Burgaj hedh poshtë akuzat e Prençit: FNSH nuk vepron pa urdhrin e policisë

14 Prill 2011, 10:20Politika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka hedhur në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë poshtë akuzat e Shemsi Prençit se, është urdhëruar nga zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, për të vënë në lëvizje forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Sipas Burgajt, këto forca mund të veprojnë vetëm më urdhrin e drejtorit të policisë.

Shemsi Prençi akuzoi pak ditë më parë zëvendësiministri Peka se e kishte urdhëruar dhe kërcënuar që të jepte urdhër për ndërhyrjen e forcave të ndërhyrjes së shpejtë në Bathore, për  “t’u shtypur kokën simpatizantëve socialistë”.

Burgaj, gjatë një prononcimi për mediat, ka deklaruar se policia do të jetë në shërbim të qytetarëve, pa u përzier në konfliktet politike.

1 komente në “Burgaj hedh poshtë akuzat e Prençit: FNSH nuk vepron pa urdhrin e policisë”

  1. rrapi says:

    o njeri po kte gje i tha prenci ministrit tend,, shko shpjegoja ministrit te zyra ,, mos ha dhe ti ndonje te share………..turp turp

Comments are closed.

Lini një Përgjigje