Kreu i çamëve, i cili është betuar prej afro 2 vjetësh për të mos lejuar më injorimin e interesave çame nga qeveria “SALI”, tashmë po ligjëron “ninulla” për çështjen çame, por me “kokën mbështetur në prehrin” e pushtet-krimit “SALI”
Nga Kledian Lula
Në fushatën zgjedhore parlamentare në qershor 2009, qëndrojnë të fiksuara në arkivat e TV-ve, gazetave dhe memorien e shqiptarëve, thirrjet radikale të kandidatit për deputet të PS, zotit Shpëtim Idrizi, për të mos dhënë asnjë votë për pushtetin e korruptuar, kriminal e anti-shqiptar të Sali Berishës. Me këtë thirrje të drejtë e të motivuar, natyrisht nën platformën dhe prestigjin popullor votëbesues të PS, Shpëtim Idrizi u bë deputet. Tashmë dihet që pa mbushur as 24 orë, deputeti Shpëtim Idrizi i ktheu shpinën PS dhe doli (gjoja) i pavarur. Më pas, si një lojë bilardo, krijoji një filial-parti të re çame, duke rekrutuar si “bashkëthemelues” edhe deputetin e partisë çame, Dashamir Tahiri.
Deri këtu edhe mund të mos paragjykohet, paçka se bëri diversion mbi partinë çame “mëmë”, duke nxjerrë jashtë lojës së kolltuqeve qeverisëse Tahir Muhedinin, mbështetësin praktik të pushtetit të Berishës në ato zgjedhje-vjedhje, parti të cilës Berisha nuk i hodhi asnjë “kockë pushteti”. Por gjithë spiralja e pabesë ndaj PS, ndaj votuesve të majtë shqiptarë dhe ndaj çamëve, nuk mund të justifikohet me faktin që “balerini- gjeniu i vogël” Shpëtim Idrizi, krijoji përsëri në parti çame dhe deklaroi, se kjo “sh.p.k parti” do të jetë mbrojtëse e çështjes çame në parlament në KE e deri në SHBA.
Sipas hapave që ka hedhur më tej Shpëtim Idrizi, rezultoi se çështja çame duket se paska qenë më e dobët, ose më saktë më teorike se çështjet praktike të kryetarit Idrizi në raport me pushtet-krimin “SALI”. Kreu i çamëve, i cili është betuar prej afro 2 vjetësh për të mos lejuar më injorimin e interesave çame nga qeveria “SALI”, tashmë po ligjëron “ninulla” për çështjen çame, por me “kokën mbështetur në prehrin” e pushtet-krimit “SALI”. Në vazhdimësi në këto 20 vite, çamët janë distancuar nga Sali Berisha dhe PD, duke e akuzuar publikisht në media e në parlament (aleati Shpëtim Idrizi), për aleancë të heshtur publike dhe aktive për politikë anti-çame në prapaskenë me qarqet zyrtare greke. Fakti është ky: PDSH e komanduar nga Sali Berisha ka 20 vjet që po injoron dhe nuk po përcjell për zgjidhje çështjen çame, as në kuvendin e Shqipërisë e jo më në KE, apo institucionet ndërkombëtare.
Shpëtim Idrizi dhe deputeti i tij “rekrut” Dashamir Tahiri, si dhe “Presidenti i Nderit” Tahir Muhedini (me nder qoftë), kanë vënë partinë e tyre PDU në dispozicion të fushatës së aleancës “SALI-ILIR”, ose më saktë në shërbim “oturak” të aleancës anti-çame, duke kërkuar vota për ekzistencën në pushtet të kësaj bande qeverisëse, e cila siç dihet, përveç shkatërrimit dhe plaçkitejs së Shqipërisë, ka në axhendën e saj dhe bllokimin e çështjes çame.
