Leka i Parë, firmëtari i 20 000 kundër regjistrimit të popullsisë (FOTO)

16 Prill 2011, 20:11Politika TEMA

Leka i Parë i është bashkuar iniciativës së Aleancës “Kuq e Zi” për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ai ka nënshkruar peticionin kundër këtij regjistrimi, duke u bërë kështu personi i 20 000 që e firmos këtë peticion. Leka u shfaq për mediat pas disa kohësh.

“Ju keni filluar një iniciativë kombëtare, ju urojmë shumë sukses. Juve dhe bashkëpunëtorët tuaj keni marrë përsipër një iniciativë që është jo vetëm e nevojshme, por edhe e rrezikshme”, ka deklaruar Leka i Parë.

Gjatë takimit, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu vlerësoi rolin historik të familjes mbretërore.

“Është një kënaqësi të jetë kjo firma e 20 mijtë, që është shumë domethënëse pasi përmbushet një e drejtë kushtetuese e qytetarëve për të kërkuar një projekt/ligj. Kjo nismë synon thyerjen e servilizmit dhe fobisë, duke i kthyer dinjitetin shtetit tonë”, ka deklaruar Spahiu.

12 komente në “Leka i Parë, firmëtari i 20 000 kundër regjistrimit të popullsisë (FOTO)”

  1. sofra says:

    jam rritur me atdhetarizem dhe kam mjaft deshmor ne fis..ndaj kjo puna e firmave eshte gjeja me e shpifur qe kam pare ndonje here…per mendimin tim, eshte nje grup politikanesh qe shfrytezojne emocionin popullor(tifozat kuq e zi) per te fituar politikisht..ka shume “rastesira” kjo nisem e paster ne dukje por e shfrytezuar ne maksimum..pikerisht ky i 20 000 -ti, tani na dalka se vdiska per kte vend, gjuhen e te cilit e mesoj vone fare…njerez beni kujdes , kur politika mbarset me nacionalizmin ,pjella eshte nje monster qe sak rival..nuk do thoja nje gje te re po te perifrazoja nje thenie te vjeter”patriotizmi eshte strehe e maskarenjve”….DUAJ ME SHUME ATE QE KE NE KRAH,TOLERO ME SHUME, MOS E VIDH VENDIN TEND E MOS E BEJ PIS ATE(si nje shtepi) e me pas do te kuptosh sa patriot je……le te behemi 10 000 000 shqiptare qe si duam kta njerez qe kane 2 dekada qe na vjedhin per te fituar te ardhmen e tyre..dikur shkrihej pasuria per kete vend e sot po shkrihet vendi per pasuri!!!!

  2. Claus says:

    Une kujtoja se kishin mbledhur 200.000 a 300000! Dy muaj, qytet me qytet e fshat me fshat mezi qenkan bere 20.000!
    Shiko c`fare parodish luhen.
    Fushata firmetare mbyllet nga i “naltmadhnueshmi” Leka i II, qe kushedi c`fare kombesie ka,ndoshta edhe shqipen e ka te cunguar, nga i “naltmadhnueshmi” i Leka I me nje fame qe askush nuk do ta deshironte, debuar nga njeri vend ne tjetrin, por tani ne pleqeri nuk eshte mire t`i zesh me goje, pinjolle te Ahmet Zogut qe me traktatet e Tiranes dhe Durresit shiti c`kishte e nuk kishte, pervec opingave qe nuk pati kohe se ne vend te dilte malit te mbronte Mbreterine i mori me vete per te dale maleve te Kolonjes aty ku kufiri te nxirrte ne Greqi. Kur erdhi, erdhi nga Serbia, kur iku, iku nga Greqia, me e fituar doli Italia.
    Pra parodia folklorike u mbyll me aktoret “me te perlyer” te historise se Shqiperise.
    Jam i lumtur qe nuk gjendem ne ate liste firmetaresh bashke me “reliket humoristike” te hisorise se Shqiperise.

  3. mendimi_im says:

    nese nuk bahen 2 milion shqiptar me firma kot qe lodhen.

  4. estilen says:

    Sic duket Leka i I po firmos per te rehabilituar te atin,qe i shiti Shen Naunin serbeve…Paradokse ne kohe paradoksale.

  5. arsen says:

    Per mendimin tim ky eshte: Gabim i madh redaksional!
    Nuk ka ne Shqiperi emer Leka i I apo Leka i II…]
    Familja Mbreterore eshte NXJERE JASHTE LIGJIT. ..Nuk ekziston!
    Ju lutem mos shkelni Ligjin dhe Kushtetuten me keta tituj! Shqiperia eshte REPUBLIKE PARLAMENTARE!
    Baba i Lekes se T-re dhe gjyshi i Lekes se II-te. eshte TRADHETAR I SHQIPERISE!
    Firma e tyre, “simbolike” eshte produkt i Kreshnik Spahise, pinjoll i Spahijve te Legalitetit Hekremit me soj e sorollop
    Ky show mediatik eshte i paguar!
    Regjistrimi do behet sipas Rregullave te Bashkimit Europian.

