ligjit “Për Planifikimit e Territorit” të miratuar 2 vite më parë, do të hartohej Plani i Përgjithshëm Kombëtar, që përbën detyrim ligjor, ku me një pjesëmarrje të gjerë të publikut, gjithashtu sipas ligjit do të piketohej një strategji kombëtare afatgjatë për zhvillimin e vendit. Kjo, jo vetëm që nuk ndodhi, por siç duket as që ka ndërmend të ndodhë, edhe pse është detyrim ligjor me afat kohor të përcaktuar. Në vend të saj funksionon thjesht një klientelizëm në nivele ministrore e kryeministrore që mund të sjellë situata të padëshiruara e të parikuperueshme, sidomos për vepra në përmasa ndërkombëtare (porte, fabrika çimentoje, super centrale elektrike etj).
Përqasja “Pull in” e Bashës në Tiranë
Në vitin ‘91 PD-së i duhej vota përmbysëse e sistemit social ekonomik, ku fshatarësia ishte goxha konservatore. Joshja me qytetin me politikën “push on” ishte gabimisht mjeti i përdorur. Kështu u vendos de facto sistemi “Far West”. Në vitet pas marrjes së pushtetit në vitin ‘92, PD e pa si të suksesshme në mbledhje votash këtë sistem, i cili në një masë të madhe funksionon edhe sot. Partia Socialiste gjatë qeverisjes së saj u rehatua plotësisht në sistemin e mbrapshtë që inicioi PD, natyrisht edhe nën presionin e votave. Pas thuajse 20 vjetësh kur duket se është arritur një konsensus së paku juridikisht për heqjen dorë prej variantit “push on” nëpërmjet ligjit për legalizimet, kthehemi përsëri në vitin 1991 por tash me variantin “pull in”, të shprehur qartazi në fushatën e Bashës për bashkinë e Tiranës. Basha po flet, dhe pa dyshim me miratim të plotë të Berishës, për lehtësira fiskale të mëdha të biznesit, për ulje drastike të taksave në Tiranë, për drekë në shkollat e Tiranës, për ulje çmimesh në Tiranë, për karta studenti për blerje shërbimesh e ushqimesh me të lirë, për leje ndërtimi për 30 ditë, për lehtësira financiare për çiftet e reja, për internet falas për të rinjtë, nxënës dhe studentë në të gjithë territorin e qytetit të Tiranës, lehtësira fiskale për taksitë. Në qendër të gjithë këtij programi janë investimet që ai do t’i ofrojë Tiranës prej pak më shumë se 1 miliard euro për 4 vite. Një parajsë e vërtetë për Tiranën. Nëse marrim në konsideratë vetëm investimet e parashikuara, rezulton që në Tiranë, që përbën 0.1 % të sipërfaqes së vendit, të investohen rreth 10% e investimeve në shkallë vendi, pra 100 herë më tepër investime se sa pjesa tjetër e vendit. Sikur vetëm kjo të ndodhë, do të pritej një vërshim edhe më i madh i popullsisë së diskriminuar të pjesës tjetër të vendit, që nuk i ka këto favore, drejt Tiranës për tu punësuar e jetuar në të, kështu që gjithë vendet e punës që Basha do t’i hapë në Tiranë me këto investime paradoksalisht do të prodhojnë edhe më shumë të papunë. Nuk po flasim këtu për çudinë që hapësira dhe betonimet që do kërkonin këto investime do sillnin njëherazi rritjen e sipërfaqes së gjelbër për frymë të Tiranë e ajrin do ta bënin më të pastër, siç parashikon programi i Bashës.
E kundërta duhet të ndodhë, fluksi më i madh i investimeve dhe lehtësirave fiskale duhet të jenë pikërisht jashtë Tirane në zonat më produktive, pranë burimeve e pasurive të vendit si dhe zonave të marxhinalizuara. Edhe pse shumëkush mund t’i konsiderojë këto thjesht si premtime apo gënjeshtra elektorale, problemi mbetet mjaft shqetësues, pasi tregon se për efekt të votave në Tiranë, PD mund me të tilla politika që ngjasojnë me “pompa” gjigande për të thithur flukse të reja popullsie në Tiranë duke prodhuar një ngjeshje edhe më të madhe të saj, e kështu duke e kthyer sëmundjen e sotme të Tiranës në një patologji lënguese. Hipokrizia e PD me gjelbërimin e Tiranës është fare e qartë kur sheh se ç’është bërë në territorin e fshatrave që kufizojnë Tiranën, ku ndërtimet shumëkatëshe pa asnjë normë urbanistike, të ndërtuara totalisht duke zaptuar hapësira të gjelbra, duket sikur janë në start për t’ju vërsulur Tiranës, sapo të mbarojë efekti elektoral i moratoriumit 1 vjeçar të shpikur nga Basha e PD. Ky start i ri agresiv i periferisë, i shoqëruar me injektim investimesh gjigande e me lehtësira të habitshme në qytet të Tiranës, për çdo njeri që njeh paksa parimet bashkëkohore të zhvillimit të territorit, do të çonte vërtet në kolaps të kryeqytetit. Ja pse themi mos qoftë i vërtetë programi i Bashës.
Qytetaria e Tiranës dhe e gjithë vendit tashmë pas 20 vjetësh i ka krijuar trupat mbrojtës ndaj viruseve të injektuar në të, qoftë dhe viruse të modifikuar si këto të Bashës, që jo vetëm nuk janë shërues, por fatal për kryeqytetin dhe gjithë vendin.
Comments are closed.
