“Shqipëria, i vetmi vend ballkanik- ngelës në BE”

18 Prill 2011, 20:18Politika TEMA

Agustin Palokaj, analist në Bruksel, në një intervistë për emisionin “Shqip” në Top Channel shpjegon opinionin e BE për Shqipërinë.

Arta Tozaj: Ju keni qene shume pranë deklaratave të Bashkimit Evropian, qofte të Komisionit apo institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian. Si e perceptoni atë çfarë po ndodh në Shqipëri duke patur parasysh këto lloj deklaratash.

 

Agustin Palokaj: Në fakt, ndonëse gjuha e Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian në përgjithësi duket paksa e komplikuar, teknike dhe burokratike, porosia ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e qartë sidomos për klasën politike të Shqipërisë. Është kërkuar nga Shqipëria që të përmbushë ato kritere, të cilat i kanë përmbushur të gjitha vendet e tjera që kanë sot statusin e kandidatit. Pra, porosia ka qenë të tejkalojnë krizën politike, që të ketë funksionim të shtetit, të institucioneve demokratike të vendit, përfshirë qeverinë, parlamentin dhe të gjitha institucionet e pavarura, gjyqësorin. Të mos ketë ngatërrim të pushteteve, pra secili institucion të luajë rolin që ka në shtet, të ketë liri të shprehjes të garantuar, të mos ketë ndikime politike në gjyqësor dhe në media dhe kjo është mëse e qartë, pra nuk shoh ndonjë mesazh të paqartë këtu. Ajo që ka qenë e qartë në gjuhën e BE-së është se Shqipëria, shumicën e këtyre kritereve, nuk i ka përmbushur dhe është kritikuar për të gjitha. Është kritikuar se nuk funksionojnë institucionet demokratike të shtetit, pra parlamenti që është institucioni kryesor nuk funksionon, që ka ndikim nga politika në media, në gjyqësor dhe një vend i tillë nuk mund të meritojë marrjen e statusit të kandidatit. Kështu ka qenë porosia edhe për vende të tjera më parë, mirëpo kur i kanë përmbushur kriteret kanë marrë statusin e kandidatit.

 

Arta Tozaj: Në fakt, në rastin e opinionit të Komisionit për Shqipërinë është krijuar përshtypja, të paktën në shumicën e qytetarëve, se opinioni nuk ishte negativ në thelb, pra që Shqipëria sapo të kishte mundësinë e parë për të kapërcyer krizën politike do të merrte statusin kandidat. A e keni lexuar edhe ju kështu?

 

Agustin Palokaj: Jo, unë e kam lexuar në formë shumë të qartë sepse raporti është shumë i qartë, i shkruar me gjuhën diplomatike të BE-së pasi BE-ja gjithmonë përmbahet në gjuhë, mirëpo e lë porosinë e qartë për ata të cilëve u drejtohet dhe kjo është klasa politike. Deri më tani, unë kam lexuar katërmbëdhjetë opinione për katërmbëdhjetë vende dhjetë prej të cilave janë tashmë anëtare të BE-së. Opinioni ka një përfundim dhe ai është rekomandimi. Opinion pozitiv quhet vetëm ai që rekomandon dhënien e statusit të kandidatit dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit. Mungesa e një rekomandimi të tillë në rastin e Shqipërisë dëshmon se raporti është negativ. Pra, në rastin e Shqipërisë formulimi se Shqipëria do të marrë statusin e kandidatit kur të përmbushë gjërat e sipërpërmendura, tregon se Shqipëria nuk i ka përmbushur dhe me këtë fakt ai raport është negativ dhe nuk do të ketë opinion tjetër për Shqipërinë. Mund të ndodhë që në raportin e progresit, nëse Shqipëria deri atëherë i përmbush kriteret e mbetura, atëherë Shqipëria do të ketë mundësi të marrë rekomandimin e Komisionit për marrjen e statusit për kandidat. Për momentin, Shqipëria nuk i ka përmbushur këto kritere dhe është bërë vendi i vetëm, deri tani, i Ballkanit i cili ka pasur një opinion negativ. Kjo ka ndodhur në kohën e Luftës së Ftohtë me Greqinë kur Komisioni ka konstatuar se Greqia nuk i ka përmbushur kriteret, mirëpo atëherë është marrë vendim politik nga vendet anëtare të BE-së që me gjithë mospërmbushjen e kritereve, Greqisë t’i jepet statusi i kandidatit. Kjo nuk ndodhi me Shqipërinë dhe nuk do të ndodhë në të ardhmen me asnjë shtet tjetër sepse rrethanat kanë ndryshuar dhe shtetet anëtare të BE-së janë shumë të kujdesshme duke insistuar në politikën e kushtëzimeve në procesin e zgjerimeve.