Po a duhej të bëhej PDU (i kanë shtuar dhe një “I”) pjesë e pushtetit “SALI”? Natyrisht që jo! Pse? Sepse historikisht këto 20 vite, PD e komanduar prej Sali Berishës, nuk ka shqiptuar qoftë edhe një rrokje të vetme në mbështetje të çështjes çame. Edhe pse çamët kanë kërkuar që PD ta mbështeste çështjen çame deri me rezoluta në parlament, PD-SALIU nuk e ka bërë këtë gjë. Përkundrazi, ka heshtur qëllimisht në favor të interesave e politikave shtetërore greke, që çështja çame të mos bëhet temë e debatit publik e ligjor, as në Kuvendin e Shqipërisë, as në qeverinë shqiptare, as në Parlamentin dhe Këshillin e Europës. Madje akoma më tej, PD dhe pushtetet “SALI” vazhdojnë të jenë “gojë kyçur” për këtë çështje me përmasa kombëtare. Ndërkohë që duhet të veprojë aktivisht për Çamërinë, pushteti “SALI” u jep grekëve pjesë territoriale detare shqiptare, nxjerr ligje ekstra për ndryshimin e kombësisë dhe etnisë së shqiptarëve.
Po pse gjendet Shpëtim Idrizi në “prehrin” e anti-çamit dhe anti-shqiptarit Sali Berisha? Nuk do kishte asnjë vlerë nëse do të bënim komente apo hamendje, sepse kjo dihet dhe duket qartë. Shpëtimi, i vetëdeklaruari dhe i votuari i çamëve dhe shqiptarëve si “shpëtues i çështjes çame”, ka hipur mbi disa kolltuqe të pushtet-krimit “SALI, jo si luftëtar për çështjen çame, por si “menaxher” për interesa të veta dhe të mini-grupit që ka në kryesinë e PDU. Sali Berisha e ka joshur “luftëtarin pro çam” me ca poste zyrtare të nivelit të tretë, por që kanë financa si postet e nivelit të parë, ku “shef personeli dhe kryefinanciar” bilancesh janë “tre musketierët”, të cilët e kanë kthyer PDU e çamëve, në QTU të pushtetit-krimit anti-çam “SALI”.
Comments are closed.
Po pdiu te pakten i ka bere ca gjera te hajrit kunder rames dhe berishes, ka dal kunder konsullit, kur rama dhe berisha e qepnin gojen, doli kunder te gjitha ligjeve antishqiptare ne parlament, kur rama nuk hynte e berisha miratonte. po me duket se ju i doni te gjith me ramen qe e keni me kaq merak. nese ka nje parti qe duhet votuar ne shqiperi esht pdiu, te tjerat i kemi pare
ka filluar te mbaje ere dhe kjo parti…
Shpetim Idrizi nuk eshte Came! po te ishte Came nuk rinte ne prerin e Sali agjentit, Shpetimi eshte agjent i grekve dhe nje Halabak, kaqe..
O patriot shkundu para se te flasesh dhe kontribuo per kete patri se vetem era patriotizem vjen. Tung
o patriot me duket pak e cuditshme qe nje parti si PDU qe per piksynim te saj ka bashkimin kombetar dhe camerine shkon dhe ben nje aleance me sali berishen,kur dihet ky desht te shiste detin dhe tani me regjistrimet kerkon te shese dhe token!?!??!?!
Nga Partia “SHPRESA DEMOKRATE” – z. Pellump G. Pilinci – Kryetar…… CAMERIA, KJO TOKE E GRABITUR S’ka shqiptar qe te mos e kete te rrenjosur thelle ne shpirt e ne zemer emrin e bukur te Camerise.. S’ka shqiptar qe te mos e dije e te mos e kete mesuar. Me qindra fshatra te djegura, me mijera Njerez te masakruar, gra te turperuara, femije te shpuar nga bajonetat e ushtrive greke te Zograf- osit ( O Sali Berisha ) jane vellezerit tane fatzinj, te cilet nga roberia otomane kaluan nen zgjedhen Barbare te fqinjve shoviniste….. Te gjitheve na dhemb zemra nga renkimet dhe gulcimet e nje kombi, per krahinat e bukura, qe na i grabiten pikerisht ne castin kur prisnim te na qeshte buza, Pas shekujsh te tere S’ ka RRUGE, S’ka lagje, s’ka shesh, s’ka hotel, s’ka klub qe populli te mos e Kete pagezura me emrin e bukur te