Ki kujdes mos te boj Nanjoni xhep o lul domatja
Pershendes dinjon e troy, kristin e dules dhe bashkim barrikelon
Nga moli clausonit
Levizja drejt qyteteve te medha dhe sidomos drejt Tiranes erdhi vertet si pasoje e politikes se Berishes ,
por jo si pasoje e atyre parullave te Sales ,por si pasoje e reformes ekonomike qe zbatoi Sala qe ne fillim dhe qe me vone e vazhdoi Maskarai, Nano,—
—-Ajo reforme ekonomike,i mbylli te gjitha aktivitetet ne qytet periferike duke i privatizuar dhe krijoi nje gjendje
ku njerezit i humben vendet e punes ne qytetete , ndersa neper fshatra nuk kishte me se te punohej toka se e gjithe
mekanika bujqesore u shkaterua . U shkateruan kanalizimet, te mbjellat ,druret e cdo gje –pasi kesaj reforme kriminale ekonomike
i shtoheshin edhe parullat akoma me kriminale te PD-se qe thoshin —— Ta cojme gjendjen ekonomike ne zero…–
——–Kjo ishte FATALITET————-Nje Krim i tille ekonomik ishte i papare dhe i padegjuar
-Ishte si nje Pushtimi i Dyte Osman ……Dukej sikur ai po Sulej perseri kunder ..SHQIPERISE si ne 1444 …….
………..por kesaj radhe Ne nuk kishim nje Skenderbe …….
……….. Atehere fshataret dhe qytetaret e provinces filluan te largoheshin ne mase , ose ne emigracion , ose drejt Tiranes dhe bregdetit
—Dhe jo vetem ne fshatra e qytete te vogla ,—- por edhe ne qytet e medha ,megjithse ne qytet e medha edhe rezistonin njerezit
per shkak se duke qene qytete te medha njerezit mund te mbijetonin duke i shitur dhe blere njeri tjetrit ,
–pra duke perdorur sektorin e sherbimeve dhe punen e zeze e cila ne qytet e medha dhe sidomos ato bregdetare ka me shume mundesi te lulezoje
———-Pra e gjitha kjo katastrofe urbane erdhi ne radhe te pare si pasoje e Reformes Kriminale Ekonomike e cila nuk ju sigornte
njerezve dhe akoma nuk siguron as gjerat me elementare , buken , e perditshme .-……ndaj dhe njerezit fryne
dhe iken …iken …..nje nje ikje PA -KTHIM –sepse kjo reforme e piste akoma vazhdon…….
—Mbi 1 milion kane ikur ne emigracion dhe pjesa tjeter qe Nuk kishte para per tu larguar jashte iku drejt Tiranes dhe qyteteve bregdetare
___duke i boshatisur fshatrat dhe qytet periferike .. dhe duke mbipopulluar qytet kryesore ….. pastaj jane edhe keto,
qe thote autori ,por keto jane dytesore ,sepse ne demokraci njerezit levizin dhe jetojne ku te duan , por edhe ku i kane mundesite
dhe nuk nisen fare nga ajo se ca thote politikani per te mare votat….
—–Pra gjithe problemi eshte kjo reforme ekonomike kriminale qe beri dhe akoma vazhdon me privatizime
te cilat ju heqin njerezve buken e gojes dhe i hedhin ne ruge pa meshire ….pa menduar fare se njerezit jane familjare
kane femije per te ushqyer,per ti ritur , per ti cuar ne shkolle , per ti martuar , ..kane njerez te moshuar , me semundje qe kerkojne ilace dhe ushqim ……..
………….Kjo reforme e drejtuar nga Sala dhe Nano ,nuk pyeti per ne njerezit e thjeshte, ——-Kjo ishte nje reforme
per te pasuruar vetem ata qe e drejtonin kete reforme ……………ndersa populli ra nga Shiu ne Bresher ……..
………Jeta vjen vetem njehere ,dhe Sala & Nano ua NXINE jeten shqiptareve duke i genjyer me shkelqimin e rreme te Emrit te Demokracise,
—–Por qe ne fakt ishte dhe akoma eshte nje Feudalizem mesjetar i formes me te keqe qe ka kaluar ndonjehere ne Europe……..
–
——– Dhe e gjithe kjo fatkeqsi na ndodhi se nuk kishte tamam Parti Socialiste qe ti mbante doren kriminale
ketij Bastardi Berishe dhe te mos e lejonte qe ta gjymtonte ekonomike shqiptare ne kete menyre , saqe tani eshte shume e veshtire te rekuperohet……
———……. Ti ndalonte privatizimet e pasurive te kombit shqiptar –dhe ato ti ksihte shteti shqiptar qe te mund ti perdorte te ardhurat
e tyre per ngritjen e mireqenies se shqiptareve ne pensione,ne shkolla, spitale ,ne ushtri, ne polici ,ne armatim etj etj
dhe do ishim tani nje shtet normal si gjithe fqinjet tane ….
——- Ndersa keto zgjedhjet lokale nuk kane ndonje lidhje me mireqenien e popullit –Keto jane vetem per propagande qe partite ta perdorin kunder njera tjetres dhe per te zbukurar qytetet ,po te dha fonde Sala natyrisht
se ai eshte kundrapedal per cdo gje ……….
raimond ka bere nje plotesim te sakte te shkrimit. politika synon voten, kjo eshte universale. nese e merr ate duke mashtruar mbi baza te nje efekti te shpejte dhe pa largpamesi ka dy shance pas ezaurimit te efektit te shpejte, ose te shkatrohet si parti , ose te vazhdoj te mashtroje deri sa te shkaterohet. ky duket eshte dhe fati i PDse