 

Arta Tozaj: Duke pasur parasysh konferencat për shtyp dhe raportet e ndryshme apo deklaratat e vendeve anëtare apo të Komisionerit, si e keni përkthyer ju kapërcimin e krizës politike. Si duhet të vijë kjo?

 

Agustin Palokaj: Nëse e gjykojmë në bazë të deklaratave të institucioneve evropiane mund të themi se në një mënyrë fajësohen të dyja palët, kjo është porosia e përgjithësuar që del në sipërfaqe, mirëpo bëhet e qartë se përgjegjësinë më të madhe e kanë ata që janë në pushtet sepse opozita e ka rolin e vetë që të vërë në dyshim pushtetin, që të kritikojë mirëpo po ashtu e ka gjithashtu vendin e vet në ato institucione ku i ka fituar votat. Pra, asnjëherë nuk ka munguar kritika ndaj opozitës pse nuk merr pjesë në Kuvendin e Shqipërisë dhe në punimet e Kuvendit, mirëpo është thënë qartë se përgjegjësinë kryesore për tejkalimin e krizës e mban qeveria dhe partitë që janë në pushtet. Pra, kjo ka qenë e qartë në deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe është e qartë edhe sot. Dallim këtu bën Parlamenti Evropian ku për shkak të solidaritetit partiak kemi ndasi përbrenda Parlamentit Evropian dhe socialistet mbështesin opozitën në Shqipëri përderisa partitë e djathta mbështesin PD-në dhe qeverinë. Pra, Parlamenti Evropian duke pasur një liri më të madhe të shprehjes sillet në këtë mënyrë dhe solidarizohet me partitë simotra në Shqipëri. Mirëpo Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian kanë qenë gjithmonë të qartë. I takon qeverisë që të sigurojë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta dhe i takon qeverisë që të bëjë më shumë për të tejkaluar krizën dhe për të afruar opozitën.

 

Arta Tozaj: Konkretisht, çfarë instrumentesh ka qeveria për të gjetur zgjidhjen dhe kompromisin me opozitën?

 

Agustin Palokaj: Qeveria ka gjithmonë mekanizmat e pushtetit në dorë. Pra, është ajo e cila duhet ta luajë rolin e atij që ka marrë legjitimitetin e qytetarëve për të udhëhequr shtetin, mirëpo udhëheqja e shtetit nuk lejon keqpërdorime të instrumenteve të shtetit siç është Gjyqësori dhe Kuvendi. Rasti drastik që ka hasur irritim përbrenda BE-së është krijimi i Komisionit Hetimor përbrenda Parlamentit i cili nga disa, në mënyrë private, është quajtur si një inkuizicion pra, është thjesht një Komision politik e jo hetimor me qëllim të ndërhyrjes në punët e institucioneve të pavarura siç është Prokuroria apo policia që duhet të hetojë atë që ka ndodhur.

 

Arta Tozaj: Po i referoheni Komisionit Hetimor Parlamentar për 21 janarin?

 

