Shpërthim në një fabrikë çimentoje në Fushë Krujë

18 Prill 2011, 09:50Politika TEMA

Një fabrikë çimentoje në Fushë Krujë ka rënë pre e një shpërthimi me eksploziv. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz, por vetëm në makineri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Burime pranë policisë bëjnë me dije se dy janë pistat që dyshohen për këtë shpërthim. E para ka të bëjë me konkurrencën, duke qenë se një Fushë Krujë ka një sërë fabrikash çimentoje. E dyta, policia dyshon që shpërthimi mund të jetë vepër e banorëve të zonës, të cilët i kanë kundërshtuar me forcë këto fabrika, për shkak të dëmeve të mëdha që ato i shkaktojnë shëndetit të tyre.

4 komente në “Shpërthim në një fabrikë çimentoje në Fushë Krujë”

  1. lira says:

    Mendoj se eshte alternativa e dyte. Kjo ndodh per nje arsye te vetme: Jo vetem qe mafia ne pushtet nuk do tja dije per shendetin e atyre banoreve por as opozita nuk ka ngritur zerin me forcen e duhur kunder ketyre ndertimeve, pasi nje pjese e ketyre bizneseve e kane fillimin qe ne kohen kur drejtonte e majta. Kjo eshte nje forme proteste. Nuk do na pelqente te kishte akte te tilla por nje biznes qe nuk merr aprovimin e publikut te zones, me ligj quhet i paligjshem, dhe veprimet e paligjshme pjellin apo pasohen nga akte dhe veprime nese mund ti konsiderojme te paligjshme. Dy duar per nje koke. Jane te justifikuar.

  2. LORA says:

    Une e mbeshtes kete proteste.E sakte Lira,kjo eshte alternativa e banoreve qe jetojne atje e vuajne pasojat.

  3. Klodi28 says:

    Lora dhe lira,

    Deshiroj tju informoj per shkak te mungeses se informacionit se ndotja ne Fabriken e cimentos Fushe Kruje eshte brenda normave dhe limiteve te caktuara nga shteti shqiptar. Kjo ska lidhje me politiken. Sipas jush qytetaret e shkrete po u ndotet amjenti dhe vendosin ne menyre te vazhdueshme tritol ne apo reth ambjenteve te fabrikes. Thirrini lopes oj Drane….

  4. Klodi28 says:

    Qeveria Shqiptare, ministri i brendshem, duhet te dalin prononcohen reth ketij sulmi barbar me preardhje te panjohur qe po u behet biznesit dhe investitoreve te huaj ne Fushe Kruje. Shteti duhet te garantoje qetesine dhe sigurine duhet te ruaje rendin publik. Atentate te shumfishta si keto ndodhin vetem ne Pakistan. Cilet do qofshin ata qe cenojne jeten e puntoreve qe punojne ne Fushe Kruje ndershkimi do tju vije.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje