Gordon Braun drejt kreut të FMN-së, por kundërshtimet i vijnë nga Britania

19 Prill 2011, 16:09Politika TEMA

Ish- kryeministri britanik, Gordon Braun duket se është një kandidat me shumë shans për tu bërë drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai ndodhet për vizita në SHBA për të forcuar mbështetjen e këtij vendi. Por në vendin e tij, konservatorët në pushtet nuk janë entuziastë. Kryeministri David Kameron tha se ai nuk është personi i përshtatshëm për këtë detyrë. Kameron tha se Braun nuk është i përshtatshëm për shkak se ai nuk e pranon që Britania ka një problem me borxhet.

Lini një Përgjigje