Agustin Palokaj: Është çështja e 21 janarit mirëpo është një shembull konkret ku Shqipëria në sytë e Bashkimit Evropian ka bërë të qartë se qeveria nuk respekton ndarjen themelore të pushteteve pra atë Gjyqësor, Ekzekutiv dhe Ligjvënës dhe në Shqipëri është bërë një situatë ku nuk dihet se çfarë bën qeveria, parlamenti dhe prokuroria ndërkohe që duket se është Kryeministri ai që udhëheq edhe parlamentin gjë që nuk mund ta pranohet në një vend me demokraci parlamentare. Nga ana tjetër, qeveria është dashur të jetë më e gatshme që të bëjë hetimet e rasteve të keqpërdorimeve në zgjedhjet e fundit dhe i kemi patur ato rekomandimet e ODIHR-it të cilat sipas zyrtarëve të BE-së nuk janë adresuar ashtu siç duhet dhe koha ka kaluar. Tani, në prag të zgjedhjeve lokale, Shqipëria gjendet në një situatë ku nuk ka mjaft kohë për të adresuar të gjitha rekomandimet që janë bërë. Pra, është blerë kohë, është manipuluar opinioni dhe prapë them se kritikat ndaj qeverisë nuk amnistojnë në tërësi as opozitën ndonëse ata që e kanë pushtetin e mbajnë edhe përgjegjësinë më të madhe.

 

Arta Tozaj: Është krijuar përshtypja sikur gjuha e Komisionit apo e Bashkimit Evropian është e pakuptueshme ose e dyzuar në disa raste, çfarë lejon që edhe forcat politike në vend  të abuzojnë duke marrë segmente të veçanta fjalish në favor të tyre dhe duke komentuar mbi to. Sipas jush, cili është mesazhi që qoftë Komisioni Evropian, qoftë Bashkimi Evropian, Presidencat e ndryshme të BE-së kanë përcjellë ndaj klasës politike në Shqipëri?

 

Agustin Palokaj: Për fat të keq në Shqipëri kjo është shumë e vështirë sepse shoqëria është e polarizuar, mediat janë të polarizuara dhe politizuara dhe ky moskuptim në Shqipëri bëhet në mënyrë të qëllimshme. Pra, vetë politikanët në Shqipëri nga deklaratat e zyrtarëve të BE-së marrin atë pjesë që u leverdis për kauzën e tyre dhe në atë mënyrë ua paraqesin qytetarëve. Këtë e bëjnë edhe një numër i madh i mediave në Shqipëri prandaj krijohet një konfuzion se kush ka thënë çfarë dhe cila ka qenë porosia në fakt. Po të ishte një vend tjetër nuk do të ndodhte diçka e tillë. Për shembull, unë punoj në një media kroate dhe në Kroaci nuk ka dallim mes mediave kur duhet paraqitur ndonjë porosi e cila është e qartë. Për shembull, kemi rastin e kryeministrit te Kroacisë Ivo Sanadër, i cili është akuzuar për korrupsion, është në burg, dhe janë duke u bërë hetime ndaj tij. Asnjë media në Kroaci, as e vogël e as e madhe, as shtetërore apo private, as ndonjë gazetë apo televizion, nuk i del në mbrojtje ish kryeministrit të Kroacisë Ivo Sanadër, i cili e futi vendin në NATO dhe e bëri kandidat për t’u anëtarësuar në BE. Mirëpo kur qytetarët shohin dëshmitë se ai ka qenë i korruptuar, askush nuk i del në mbrojtje. Në Shqipëri kemi raste kur njerëz me dëshmi akuzohen për korrupsion dhe gjysma e mediave apo gjysma e popullit i del në mbrojtje sepse gjithçka shihet bardh e zi dhe nuk lejohet që dikush të jetë i neutral dhe i paanshëm.

 

Arta Tozaj: Për cilin rast po flisni konkretisht?

 

Agustin Palokaj: Për mua është shumë i qartë rasti i ish zv. Kryeministrit Ilir Meta. Natyrisht, ne nuk kemi bazë që të themi se ai ka faj, por ajo që është parë në televizion, në asnjë vend të botës nuk do të ndodhte që një pjesë e mediave t’i dalë në mbrojtje dhe të akuzojë pjesën tjetër të medias për punën që ka bërë. Nga ana tjetër, ne gazetarët duhet ta kemi një rol, i cili nuk është edhe aq i lehtë, që këtë gjuhë të komplikuar të BE-së, gjuhë diplomatike, ta thjeshtëzojmë në atë mënyrë që të jetë e kuptueshme për opinionin, popullin, dhe kjo nuk është e lehtë sepse gjatë thjeshtëzimit të kësaj gjuhe duhet të kemi kujdes që të mos bëjmë gabime. Por përsëri, unë nuk mendoj se në Shqipëri njerëzit janë të paaftë për të zbërthyer, por mendoj se manipulimet bëhen në mënyrë të qëllimshme, madje mund të them se në Shqipëri janë shumë të talentuar për te bërë manipulime të tilla.

