Videoteka Prifti...

15 Prill 2011, 19:27Politika TEMA

Disa muaj më parë, ish-Ministri Dritan Prifti publikoi skandalin më të madh korruptiv, në vend, dhe pas disa deklarimeve publike, iu drejtua institucionit të Prokurorisë së Republikës, me premtimin se të tjera video-skandale, edhe më të rënda, do të publikoheshin në varësi të ecurisë së hetimeve, që do kryente institucioni shqiptar i akuzës, por edhe të sigurisë fizike të familjes së tij.

Para disa ditësh foli përsëri. Përsëriti të njëjtën formulë, fjalë për fjalë! Se kishte video edhe më të rënda, që implikojnë persona më të rëndësishëm se Ilir Meta! Por nuk na tha se kë? Por tha arsyen e mos publikimit të tyre: druhej se ato, ashtu si edhe video e parë, do të përdoreshin kundër tij, për ta akuzuar ligjërisht!

Si shumica e shqiptarëve e mirëprita publikimin e skandalit Meta, dhe e mbështeta Priftin për kurajon e treguar, dhe njëkohësisht e mirëkuptova hezitimin e tij për të kushtëzuar publikimet e mëtejshme, në varësi të situatave që do të pasonin. E mirëkuptoj heshtjen e tij, edhe pas ngjarjeve që pasuan 21 Janarin, si kontribut, ndoshta edhe në zbatim të “doktrinës Arvizu”, për të mos hedhur benzinë në zjarrin që ndezi politika! Por sot nuk mund ta besoj, aq më pak ta mirëkuptoj, këtë ridalje të tij në skenën politiko-mediatike shqiptare. Sepse sot, veprimi tij nuk mund të justifikohet as ligjërisht, e aq më pak moralisht.

Organi i akuzës është vënë ligjërisht në lëvizje dhe, sipas burimeve mediatike, tashmë ka në dorë ekspertimin që vërteton autenticitetin e provave të paraqitura prej tij. Por gjithashtu ka ndryshuar edhe statusi juridik i Priftit, ai është person nën akuzë, dhe pa imunitet. Si i tillë ka “detyrimin për të kallëzuar provën”, për të mos penguar drejtësinë që të kryejë një hetim të plotë, të drejtë e të gjithanshëm. Një akuzë më shumë apo më pak, nuk do të ndryshojë asgjë në statusin e sotëm juridik të tij! Por do të shtojë një element më tepër në tablonë e zezë të korrupsionit qeveritar. Ndaj Prifti sot nuk duhet të heshtë!

Por edhe Prokuroria e Përgjithshme, nuk duhet të heshtë pas këtij ri-vetpohimi, për të disatën herë të Dritan Priftit, se ai po i fsheh drejtësisë të tjera prova, për veprimtari të paligjshme në vënd. Mjafton të lexosh përciptazi Kodin Penal, për të kuptuar absurdin e heshtjes së Prokurorisë, ndaj rideklarimeve, se ai ka kryer dhe posedon të tjera filmime që provojnë afera korruptive!

Por më shumë se me drejtësinë, Prifti gjendet në sfidë me moralin. Me atë moral, në emër të të cilit ai bëri regjistrimin “në mirëbesim të shokut dhe mikut të tij”, bëri denoncimin publik dhe juridik të skandalit. Po në emër të këtij morali do të duhet të përballojë edhe sfidat dhe pasojat e luftës ndaj të keqes. Ashtu siç u përballën me plumbat e korrupsionit, të vrarët e të plagosurit e 21 Janarit, që protestuan duke besuar, veç të tjerash, edhe në fjalët e tij për autenticitetin e video-skandalit (e vërtetuar tashmë), por edhe në premtimin e tij se “…do të publikonte të tjera video edhe më të rënda…” (ende premtim).

Nëse vërtetë i ka ato regjistrime, është pikërisht koha t’i publikojë tani. Për t’i treguar opinionit publik se “Aleanca (e pretenduar) për qytetarin është aleanca për kusarin”!

