Tritol në pallat kandidatit të PS-së në njësinë Nr. 7 Tiranë

18 Prill 2011, 08:19Politika TEMA

Një sasi dinamiti ka shpërthyer sonte në orën 2 pas mesnate në katin e katërt të një pallati ku ndodhet banesa e kandidatit të Partisë Socialiste për njësinë Nr 7, Erjon Koka. Për fat të mië nuk ka pasur viktima në njerëz.

Në një prononcim për mediat, Koka ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe ngjarjen e lidh me fushatën elektorale.

“Nuk kam pasur konflikt me njeri. E vetmja mundësi është ajo e fushatës elektorale, kështu që çështja politike është mjaft e qartë” theksoi Koka, duke shtuar se deri më tani ka kryer një fushatë qytetare.

Tensoni elektoral po rritet dhe duket se policia po qëndron larg “atentatorëve” të opozitës, edhe për shkak se kandidati i shumicës Lulezim Basha, është ende ministër i Brendshëm.

8 komente në “Tritol në pallat kandidatit të PS-së në njësinë Nr. 7 Tiranë”

  1. rexha italia says:

    ESHTE SALIU qe nuke done OPOZITEN por vetem DEPOZITEN qe eshte L S I ILIRI

  2. saimir says:

    Keto gjera kane ndodhur edhe kur ai qe i drejton keto nuk ishte fare i pranishem ne Shqiperi,e jo me tani qe personi ne fjale ndodhet edhe fizikisht.Rrofte miqesia Shqiptao-Kinezerike!Ironi fati?Jo pergatitje e radhes per tu quajtur edhe kesaj here fitues e burre shteti.

  3. fule says:

    Sali Berisha po i rikthehet terrorizmit shteteror, sot me fort se kurre.

  4. Nabukodonosor says:

    Gjate muajit te fundit ka nga 2-3 shperthime tritoli ne nate.Uroj qe kur te jete Berisha ne opozite tja shperblejne me te njejten monedhe.

  5. rrapi-i-treshit says:

    forca erjon mos u frikeso
    Familjen per siguri dergoje diku tjeter e mos e vrit mendjen per te tjerat se nuk je vetem
    Gjithe lagja eshte me ty

  6. sociologu says:

    NJE SYGJERIM: Opozita duhet te kompozoje nje Kenge te Re per Shqiperine e se Ardhmes, kenge e cila te transmetoje me fuqine e grykes (por nepermjet tingullit muzikor) se sa i nevojshe eshte ndryshimi i sistemit, sa i bukur eshte atdheu e sa keq e perdorin Politikanet e Qeveria. DHE CDO ATDHETAR TA KENDOJE NE CDO MOMENT REVOLTE!!! Do te ishte nje reklame e fuqishme, sikur nje ze si ai i artistes INVA MULA, i francezes HELENE SEGARA (Elle, tue aimes!) apo i CELINE DIJONit te degjohej ne ajer…

    Revoltat popullore per permbysjen e regjimeve zakonisht vijne me krisma armesh… Maji 2011 do te hynte ne Historine Boterore sikur nje POPULL I TERE te ngrihej me kembe me nje kenge qe ta degjonin gjithe shtetet e medha e ambasadat e huaja, pasi qeveria jone eshte shurdhe-memece!

  7. sociologu says:

    Qeveria po e shndrron situaten ne Vendin tone ne TERRORIZEM shteteror. Kush po e meson kaq mire? Frika!? apo ……….?

  8. LORA says:

    Jane bere ne keto pak dite fushate te qarta per kedo dy alternativa pa asnje pikepjekje,alternativa e progresit dhe e permiresimit suksesiv te jetes se qytetarit dhe “alternativa e drurit,e hurit,e tritolit e hanxhareve e sepatave,e perleshjes se shtetit me veprimtaret politike te opozites me ore te tera per nje cader elektorale,etj,etj.Shoqeria jone ka 20 vjet qe lengon e mberthyer ne buzet e nje morse qe komandohet ne menyre ciklike nga dr.Tyryry-ja nga F.Nano,nga I.meta qe sot i kemi te gjithe perballe,ne ethen makabre te gangsterizmit te tyre zbuluar faqe njerezise.Keta i kemi sot perballe per ndeshjen finale qe duhet ti dergoje atje ku e kane vendin,ne gjirizin e historise.Ne qe e duam Atdheun e te pareve tane,qe i duam njerzit e qe e duam jeten dinjitoze,te bashkuar fort,do ta fitojme kete beteje edhe ne kushtet e nje arbirtrimi kurvar si ky i 20 vjetve te fundit.Shtepine tone duhet ta perparojme e ta mbrojme vete.Prandaj,mendoj,se eshte detyre e njerzve me te lecitur te frymezojne ke te munden qe te ushtrojne te drejten e tyre te patjetersueshme,te zgjedhin me vote me te miren per veten e tyre.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje