Topi: Lufta ndaj korrupsionit është shumë e vështirë

19 Prill 2011, 15:54Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi tha dje gjatë një takimi me Kryetarin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), zotin Adriatik Llalla si dhe drejtues të institucioneve homologe të shteteve anëtarë të “Rrjetit Rajonal Kundër Korrupsionit” se lufta ndaj korrupsionit është e vështirë.

“Lufta kundër fenomenit të korrupsionit në vendin tonë, mbetet një nga sfidat më të rëndësishme, por dhe nga më të vështirat, për ta luftuar në të gjitha format e saj me synim realizimin e aspiratave integruese të Shqipërisë, por dhe të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik në Bashkimin Evropian”. Gjithashtu, Presidenti i Republikës theksoi se “në një kohë kur lufta kundër korrupsionit është çështje themelore në aktivitetin publik dhe politik edhe të vendeve të rajonit, Shqipëria dhe institucionet e saj do të arrijnë të përballojnë të gjitha vështirësitë në luftën me pengesa kundër korrupsionit, për të arritur nivelet e standardet demokratike të vendeve të zhvilluara evropiane”.

 

2 komente në “Topi: Lufta ndaj korrupsionit është shumë e vështirë”

  1. LORA says:

    Doemos eshte e veshtire perderisa edhe vete z.Topi eshte jo vetem produkt korrupsioni por edhe trafikimi te votes se perfaqsuar.Nuk eshte lufta kunder korrupsionit ceshtja themelore ne aktivitetin publik e politik,ajo eshte alibia e mender-qeverise e qe nuk ka njesi matese.Po ta dije njesine matese, z. Topi le ta mase,kjo eshte detyra e tij si kreu i KESHILLIT te LARTE TE DREJTESISE.Kjo alibi u vjen per hosh per te bere kurrupsion me bllok ne dore e per tju shmangur qellimisht parametrave reale qe e masin rezultatin e kesaj lufte e qe jane ;PUNESIMI,Niveli zyrtar i varferise,cilesia e arsimimit ne te gjitha nivelet,cilesia e sherbimit shendetsor,cilesia e drejtesise qe nuk duket gjekundi,cilesia e mbrojtjes se Atdheut,etj etj.Z.Topi mund te prallise sa te doje qe lufta ndaj korrupsionit eshte ceshtja themelore e tij dhe e qeverise se tij por aspak e vendeve te rajonit.Po te ishte sic e thote Topi nuk do te ishim te fundit,na e merr edhe Maqedonia.

  2. Rani says:

    Ore ky eshte debil me duket, po çdo dite mor vlla i ka shembujt ai kudo. Po nuk u futen ne burg disa per korrupsion nuk marrin vesh te tjeret o presilesh. Ti Bamir te besh çeshtje kryesore te qeverise tende braktisjen e postit te presidentit sa me pare dhe te mos puthesh me ne politike dhe keshtu e kupton pastaj, ouuu edhe kete ma bene keta do te thuash, normal qe do ta bejne kur te flesh gjume ne presidence si kukull. Mos do ky qe t’ja jap une nga ketu faktet ça jane keta o vlla keta te ngrejne nervat………

Comments are closed.

Lini një Përgjigje