Nesër nuk do t’i vlejnë askujt! Nesër nuk do të ketë në krah askënd, pasi askush nuk do të ketë kohë dhe nerva të bëhet pjesë e lojës së tij. Sepse nesër, në Shqipërinë e “Aleancës për kusarinë” do të ketë kuptim të flasim për gjithçka, por jo për vjedhjen dhe vrasjet qeveritare, për krimin e organizuar që po mbyt shtetin ligjor dhe median e lirë (me blerje dhe “ngrirje” siç bëri sot Ambasadori shumë, por shumë i vogël i një shteti të madh nën shembullin e “burrit të shtetit”), e aq më pak për korrupsionin e LSI-stëve!

Sepse nëse ndodh kjo, nuk do të kemi më mundësi të flasim! Dhe atëherë videoteka e filmave-korruptive të Priftit, do të ketë vlerën e videotekave-porno, që sot nuk frekuentohen më as nga adoleshentët…

 

*respublica.al

20 komente në “Videoteka Prifti…”

  1. LORA says:

    Pas masakres kryeministrore te 21 Janarit ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” kam menduar dhe shpresuar ardhjen e shpejte te dites se flakjes se dilemave nga z.Dritan Prifti per ofrimin e videotekes se tij ne syrin e gjykimin e opinionit publik.Verbalisht(ne top chanel) ai eshte zotuar se do te punonte per mosrenien e Bashkise se Tiranes ne preherin e aleances kusare Berisha-Meta;ne permbushje te zotimit te vet duhet te publikoje,pa vonese, e denoncoje penalisht pjesen komplementare te deshmise se tij.Mendoj se nese do ta permbushte fjalen e dhene,do ti bente nje sherbim te cmuar sigurise kombetare e historise moderne te dheut te tij.

  2. zana19 says:

    Prifti, po te jete burre, t’i dergoje atonga nje kopje Komunitetit European si dhe SHBA-se. E vete, po te jete i mencur, te iki pas kasetave e te kerkoje azil politik. Me nje gure vret dy zogj, salen e diskretiton duke i dhene prova ketyre institucioneve qe po luajne nje loje jo te mire me ne si gjithmone, dhe shpeton Shqiperine nga kjo katrahure ku eshte futur si komb.

    1. fule says:

      E kush te siguron qe ato do i administrojne tamam keto prova? Keta qe permend me duket se nuk kane vullnet per nje beteje tjeter me Berishen per interes te demokracise shqiptare. Nuk besoj se ne do na shqetesonte demokracia ne Moldavi, psh

  3. nicolla disha says:

    Z. Prifti, do te ishte mire qe ti shkosh derin ne fund deklaratave te t’ua ne lidhje me vidot te tjera.

  4. Agim says:

    Keto , te Priftit, jane tani “LOJERA FJALESH” qe gjithsesi kane njefare efekti.
    ” Sajo-sajo ” ose ” Shpif-shpif “..se dicka mund te besohet..kjo eshte ideja e sulmit te tanishem te Priftit.
    Nese ai ka me te vertete dicka..edhe vete Prifti e din se ne keto momente efekti i tyre kundere qeverise do te shume-shume fishohen. Nese e len per me vone..atehere ato do te kene vleren e ( sa bukur e ke thene ..ti..qe e the i pari ) filmave porno..qe edhe adoleshentet nuk i shohin me.

  5. dreamerdays says:

    Z. Prifti, nese e konsideroni veten Shqipetar ju lutem te beni publike ate cka mbani si garanci, me vone nuk do ju vleje, na ndriconi zoti Dritan….

