Pas lajmërimit të dy-tre televizioneve kryesore në vend se nuk kanë ndërmend të transmetojnë kaseta të montuara, daljet e Bashës në këto televizione janë reduktuar. Por nuk janë reduktuar në televizionet e tjera. Natyrisht ai vijon të bëjë fushatën e tij me kaseta në televizionet pranë qeverisë. Të paktat herë kur ka ftuar televizionet të jenë të pranishme kanë qenë ato kur ai ka dalë përpara një grupi njerëzish që mendojnë se shoqëria ndahet në intelektualë dhe jo- intelektualë për të dhënë shpjegime për Tiranën. Edhe në këto raste ka dalë përpara shumë kamerave për shkak se gjithçka ishte e montuar. Aq e montuar ishte sa shkoi të mërkurën e parë dhe dëgjoi pyetjet e tyre dhe pas një javë shkoi dhe u dha përgjigjet!?? Kjo tregon sa i informuar është ai për programin e tij. Në një rast tjetër kur pati disa kamera përpara, ditën që nisi fushata zyrtarisht, ai u ngulfat kur iu bë një pyetje dhe mezi tha përgjigje. Ai u pyet se përse po mbante leksione politike përpara disa fëmijëve në një fushë futbolli.
Por disa mbështetës të Bashës thonë se ai nuk e ka problem të dalë përpara kamerave dhe të flasë për shkak se ka gjithë këtë kohë që është ministër. Po, është e vërtetë, por si ministër nuk i është dashur asnjëherë të dalë jashtë programit të tij. Që kur i ka hyrë jetës politike ka qenë vetëm ministër, ka shkuar në aktivitete zyrtare, ka folur në lidhje me atë çështje dhe kaq. Është bërë si kryetari i një komune në veri që gjithë jetën ka qenë kryetar komune dhe kur e pyetën një ditë tha se nuk dinte të bënte asgjë tjetër veçse të ishte kryetar komune.
Të gjithë e kujtojmë Bashën si fëmijë me lot në sy pas një debati në TV Klan me një kundërshtar politik.
Por Basha nuk i përballon kamerat e debatet edhe për shkak se nuk i është dashur të jetë kurrë në opozitë, të kritikojë diçka. Shihni fushatën e tij. Del në rrugë, merr nga pas një kamera dhe një vajzë me fletore në dorë dhe është bërë si Santa Klausi që pyet njerëzit për dëshirat që kanë. Ndalon të parin, i thotë çfarë problemi ka, ai ia tregon, ky i premton zgjidhje. Harron se çdo lagje e këtij qyteti- metropol, ka specifikën e vet, problemet e veta.
P.sh në kronikat që monton vetë mund të shohë shumë shembuj të tillë. Një ditë ndaloi një burrë në rrugë, i tha çfarë halli ke, ai u shpreh se i kishin mbyllë dyqanin, ky i tha se do ia hapë menjëherë sa të vijë në krye të bashkisë. Një ditë tjetër ndaloi një grua, ajo i tha nuk ka ujë, ky i tha se do ia sjellë sapo të vijë në detyrë, edhe pse ka drejtuar ministrinë që merret me punën e ujit, pa ditur që këtë çështje nuk e ka në dorë bashkia. Pastaj ndaloi ca fëmijë, ata i thanë se ca tipa u kishin zënë fushën e futbollit, Basha premtoi lirimin. Jashtë kamerave, thonë se qyfyret nuk kanë të sosur. Njëherë thonë se ndaloi një plak dhe e pyeti çfarë problemi ke, ai i tha se bënte shurrën në shtrat natën se kishte probleme me prostatën.
Aq qesharak është bërë sa njerëzit thonë se është bërë si i dërguari i Berishës në tokë. Aq pa dinjitet është sa kujton se çdo gjë që bën ai në fushatë, e bën për herë të parë dhe kundërshtarët ia kopjojnë. Megjithatë ai ende nuk ka rënë me këmbë në tokë. Sërish është në botën e kameras së tij.
Comments are closed.
Cfar te lesh dhe cfar te shkruash per kete klloun te saliut ai nuk di akoma ku qendron vet dhe jo te rregulloj Tiranen .tirana i duhet saliut se pasi ka vjedhur miljona me ane te rruleve , bodeve, lulerve, etj ato para do ti bej ca bisnese te palujteshme per vete dhe per femijet se nuk i dalin ato qe ka me fazllicin qe ka pushtuar fushat e Durrsit e ghetke
Militantet nuk e pranojne asnjhere realitetin! Realiteti yne politik i momentit perfaqesohet nga pozitivizmi i fushates se Bashes dhe nga ana tjeter agresiviteti i Rames. Me sa kam ndjekur, Basha gjithmone ka pergjigjen e duhur ndersa Edi ka 3 mandate qe nuk kthen pergjigje, s’ka pse ta beje sot! Ne kete fryme kontrastesh militantet shprehen per montazhe…
e moj elon , e ke gabim si shikon
gjithe vepra e lul berishes
eshte nje korrupsion .
me vjen keq qe nuk degjon
se kush vret e kush vepron
por lulit dhe sales gjaku i vlon
me lufte ne se mundemi
tiranen pd-ja e fiton.
se s.mund t’ia lem edit
se na iken gjithe ajo pron
dhe ne burg luli shkon
per vrasje dhe per korrupsion
e pra mendoju mire moj elon
k’the mendim sa nuk eshte vone
se po hodhe voten ku ti e mendon
u gropos ky vend me shume ne korrupsion.