Camerise,vetem e vetem per te mbajtur gjalle kujtimine saj dhe Shpresen e kthimit ne gjirin e Memedheut. I madh ishte krimi i Konferences se Londeres, me 1913, Qe, pa marre parasysh ngjarjet historike, pa marre parasysh te drejtat etnografike, pa marre parasysh shqiptaresine e pakontestueshme te Camerise, ia dorezoi padrejtesisht Greqise kete krahine te bukur te Shqiperise. Akoma me i madh dhe me i hidhur ishte krimi i Konferences se Parisit, me 1920, qe, duke mbyllur syte perpara kasaphanes greke te 1913-1914, vertetoi vendimin Arbitrar te Konferences se Londeres per Camerine dhe viset e tjera te Shqiperise se Jugut. Kan Kaluar 90 vjet qe nga dita fatale, kur Konferenca e Londres ia kaloi Camerine e martirizuar fqinjes se Jugut. Kaluar 90 vjet qe nga ngjarjet e hidhura te asaj kohe, nje tmerr i papare dhe i pathene u mboll qe nga Cameria deri ne Vlore prej ushtrive greke te Zografosit. ( Te gjitha keto i vertetojne dekumentet zyrtare te komisionit Nderkombetar te Kontrollit o Sale Berisha ) I kemi te gjalla karvanet pa mbarim te muhaxhireve te Toskerise, qe, per t’u shpetuar masakrave Shtazore te gjiritllinjve, braktisen cdo gje, deri edhe foshnjat ne djep, per te gjetur mbrojtje dhe strehe ne fushat dhe ne ullinjte e Vlores… Kaluan 90 vjet, O Sali Berisha. Por ne sternipat e Skenderbeut, e niperit e Myslym Gjolekes se Laberis, nuk mund te harrojme qe popullsia came vuan nen despotizing grek, duke pritur me padurim diten qe te triufoje LIRIA dhe Drejtesia…. Fqinjet tane duhet ta kene te qarte se padrejtesia historike nuk mund te shkoje aq larg.(Aq sa shkoj renia e Murit te Berlinit se fameshem.) Partia “SHPRESA DEMOKRATE” nuk do te reshte KURRE punen per t’i bere shqiptaret te ndjehen e te jetojne si komb unik, ashtu si na ka krijuar Vete natyra, ne trojet e STERGJYSHERVE tane, me te lasht…Nuk do te reshte KURRE se punuari per at bere REALITET aspiraten, per te cilen derdhen GJAKUN dhe na e lane AMANET te paret Tane: “ Bashkimin e Kombit Shqiptar brenda KUFIJVE NATYROR”… O Sali Berisha .Ne shqiptaret e vjeter ne Amerike dime se cebejme, gjysherit tane kane punuare per Ameriken, dhe Ne jemi dikushi, ( kurse ju sjeni kurkush, Vetem sherbetor dhe masha e “UDB” ..Ne Ua tregojme te gjitha atyre qe s’e dine, ua kujtojme atyre qe s’duan ta dine se Cameri quhet vazhdimi i Tokes sone, qe shtrihet nga Kepi i Stilosit kundrejt Kanalit te Korfuzit, gjate Bregdetit te Jonit e deri ne Gjirin e Artes. Theksojme se Cameri quhet krahina, qe perfshin ne gjirin e saj qytetet e mirefillta shqiptare: Konice, Pogon, Margellec, Filat, Paramithis, Preveze, Janine, etj. Jetojne me qindra emijera njerez te mbetur prej asaj kohe, te cilet, me gjithe perpjekjet e grekeve per t’i shkombetarizuar, ruajne gjuhen, zakonet dhe veshjet ( ARBERORE)….. Mjafton t’i kujtojme Maqedonve-Grekove,Serbve dhe agjenteve te tipave “Sali-Nano-Godo-Meta” e shume te te tjerve, qe t’i hethe nje veshtrim hartes gjeografike, per te konstatuar lehte se, si nga pikepamja topografike ashtu edhe nga pikepamja gjeopolitike, krahina e Camerise eshte pjesa e pandare e trungut shqiptar. (*) Ne vitin 1442, kur Shqiperia ndodhej ne lufte me Turqine, Ne Kalane e Janines shqiptaret luftuan ne emer te kombit tone…( b) Kur Kongresi i Berlinit, me 1878, ia dha Epirin Greqise deri ne lumin Kalama, shqiptaret e mbrojten me gjak vendin e tyre, aq sa Greqia mundi te pushtoje vetem nje fare te vogel te kesaj krahine. (c) Ne vitin 