  6. mendertafuti says:

    Dritan Prifti ka ne dore ti jape te shtyren e fundit Krye-Debilit psikopat…

    1. fule says:

      Problemi eshte se duhet patjeter rrezuar me kete shtyrje te fundit, ndryshe… te shpetoje kush te mundet

  7. beso says:

    Prifti beri ate qe s’ia ka bere kush Berishes;ia nxorri ne TV pisllikun;ç’doni me te beje Prifti?Mos doni qe te marre tanket(ku ti gjeje?)dhe te rrezoje qeverine?Pritej qe Berisha dhe Meta te keishin pak namuz,por ata s’e kane as dhe aq.Njerezit i kane mendte ne koke;te mos votojne ne bllok kandidatet e PD-LSI,pasi kete rradhe nuk votohet per personin(qe mund te jete burre apo grua e mire)por partite.

  8. Ilirian Bogonica says:

    Do jete dhe ne favor te jetes se Priftit nese i publikon hapur, sepse mafia pushtetare s’do kete mundesine ti bej keq, sepse dihet se nga kush do ti vij e keqa Dritan Priftit! Te mos harroj 5 viktimat e 21 janarit perfshi ketu dhe te birin e Myrtos, mos te harroje mizerjen qe na kane futur ish koleget e Priftit, ata te cilet duan te keqen e Prifitit dhe te gjithe pupullit tone. Dritan Prifti , e keni ne dore ju te permendeni ne histori per njeriun qe shpètoj vendin nga krimi, fukarralleku dhe te gjitha poshtersite qe e kane mbuluar kete vend nga kjo e ashtuquajtur ”qeverri”!

  9. protesto says:

    Dritan Prifti eshte koha te derosh vehten,femijet gruan,emrin e mbiemrin qe mban,si dhe shoqerine dhe shtetin e se dretes.Beso e bindu rruge te mesme nuk ka per njerez me fytyre e bindje njerezore.O sot o kurre ju duhet te deklaroni vidjot qe pretendoni,por para se ti deklaroni dergojani te gjithe trupit Diplomatik Shqiptare se vetem atehere do te jesh 99%-qind i mbrojtur.Fatkeqesi natyrore mund dhe te ndodh por kurrsesi dote djalli me fytyre e pushtet nuk mund te godase me Ty.Dritan je para nje dileme te mgjashme me Azem Hajdarin qe fatkeqesisht e mbajti perbrenda dhe nuk e denoncoje,fundi,nje ikje pa kthim,nese do ta kish denoncuar me kohe e vend Sali Berishen per krimet makabre te tij ai sot do te ishte ne kete bote si te gjithe njerezit qe kerkojne drejtesi e respekt njerezor.Dritan cdo ngurim ndaj paraqitjeve te deshmive nga ana juaj per djallin Sali Berisha me shoke shte nje grusht ndaj vehtes,familjes e shoqerise qe do te respektoj e mbroje Ty nga cdo keqedashes e abuzim me ligjin.Beso e bindu e denonco,denoncimi eshte nderi Juaj dhe i miqeve te vertete per kohen ku jetojme,dhe per ate ca do ti leme brezave.Beso,e bindu dhe denonco fitorja eshte e Juaja dhe e Jona si dhe e brezave per nje Shqiperi te Lire e Demokratike ku Shteti i se Drejtes do dominoje.

    1. hajriu says:

      Po çdo nderoje ky o protesto , ky eshte i çnderuar per jete e mot. Qe ilir meta eshte kokrra e maskarait kjo dihet dhe qe duhet ta pesonte edhe kjo duhej por ta gjente nga ky zagar .Se iliri pagoi shuma marramendese ne spitalet e amerikes qe ky zagar te behej njeri. Megjithate edhe kete ndyresire e zuri zullumi dhe ka per ta hengur vete me shume se iliri.
      Une pyes , pse prokuroria nuk bene nje marreveshje me priftin(ashtu siç ben FBI-ja) duke i dhene nje denim paraprak simbolik ose duke e bere te penduar me kushte qe te nxjerri te gjitha kasetat dhe te deshmoje per to. Per ndryshe, ti bejne presion qe perveç akuzes se pare ti shtojne edhe akuza te tjera per keto kaseta. Mendoj se keshtu kesaj klase te ndyre politikanesh do ti dridhet dheu’ nen kembe dhe do te mendohen 100 here kur te bejne nje veprim korruptiv. Tung

      1. zjarri says:

        Emo hajriu! Po ky kokemadhi, ku KU i gjeti LEKET qe pagoj ne “spitalin amerikan”…Po ty kushe te paguan,gjithe diten ne internet?