 

Arta Tozaj: Kujt i referoheni?

 

Agustin Palokaj: I referohem të gjitha strukturave politike të cilat selektojnë ato pjesë të deklaratave që u pëlqejnë apo zgjedhin në Parlamentin Evropian disa deputetë që i kanë mbështetës dhe i marrin deklaratat e tyre dhe i përgjithësojnë si kinse deklaratat e Brukselit apo të BE-së vetëm nëse u shkojnë në favor të tyre.

 

Arta Tozaj: A ishte rasti me takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri?

 

Agustin Palokaj: Ai ishte një incident që dëshmon papjekurinë diplomatike ndoshta të diplomacisë shqiptare apo edhe guximin e tepruar që Shqipëria të ndjejë se mund të flasë edhe në emër të Bashkimit Evropian. Është në kulturën diplomatike dhe në kulturën e komunikimit në vendet e zhvilluara që njëra palë asnjëherë nuk nxjerr në publik atë që ka thënë pala tjetër në takim. Nëse në një takim janë të dyja palët ato mund të dalin me një deklaratë të përbashkët. Nëse nuk dalin në një deklaratë të përbashkët, atëherë secila palë mund të dalë me qëndrimin e vetes e jo me qëndrimin e palës tjetër ndonëse këto deklarata shpesh bëhen me qëllime të përfitimit të mbështetjes në opinion. Është bërë paksa qesharake sepse zyrtarë nga të gjitha vendet e Ballkanit kur vijnë në Bruksel ato vetëm shohin se si nga Brukseli të japin një mesazh në vendin e tyre, pra nuk u intereson shumë përmbajtja e takimeve ku marrin pjesë, por më shumë se çfarë përshtypje do të krijohet në opinion për kinse vizitën e tyre shumë të suksesshme dhe mbështetjet që kanë marrë këtu.

 

Arta Tozaj: Si e patë incidentin që u krijua midis eurodeputetit Boshtinaru dhe Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli në Parlamentin Evropian?

 

Agustin Palokaj: Ishte një incident i pahijshëm mirëpo nuk është asgjë e jashtëzakonshme në demokracinë parlamentare sepse parlamentarët kanë liri më të madhe të shprehjes dhe përgjegjësi më të vogël sesa politikanët e tjerë. Kështu që z.Boshtinaru ndjeu se ishte fyer nga akuzat që kishte bërë kryetarja e Kuvendit te Shqipërisë, duke e quajtur atë person të korruptuar pastaj z.Boshtinaru kërkoi që znj. Topalli t’i kërkonte falje publike. Në përgjithësi askush nuk mund të akuzojë dikë, sidomos për korrupsion nëse nuk ka dëshmi. Nëse znj. Topalli ka dëshmi se z. Boshtinaru është i korruptuar është dashur që të paraqesë në organet e Parlamentit Evropian e sidomos tek zyra e Olafit këtu sepse Olafi tashmë po heton disa deputetë të Parlamentit Evropian për korrupsion dhe gatishmëri që të jenë të korruptuar dhe natyrisht jam i bindur që Olafi do të vepronte sipas dëshmive të znj. Topalli nëse ajo i ka. Përndryshe, akuzat e pabaza janë vërtetë të dënueshme në demokracitë perëndimore.

 

Arta Tozaj: Çfarë rrezikon vendi?

 