1880, si pasoje e protestave te rrepta te Lidhjes se Prizrenit ndaj kerkesave te padrejta greke si dhe nga kryengritjet e shqiptareve, te lidhur me besa-besen per te mos leshuar asnje pellembe te Atdheut te tyre, Evropa arriti ta njihte Janinen si qytet shqiptar. (d)Ne vitin 1897, ne Luften Greko-Turke, kur milicia te shkelte Shqiperine e Jugut, forcat vullnetare Shqiptare i sprapsen dhe i munden ne menyre te turpshme….Po ne kete kohe, kur 500 greke, te udhehequr nga vullnetari Italian Milanez Conte Conturbia, zbarkuan ne Lekures, afer Sarandes, Duke pasur si qellim ngritjen e popullsise epirote per aneksimin e epirit greqise, asnje i krishtere Shqiptar nuk u bashkua me greket, por i famshmi Myslym Gjoleka, me nje grusht vullnetaresh nga Laberia trime, e shtypi lehtesisht kete ndermarrje qesharake. C’nevoje eshte te gjurmojme poshte e Lart per te hetuar se c’thone bota, se c’thone Janullatos-Gage-Bollano, se c’thone Nano-Berisha, per Shqiperine e vertete, kur proven me te qarte, me te plote dhe te pamohuar te shqiptaresise se Camerise e ka dhene vete greqia me masakrat e ushtruara ndaj shqiptareve dhe shkretimet e vitit 1913-1914, vetem e vetem per ta fshire Shqiperine e vertete dhe per ta cunguar trungun e memedheut tone..Si eshte e mundur qe qeveria e Sali Berishes dhe parlamenti i Jozefina Topallit hesht perpara te gjitha masakrave te historise, si eshte e mundur qe nuk proteston ndaj pretendimeve te (Bollanos) duke i shkaktuar keshtu nje dem te pamohueshem ceshtjes sone Kombetare,Ky parlament i Jozofines qe mundet te merret me gjithcka tjeter, por vetem perpara ceshtjeve madhore te Kombit hesht, hesht.. Partia Shpresa Demokrate; eshte parti e djathte; Se shpejti do te krijoi qeverine teknike…. Qeveria me Shqiptaret te ( Mirefillte ) Qeveria e re do kete te njejtin ligje si ne Amerike..Antishqiptaret (Tradhetaret) kudo qe te jeni; ne banken (e te Akuzuarve) nuk do te kete (SHPETIM); as Berish-Nano as Janullatos-Bollano, keta do jene ne banken (e te akuzuarve). Nuk do te lejohen, si deri me sot, ambasadoreve te huaj te nderhyjne ne veprimtarine e organeve te Shtetit shqiptar, te kryejne veprimtarin ne dem te interesave te kombit, duke implikuar struktura Te pushtetit e duke rekrutuar nepunes. Do te mbahet qendrim,do te penalizohen. BIEN KAMBANAT NE TE GJITHE SHQIPERINE! Bashkohuni me ne, motra dhe velezer! Shqiptare te mirefillte, Veri, Jug, Lindje dhe Perendim! Jemi te nje race, te nje gjaku, te nje gjuhe e te nje kombi! Jemi vellezer! Sjemi myslimane Turke-Arabik, jemi Myslimane Shqiptare! Sjemi Krishtere-orthodoks serbemaqedongrekocigane, jemi Shqiptare ! Sjemi katolik Italan, jemi Shqiptare ! Memedheu na therret ! Le t’i japim besen njeri-tjetrit per permbushjen e amanetit te te pareve tane, per realizimin e interesave dhe te aspiratave te kombit, per te punuar e per te luftuar,qe femijeve tane t’u krijojme nje AMERIKE te vogel e t’u leme parajsen, krenarine kombetare,dinjitetin e nje kombi te bashkuar, Shqiperine e lire e te siguruar Brenda Kufijve te saj Natyrore! O sternip i Skenderbeut: c’ pret? NGREU, mos fli gjume: mos prit lirine nga serbomaqedongreko, Erdhi koha te ngrihesh, se shqiptareve nuk i dhimbet jeta per atdhene, c’pret ? ……. Partia “SHPRESA DEMOKRATE” Selia: Rruga Hoxha Tasimi Nr.155/1 Tirana.. [email protected]
“SHPRESA E SHPRESAVE”
Shpresa Demokrate | April 29, 2010 12:15 PM | Repliko
Oboboboooo….. ça i ke bere Hajriut me kete..!!!! ?