  6. 55 says:

    Si ka mundesi qe sot akoma komentojn ne gjuhen e shembjeve te xhamijave e kishave? Akoma sjeni lodh tu huth bald ne historin e shqiperis? Turp te keni qe flisni me at gjuh per familjen mbreterore qe dikur i tha dinjitet shqiptarit, dhe nje familje tjeter (mbreterore por jo legjitime Hoxha) shkaterroj sa mundi dinjitetin shqiptar.

    1. plaku says:

      I dashur 55,
      Si e quan ti faktin qe kur Shqiperia u sulmua nga Italia, mbreti dhe familja ( se bashku me floririn qe morren nga banga kombetare ) e tij e lane vendin pa mbrojtje dhe udheheqje duke u arratisur ?

  7. hysni dajaku says:

    shtet qesharak ngelem gjith kohen,qe nga dita e themelimit e deri me sot ,me nje mbreteri qeshrake,me nje diktaure akoma me qesharake e me nje demokraci qe te shkul zorret e barkut kur ja kujton bemat,,ky zoteria e ka sqaruar popullin e tij ndonjehere,duke deklaruar pasurin vit me vit,sa para mori kur iku!sa e ka patur rogen si mbret!,sa ka shpenzuar familjarisht me oborrin pa zen pune me dore! mire qe u be mbret se ashtu i deshi bytha,po nuk ka lezet qe te shesi dengla sot e kesaj dite,,nese shqiptaret jan vertet aq naive sa nuk e kuptojne qe ardhia e tij ishte vetem per ti ven vulen vjedhies se sotme,kjo vertet eshte nje shenje shume e keqe e koshinces kombetare,ai ka ato te mira qe ka e per te cilat duhet vlersuar normalisht ne historine e politikes sone te varfer,por te keqijat e tij jan me te medha,aq me pak ne fushen patriotike,,se ne jemi nje mish mash qe nuk merr vesh i pari te dytin,,ne keputemi ne byth duke respektuar Mbretin,por respektojme edhe Nolin,respektojme edhe Avni Rustemin edhe hajde merre vesh kush duhet respektuar ne te vertet nga keta qe kan qene armiq me njeri tjetrin,,e keshtu vazhdon kjo e shkreta histori jone me shembuj te tille qe nuk mbarohen kurr,,ky gjysmen e jetes njerzit e kalojne si armiq e gjysmen si heronj,gjysmen si tradhetar e gjysmen si patriot

  8. hysni dajaku says:

    ti 55-a po i hedh balt historise duke folur me respekt per familjen mbreterore,qe u paska dhene “dinjitet shqipetareve”mbi historine hidhet balt me e madhe kur u thuren lavde atyre qe nuk meritojne asgje o 55-a,,sikur te ishe ti i vetmi qe mendon keshtu nuk do ishte problem,por jeni bere shume e do beheni akoma me shume me kete lloj servilizmi qe po manifestojne shqiptaret midis tyre edhe ata qe e mbajne vehten per intelektual e njerez te letrave;
    1-Mbreti nuk u tha dinjitet shqiptareve por i dha dinjitet vehtes se tij me titullin qe mori
    2-nuk ka qene as legjitim e as patriot,por hajdut e Idiot ashtu si djali tij sot.qe e solli Saliu dhe e nxori me kobure ne mes te sheshit,si gangester
    3-Enver Hoxha nuk ishte mbret dhe nuk shkaterroj dinjitetin e shqiptareve,,,sepse shqiptaret nuk kishin dinjitet se ishin te pushtuar,dhe dinjiteti vjen kur lufton pushtuesin dhe kete beri Enveri me shoke,qe nuk iken jasht shtetit,por ishin jasht shtetit dhe erdhen brenda per te luftuar,,e mbasi luftoi e i cliroi i beri zot ne vendin e tyre,e jo dyerve e haleve te botes,,ato qe u mohoi shqiptareve me pa te drejte,qe ishin pluralizmi dhe ekonomie e tregut,ne i fituam per nje dite,dhe nga ajo qe nuk bejme dot as cerekun e atyre qe beri ai,rrime e llapim vend e pa vend e kemi 20 vjet qe ja hedhim fajin atij(qe kuptohet pati faje sa te duash),,na la pa televizor e pa lavatrice,,erdhen edhe keto per nje vit ,po pastaj???na doli nje pehlivan e ca pehlivan te tjere qe vetem me genjeshtra e me perralla e lan popullin rrugeve duke e ngopur me luge boshe,duke shkaterruar cdo gje qe u ngrit me mund e djerse,
    4-aq metra e kilometra sa mori ne dorezim i thuri me gardh edhe nuk pordhi as per Anglo-Amerikan,as per Jugosllav,as Ruse,as per Kinez,
    5-na mori 800 mije shqiptare e na la 2.5 milion
    ;;;;
    po le 995 vende bosh qe mund ti plotesoi kushdo qe ka dy fije mend
    dhe e fundit
    1001-zhduku hasmerin ne veri qe tani fal demokracise lulezon ne cdo cep te atdheut tim edhe tend te dashur