Basha nuk di cfare flet dhe nuk di te flase moj Elon ..dhe ato dy germeqishte qe ja shkruajne i lexon si yllkat e kopeshtit ..me rrokje..Basha nuk eshte politikan apo funksionar shteti..eshte vetem… Kiu Fiu i Saliut …nqs Edi Rama ka arme te fuqishme ,ajo eshte menyra e komunikimit me njerzit dhe elokuenca ..dicka qe shpellaret nuk e dine se cfare eshte ..dine vetem Tritolin ..thikat shpatat pushket…dhe per ato sjane te zote..po vetem tja drejtojne popullit..sa per pergjigje ..edi i ka kthyer per tre mandate jo vetem me fjale po dhe me vepra..Tirana po merr formen e nje qyteti europian ,megjithe sabotimet e cetes Saliut..prandaj dhe Salite dhe salushkat vijne nga te gjitha anet te jetoin aty,,,,nqs Tirana eshte ashtu si pretendojne PeDet..le te shkojne nga kane ardhur qe nga Saliu .Lulzimja me shoke
Një robot që qesh, bredh nëpër Tiranë
Me llafet që thotë, po çudit dynjanë
Një Sali që kemi, është në Qeveri
Bëmëni kryetar mua, ta keni e në Bashki
Kundershtoj me force autorin e ketije shkrimi pasi Z.Basha nuk ka aspak frike te dale perpara kamerave por ka frike te dale perpara Drejtesise per tu pergjigjur per disa miliona euro qe u zhduken ,,Rruges se Kombit,,per kater qytetare Shqiptare qe u vrane ne nje proteste Politike dhe per shume afera te tjera qe mund te zbulohen gjate rruges per tu vendosur drejtesia e vertete ne Shqiperi.
Basha eshte i ri ne politike dhe i lejohet te kete frike
Ndersa Edi kishte frike te dilte ne kamera te debatonte me Salen, kur Edi ka 20 vjet qe merret me politike
Para kamerave ia del me falsi.Tregohet qe mjaft zyrtare te larte bejne prova para pasqyres dhe kane keshilltare apo udhezues per sjelljen,mimiken e fytyres,duarve dhe shmangien e argumenteve te veçante me nje xhest apo me nje batute provokuese.Politika kur shkon para kamerave kthehet ne art,tamam teater,dhe duhet te jesh aktor i lindur.Psh Berisha eshte nje nder me te aftet ne kete fushe,siç mund te jete Edi Rama me i dobet,por gabimisht njerezit e gjykojne politikanin nga zotesia e ketyre dukjeve televizive sesa nga idete qe percjellin me pak fjali te thjeshta fare.Pastaj qahemi se politika eshte rrufjane;jemi ne qe e zgjedhim te tille!
Njëherë thonë se ndaloi një plak dhe e pyeti çfarë problemi ke, ai i tha se bënte shurrën në shtrat natën se kishte probleme me prostatën.
Tema, nese e quan veten media opozitare, nuk do t’ja arrije tia dali me “artikuj/analiza” medioker, pasi artikulli i mesiperm nuk ka lidhje me arsyen e vertete perse Basha pergatit perpara kasetat per televisionet. Nje fushate “live” ne prezencen e kamerave ne krahasim me nje fushate ku çdo “parazit” te fushates mund ta fshije apo ta aranzhoje dhe te dergoje me pas kasetaen ne media per tu transmetuar ka nje diference jo te paket ne syte e opinionit publik.
Kjo behet per efekt te manipulimit te trurit human e per te fituar sa me shume vota dhe te njeten gje ben dhe media juaj dhe pse ndoshta qellimi mund te jete i mire!
Pra si Basha dhe media juaj, me dashje apo pa dashje manipuloni mendimin e lire duke marre pozicion hapur per nje krah apo nje tjeter.
Media e lire duhet te japi opinione te pavaruara dhe jo te vihet vetem ne nje krah e te sgaje krahun tjeter. Opozite nuk do te thote te kundershtosh çdo gje qe thote partia ne fuqi, por te kundershtosh çdo gje qe eshte kundra interesit te perbashket.