Vetem ti mos u shqeteso o greko. Ti ik boji hyzmet ADN-se ………
Shpetim Idrizit greket ja sollen varret mu ne mes te Shqiperise dhe ai nuk e ngriti zerin per kete turp te qeverise qe mbeshtet.
Pjesa me e madhe e cameve jane patriote por ca si ky per pushtet shesin Shqiperine,Camerine dhe interesat e cameve bashke.
O byrazer po ja fut kodra pas bregut. Nese ka ndonje parti qe ka folur dhe kundershuar haptazi dhe me gjithe forcen e saj per gjithçka qe eshte bere ne dem te shqiperise dhe shqiptareve , kjo eshte PDIU. Problemi qendron se sa force kemi ne dhe se te vetem a mund te bejme dot gje apo jo?
Forca jone arrine deri tek denancimi dhe berja publike e fakteve dhe nese duam te mbrojme interesat kombetare duhet te bashkepunojne te gjitha forcat politike si nje force e vetme.
Shqiperia nuk eshte vetem e Çameve, Çameria nuk eshte vetem e Çameve. Shqiperia ,Kosova,Çameria jane te te gjithe Shqiptareve ,prandaj lind per detyre qe te gjithe ta mbrojme.
Pse koalicion me PD-ne? Çamet ne pergjithesi jane te djathte dhe antikomunista,duke patur parasysh edhe poshtersite qe enver bastardi beri ndaj nesh nuk na ngel rruge tjeter veçse te jemi me PD-ne. Ndersa sali prosti e shfrytezon kete fakt .
Une bej pyetjen po PD -istat a jane Shqiptar, a kane detyrime ndaj ketij vendi? Une them PO dhe me shume se kushdo se jane ne pushtet. Po PS-istet a kane detyrime ? PO. Kur PS-ja nuk flet sot qe eshte ne opozite vajmedet neser kur te jete ne pushtet . Prandaj doja ti thoja te gjitheve dhe sidomos ketij diletantit partiak Kledian Lules qe yet veten para se te akuzosh apo te flasesh per te tjere pyet veten : une çfare kam bere per kete vend?
Gjithe te mirat
Mero,a nuk te duket se keta camet ose nuk kuptojne(jane pak te trashe) ose lozin rolin e budallajt,pse duhet shume zgjuaresi per te kuptuar qe Idrizi eshte atavizem e F.Nanos.
Idrizi eshte politikani me komod nder viset e Shqiptareve. ky grykes i vogel , u majm mire me leke kur ishte drejtor i doganave, kur ushqente gjithe taborrin e Fatos Nanos. eshte shume komode qe pasi te kesh vene miliona duke vjedhur, te besh nje parti dhe te faktorizohesh ne politike, pamvaresisht se ne prerin e kujt ulesh
Ate agjensine e udhetimeve ne grup e hapi ky apo akoma? ?
o Andreassssss te kujtoj qe ftesa per debat balle per balle vazhdon,po pres qe te mledhesh ate pak burreri (nqs te ka mbertur) dhe te pranosh ftesen !
Shpetim Idrizi nje emer i deghuar ne kohen e rametit fatos.Pasi mbushi xhepin e fatosit dhe pastaj te tijin cami ne dukje i urte shau saliun dhe u be deputet i ps.Duke qene nen urdherat e fatos ustait u largua nga grupi socialist si ghoja ipavarur por ne fakt varej nga usta fatosi i cili e ka ne kthetrat e tij sa te jete shpetimi ghall.Shpetimi mundohet vertet per ca te drejta te ca
meve por ne kete lloj rruge qe i kerkon ai i vetem si parti dhe si popull cam pa mbeshtetjen e qeverise dhe parlamentit nuk mund te bej dot asghe.Ai eshte aty te saliu i cili eshte jo vetem kundra cameve po kunder ter shqiptareve.Cameria do fitoj nje dite lirin por jo ne rruge paqesore sic kerkon Shpetimi me shoke .Populli Shqiptar e ka fitur ato pak liri qe ka sepse ka akoma per te fituar vetem me gryken e pushkes dhe ajo dite do te vije shpejt apo vone.Si konkluzjon te kesaj qe thashe eshte ndekometarizimi i ceshtjes me ane te pushkes qe europa kur…… Te veri ne vend padrejtesit qe ka ber popullit shqiptar para 100 vjetesh.