Agustin Palokaj: Shqipëria jo vetëm se rrezikon por ka rrezikuar tashmë dhe ka humbur shumë. Pra, prej një vendi që ishte në fillim të viteve 90’ shumë para Kroacisë në afrimin me Bashkimin Evropian sot po mbetet ndër vendet e fundit së bashku me Bosnje-Hercegovinën që për shkak të luftës dhe ndasive etnike nuk është shtet jofunksional. Shqipëria është e vetmja që ka një opinion negativ tek Komisioni Evropian. Këtë vit flitet se Serbia mund të marrë statusin e kandidatit, Mali i Zi datën e nisjes së negociatave dhe askush në këtë kontekst nuk e përmend Shqipërinë. Për Shqipërinë flitet vetëm nëse do të mund të organizojë apo jo zgjedhje të lira lokale. Këtu shihet se sa ka mbetur Shqipëria në krahasim me vende të tjera. Në Shqipëri dëgjohen statistika për arritjet ekonomike, zhvillimin dhe këto janë në rregull, por se sa ka avancuar një vend atë mund ta shohësh vetëm nëse e krahason me vendet e tjera e nëse krahasojmë rrugën e integrimeve në BE, Shqipëria po ngec. Nëse vazhdon kështu rrezikon që të ngadalësojë edhe më shumë procesin e ngadalshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nëse klasa politike në Shqipëri, pa marrë parasysh nëse janë të majtë apo të djathtë, vazhdojnë ta shohin procesin e integrimeve evropiane vetëm nëpërmjet prizmës së tyre politike, partiake apo personale atëherë do t’i bëjnë një dëm shumë të madh shtetit, sepse është shteti ai që integrohet në BE e jo partitë politike. Për Shqipërinë procesi ka mbetur në vend dhe nuk po vazhdon. Do te duhet  të zhbllokohet ky proces integrimi të Shqipërisë në BE. Besoj se kjo do të ndodhë ndoshta në vitin 2020 apo 2022 . Ky do  të ishte një vit real për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

9 komente në ““Shqipëria, i vetmi vend ballkanik- ngelës në BE””

  1. andi says:

    Me gomarllekun e Jozefines cfare prisni nga EU…U tregua shume antishqiptare me qendrimin ndaj Boshtinaru.O zonja Jozefine ne ate post qe ke nuk perfaqeson as veten tende as familjen tende dhe as kokefortesine tende por kombin shqiptar per te cilin duhet te jesh me shume dipllomate sesa psikopate…Je ne funksion publik per te cilin paguhesh nga taksat e shqiptareve

    1. eddy says:

      QELLIMI I KOMUNISTIT BERRISHA ESHTE MOS REFORMIMI I SHQIPERISE VARFERIA E SAJE DISCRETITIMI NE ARENE BOTEROREE EUROPIANE AMANETIN E LENE NGA BABA ENVERI TEK BABA RAMIZI DHE KY I FUNDIT TEK FEMIJA ADOPTIVE BERRISHA PO FUNCSIONONE SHUME MIRE TA LEME MENJANE PER NJE MOMENTE KOMUNISTIN DHE KRIMINELIN BERRISHA LINDE PYETJA KY POPULL APO TURME BAGETI SIC I QUAN DIKUSH A ESHTE NE GJENDJE TE REFLEKTOJE PSE E KEQ-SHPERDORON ATE VOTE APO MOS VALLE KA AKOMA MENTALITETIN HOXHJAN HIDHE KETE COPE LETER NE KUTI NDAJE NE MENYRE TE NDERGJEGJESHME TE DINI TE VOTONI PER KANDIDATIN ME TE MIRE DHE NJE ABANDONIM TOTALE TE GJITHE KANDIDATVE ISH KOMUNISTE ESHTE SHUME E TRISHTUSHME KUR LEXONE U PERPLASEN DY GRUPE NE NJE MITINGE
      DHE U VRA NJE PERSONE MUA ME KUJTON MENJEHERE TALIBANET E AFGANISTANIT QE GENJEEN NGA MULLA OMARI NDERSA KETA MITINGGASHE UNE I QUAJE TALIBAN PARTISHE -SHQIPTARE TE THUASHE JAM I KULTURUAR DHE TE JESHE I KULTURUAR JANE DY GJERA TE KUNDERTA NDAJE TREGOHUNI TE KULTURUAR NE KETO VOTIME

  2. Rani says:

    Mire e ka Agustini se vetem te ne populli i del ne mbrojtje atyre qe e lene pa buke si çifti i Ilir te metit, “bravo” populli shume mire po ja fut vetes.

