Kolegji Zgjedhor "shuplakë" KQZ-së, miraton kërkesën e PS-së për fletën e votimit

16 Prill 2011, 11:05Politika TEMA
Kolegji Zgjedhor "shuplakë" KQZ-së, miraton

UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka nisur dhe aq mirë punën e tij për përgatitjen e procesit zgjedhor të 8 majit. Përkundrazi, vendimi i parë i rëndësishëm që ka të bëjë me zgjedhjet ka qenë antiligjor. Kolegji Zgjedhor, një gjykatë e ngritur për të apeluar partitë vendimet e KQZ-së, ka rrëzuar vendimin e këtij organi për fletët e votimit që do të përdoren më 8 maj. Fletët e votimit u kundërshtuan nga opozita, e cila pretendoi se me modelin e miratuar nga KQZ i lihej vend abuzimit. Ankesa e PS-së kishte dy pika, e para ka të bëjë me faktin se në fletën e votimit ndryshe nga kandidati Basha, kandidati Rama nuk kishte në krah siglat e 23 subjekteve politike mbështetëse të tij, pjesë e koalicionit “Aleanca për të ardhmen”. E dyta ka lidhje me kërkesën për vendosjen në fletë të listës së kandidatëve për këshilltar bashkiak të “Aleancës për të ardhmen” përpara atyre të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, kjo për shkak të inicialeve.

Vendimi i Kolegjit u mor pas shqyrtimit të ankesës së Partisë Socialiste për ligjshmërinë e votimit në KQZ në lidhje ndryshimet teknike në fletën e votimit. Përfaqësuesi juridik i PS-së tha para gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor se vendimi për aktin normativ është marrë me 4 vota, ndërkohë që duhej pjesëmarrja e plotë e të pesë anëtarëve. Përfaqësuesit e KQZ-së pretenduan se akti ishte i zakonshëm dhe nuk kërkonte pjesëmarrjen e plotë të të gjithë anëtarëve.

Pasi dëgjoi palët Kolegji vendosi të pranojë ankesën e PS-së duke i hapur rrugë një rivotimi për formën e fletës së votimit. Sipas Kolegjit Zgjedhor, vendimi i KQZ është i pavlefshëm pasi vendimi kërkonte 5 vota dhe jo 4 vota siç parashikon Kodi Zgjedhor. Kësisoj KQZ duhet të mblidhet sërish për të diskutuar mbi çështje teknike të fletës së votimit, si lloji i formularit të fletës se votimit apo dhe ngjyra.

Ndërkohë që Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë me 18 prill lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste që ka ankimuar modelin e fletës së votimit për kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Sipas selisë rozë përkrah emrit të Edi Ramës duhet të vendosen edhe siglat e 24 partive përbërëse të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” dhe jo vetëm sigla e koalicionit AA. Përfaqësuesja juridike e KQZ-së kundërshtoi shtyrjen pasi “është tepër vonë që të prodhohen fletët e votimit”. Sipas përfaqësues KQZ-së “shtyrja e vendimit rrezikon procesin e votimit të 8 marsit për shkak të mungesës së elementit kohë”.

6 komente në “Kolegji Zgjedhor “shuplakë” KQZ-së, miraton kërkesën e PS-së për fletën e votimit”

  1. fule says:

    Ka Z.Arvizu ndonje koment per performancen e KQZ? Apo tani qe i ka dale boja s’ka pse nuk shqetesohet me.

  2. hajriu says:

    Per forca qe do ta miratonte.

  3. dymi says:

    Mos u gezoni kaq shpejt! Per vendime qe nuk kane te bejne direkt tek vota Kolegji Zgjedhor vendos pro opozites. Kur vjen puna tek vota vendos ne favor te protektorit te kurvave politike, dmth Sal-iut.

  4. dymi says:

    Kolegji zgjedhor eshte bideja ku lahet bytha e dhier e Sal-iut.

    1. Rajmonda says:

      Te lumte kete do thosha dhe une,me mire te mari tani nje”shuplake” PS se ta mari pas zgjedhjeve nga Kolegji Zgjedhor.Se ju kujtohet pas zgjedhjeve te2009 nje vrime ne uje beri.

  5. eribcn says:

    po te kishte vendim te kundert edhe per kete , atehere jemi me keq se vendet arabe, megjithese nga nga ana e lidereve nuk ndryshojme shum

Comments are closed.

Lini një Përgjigje