        1. hajriu says:

          Se ku i gjeti leket duhet ta dish ti ,se ti e votove qe te behej kryeminister.
          Mua nuk me paguajne une punoj dhe fitoj , paguaj edhe te tjere qe punojne per mua dhe mire mire .Kije parasysh.bofsh qejf

          1. zjarri says:

            O hajriu, une nuk jame (devolli) dhe nuke votoje per spiunet dhe komunistet, si per Salikomunistin e agjent, ashtu dhe per Botken tent spiun…kurse per kokemadhin te birin e nje foiceri te hicit, eshte vote-harram, Me gjitheate devollinjet kurr nuk kane patur as puntor dhe as tregeti, Por kaneqen (YZMEQARE) Patjeter u kuptuam me njeri tjetrin…Ju uroj nga Tirana pune te mbare aty ne pjatat e ne pastrimi i zezakve..

        2. hajriu says:

          Keshtu i dehur rrine gjithmon ti? Ndrroje here pas here lokalin dhe mos pi gjithmone poshte ures se lanes.

      2. arsen123 says:

        me fal… kush do ta bente kete pune ?

        1. hajriu says:

          PROKURORIA

  10. hajriu says:

    Po çdo nderoje ky o protesto , ky eshte i çnderuar per jete e mot. Qe ilir meta eshte kokrra e maskarait kjo dihet dhe qe duhet ta pesonte edhe kjo duhej por jo ta gjente nga ky zagar .Se iliri pagoi shuma marramendese ne spitalet e amerikes qe ky zagar te behej njeri. Megjithate edhe kete ndyresire e zuri zullumi dhe ka per ta hengur vete me shume se iliri.
    Une pyes , pse prokuroria nuk bene nje marreveshje me priftin(ashtu siç ben FBI-ja) duke i dhene nje denim paraprak simbolik ose duke e bere te penduar me kushte qe te nxjerri te gjitha kasetat dhe te deshmoje per to. Per ndryshe, ti bejne presion qe perveç akuzes se pare ti shtojne edhe akuza te tjera per keto kaseta. Mendoj se keshtu kesaj klase te ndyre politikanesh do ti dridhet dheu’ nen kembe dhe do te mendohen 100 here kur te bejne nje veprim korruptiv. Tung

  11. Falcon says:

    ato video duhen te trajtohen si prone e popullit shqiptar nqs ky i ka ..dmth me nje komisjon nga ps ,pd dhe parti te tjera te sekuestrohen dhe te kontrollohen nga nje kompani e huaj (jo domosdosshmerisht Amerikane)mbasi te behen kopjot e duhura ,duhet ti kalojne organizmave europian dhe sigurisht nje kopje per Arvizu,si dhe departamentit amerikan te shtetit…nderkohe prifti mund te kerkoje strehim politik diku ne nje vend tjeter ose dhe ne ndonje ambasade bashke me familjen..vertet Prifti ka bere filmimin por pasojat jane ne kurriz te populit shqiptar dhe te ashtuquajtures demokraci shqiptare,prandaj duhet te trajtohen si prone e popullit para se ndonje aksident te ndodhi dhe keto video te zhduken perfundimisht..nga deklaratat e Priftit kuptohet qe fytyra e Sali Berishes dhe familjes tij eshte ne ato video…eksperienca ka treguar se deshmimtaret kundra Sali Berishes kane qene pa fat ,ne aksidente te ndryshme apo atentate

Comments are closed.

Lini një Përgjigje