  3. Falcon says:

    eshte nje nga porosite e beogradit per Sali berishen ..te pengoje integrimin e Shqiperise ne BE qe perpara te futet Serbia dhe pastaj ceshtja e Kosoves do behet arsyeja per pengesen e integrimit te shqiperise,nga serbia .nqs do ndodhi e kunderta Serbia dorezohet dhe eshte e detyruar te njohi Kosoven.po kjo eshte vetem nje arsye midis shume te tjerave…injoranca dhe harbutlleku i asaj malsores Topalli u vuri gjithashtu nje njolle Shqiptarve midis te tjerave..nuk qeveriset Shqiperia…ish spiune te Sigurimit Shqiptar si Sali e xhozefina,pasi keta kane gati ti sherbejne kujdo qe ju afron me shume ,ne kurriz te interesave te vendit dhe shqiptarve

  4. raimondi says:

    Nuk kemi shtet .Nuk kemi as Kryeprokuror–Nuk kemi as President ——- Se po te ishin keta ne regull dhe te benin tamam detyren ,me gjithe ato shkelje ligjore qe ka bere Sala , Prokuroria i hapte proces penal dhe e diskretitonte fare –
    —-Por ajo kryeprokurorja eshte zero –Presidenti nuk thote asnje fjale , e ka mendjen vetem tek topi ….i futbolli —
    ——–Dhe eshte i justifikuar se me ate mbiemer qe ka ai , ca do presim me ne — Ai eshte per President klubi lol

    1. Rani says:

      Po e kam thene 100 here o raimond se ajo kryeprokuleshja duhet pushuar nje ore e me pare nga detyra se eshte per forme aty ndersa ai lopa Bamir del edhe thote dialogu duhet te vazhdoje, me duket se keta duhet te shkosh ti kapesh neper zyra siç i kane kapur francezet ne 1789 ne Bastije arsitokratet se ndryshe nuk ndryshon gje, ata merren vetem me fjale boshe. Edhe ky Bamiri qe thote me vete gjoja po tregohem i moderuar duhet te zhduket nga politika per paaftesi te theksuar dhe te mos zgjidhet me. Nqs nuk merren masa radikale per minimum nja 10 vjet qe te zhduket kjo klase politike keshtu do te vazhdojme me kriza te pafundme dhe duke ja mbushur mendjen Evropes qe vertet jemi popull injorant dhe e paskemi merituar ate qe kemi hequr nder shekuj. Tek ne eshte nje zallamahi e nje lloji e veçante nje konglomerat injorance nga ana e popullit, dhe nje arrogance e nje klase te eger politike qe perifiton nga injoranca e te pareve.

  5. brace1 says:

    Me komuniste e sekretare byrojet,spiuje e me plehra te tille vone do te integrohemi ne BE,edhe pse 20 vjet perseri u mashtruam,me endrren per EUROPEN,duhet ti thirim mendjes ti largojme nga pushteti kta plehra,hajdute e vrases qe drejtohen nga paseardhesi i dulles e i ramiz kriminelit,i cili po pengom SHqiperine qe te integrohet ne BE.Edhe pse eshte shume vone shansin e pare ta fillojme tani me 8 maje,ti japim perkrahje DEMOKRACISE vertete duke larguar nga pushteti mashtruesin hipokrt,sekretarin e byrose i cili qendron ne pushtet me dhune e votat e vjedhura ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009.Kesaje radhe nuke i ka shanset aqe te medhaja pere te vjedhur e manipuluar votat,i eshte shternguar laku bojagi,te mendojme per vendin tone e demokracine e vertete,fati me popullin e vuajtur,duke u menduar mire kure te japin voten per kandidatin qe ai mendon,se do te shohin edhe interesat e popullit.

  6. Ilirian Bogonica says:

    Shtjellim shume i sakte i z. Agustin Palokaj, c’eshtja eshte se te ashtuquajturit ”qeverritare” jane te verber dhe te shurdher kur i kritikojne te huajt apo dhe po vete populli. Tashme jane te konfirmuar ne falimentimin e tyre si drejtues dhe i kane ngelur vetem trillimet dhe damagogjite e tyre te pa vlera…mjere kush i beson kesaj ”qeverrie” te korruptuar dhe kriminele!!! Nje falenderim i shkon dhe gazetares Arta Tozaj si gjithmone shume profesionale ne pune e saj fisnike!

  7. rrapi says:

    egoizmi i politikaneve eshte i permasave te korabit,,

Comments are closed.

Lini një Përgjigje