  9. 55 says:

    Dajaku besoj se kto qe thua nuk te burojn nga deshira e mir me korigju te kalumen fatkeqe te shqiptarit(komunizmin) por nga nostalgjija e te jetumit ne kurriz te tjetrit. pika jote e 4 dhe e 3 i thuri levdata Enverit (ogur zi) te te tregoj nje shembull qe ka ca dit qe ka dal ne treg nje intervist e Prec Zoges ne lithje me sigurimin dhe me deshiren me studiu me tutje ( arsim i lart ) ky Preci kishte ca njerz te vetit qe nuk e kishin pelqy sistemin e Ogur Ziut (Enverit) dhe nga kjo ishin bo kulak ( fjal qe rrjeth nga rrusishtja ) dhe skishte te drejt me jetu i barabart me shqiptaret e tij (vellezerit) dhe nga deshira e madhe me jetu i barabart dhe me u arsimu me tutje u detyru me fut ne burg apo me persekutu te tjeret qe e kishin rradhen ne listen e zez te Ogur Ziut(Enverit) kto jan vlerat qe i dha Ogur Ziu (Enveri) shqiptarit. Besoj se nick i joti ( Dajaku dhe nick i imi 55) kan nje domethenje te madhe ne qoft se e din se qdo te thot (55) dhe sa per Ntm Ahmet Zogun spo te sqaroj se e kuptoj irritimin tend dhe me vjen keq se skam qte bej kjo esht historia dhe kjo do jet sado pengesa te ket perpara ( historia nga nje her nuk shkruhet por nuk harrohet)

  10. tut beliu says:

    aq sa ishte patriot sulltan murati per shqiperine aq jane dhe kta plera,i vetmi vende ne bote shqiperia vendi i paradokseve,heroi yne kombetar skenderbeu qe jeton nen hijen e xhamive,poet e patriotet me te mire te ketije kombi;avni rustemi vrare nga zogu,bajram curi vrare nga zogu luigj gurakuqi vrare nga zogu,fan noli denuar me vdekje ne mungese nga zogu,28 mije km2 shitur nga zogu italise.kto jane fakte,armiqte e shqiperise jane vete shqipetaret.

  11. hysni dajaku says:

    Zoti 55-a me histori si e Precit,mund te sjell me mijra nga kjo demokracia jone e shplar,,ather te luftuar padrejtesisht ka qene 1% e popullsise qe vuante vendimin unanim te 99%-it tjeter(qe kuptohet, ishte i pa drejte) ,kurse sot padrejtesite e 1%-it i vuan 99% e popullsise,ather ngrihej fshati dhe i nxinte jeten nje familje te vetme,e sot ngrihet kjo familja e vetme edhe i nxin jeten gjith fshatit ,ather vertet kishte dallim,por atij qe mesonte nuk ja hante njeri noten apo hakun kot.kush thot te kundreten genjen se eshte mashtrues dhe ashtu ja do puna(ka patur raste te dhimbeshme qe persona te caktuar megjithse kan mbaruar me nota shume te mira nuk u eshte dhen e drejta per studim,,por keto jan raste te rralla,,ndersa per ta kokethumbat qe hiqen sikur i la enver hoxha pa shkolle ,ja u erdhi dita,kan mbaruar nga tre universitete,kan mbrojtur mastera e tituj pa fund dhe perseri idiot,genjeshtar e hajdut kan ngelur,,Enver Hoxha nuk nxori femijte tij me 10-ta e te shkelqyer,as i beri me tituj e shkencetar me pahir,por u dha ate qe meritonin ashtu si te tjeret,,jane ndjekur e persekutuar njerez pa te drejte! pa dyshim!,,ather kishim ate shkret nenin 55 te emrit ,,ama nuk kishim gjera te tjera,,,tani burgjet jan bosh???apo pak rendesi ka,rendesi ka qe nuk jan per agjitacion e propogand,,,ate vesin e diktatures me armiq klase e hoqem qafe per nje dit me nje vendim te Ramiz Alize,,tani keto veset e demokracise tende dhe time te dashur,qe jan Droga,prostitucioni,korrupsioni,emigracioni,privatizimet,tenderat,,e plot e plot te tjera,kur do hiqen qafe!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje