Fushata: Presione, blerje votash dhe investime. Ana e erret e fushates se zgjedhjeve vendore. Cfare ndodh ne zonat e thella dhe qytetet e vogla te vendit. Nga kercenimet per heqje nga puna deri ne blerje votash dhe investime ne pragun e zgjedhjeve te 8 majit
Nga Sebi Alla
Ne Tirane, Edi Rama dhe Lulzim Basha levizin lirshem bashke me stafin qe u vjen nga pas. Qytetaret me bindjet qe kane, nuk druhen nese i takojne, apo te marrin pjese ne batutat me dhe pa kripe te politikaneve pretendente per te zene apo rimbajtur fronin e kryebashkiakut te kryeqytetit. Gjithcka ngjan me nje fushate te ndershme, te lire, packa se jo aq te qete. Por Shqiperia pertej bulevardit metropolitan dhe qyteteve te medha, eshte ndryshe. Ne nje komune te thelle, a nje bashki qe ka me pak banore se nje lagje e vogel e periferise se Tiranes, ka te tjera forma per te siguruar ca mbeshtetje me shume. Vota ka nisur te blihet dhe merret ne forma te ndryshme. Diku me para, ne nje tjeter fshat me nje shtrese te holle asfalti, e ca me rende me presione per humbje te vendit te punes. Te fituar dalin ata qe dine te perdorin keto metoda, aspak te ndershme, por prezente ne mbare vendin. Ka ndodhur dhe po ndodh, thjesht mund te vihet ne peshe se cila force politike e aplikon me shume. Me te prekurit jane punonjesit e arsimit, shendetesise, ujesjelles-kanalizimeve…
Ne nje fshat te thelle malor te Librazhdit, te jesh mesues do te thote nje rroge e mire, qe te ben te jetosh ndryshe nga te tjeret dhe ne varferine qe anon nga mizerja, te duket vetja i “pasur”. Pak toke are nuk ia siguron jetesen atij, bashkeshortes dhe femijeve, por nje rroge shteti e ndihmon shume, madje mund ta rendise nder parine e fshatit. Eshte mesues, prej tete vitesh, por sa here ka zgjedhje parlamentare apo lokale e kap ankthi. Emer dhe mbiemer ia mesojme ne vend, por lutet qe edhe inicialet te mos ia nxjerrim. Me pas pranon t’i vendosim, pasi jane kater arsimtare qe ai njeh me inicialet e tij, A.D. Druhet se emri i tij do te shkoje drejt e ne veshin e nepunesve te drejtorise arsimore te rrethit dhe po u mesua se ka folur, i thote lamtumire punes. “Emrin e ke me laps, fshihet ne moment”, i kane thene. Kete nuk e harron kurre mesuesi i ri, baba i tre femijeve. “Na kane thirrur ne Drejtorine Arsimore dhe pervecse kerkojne qe te japim voten familjarisht per perfaqesuesit e PD-se, na kane caktuar qe edhe ne farefis te plotesojme nje numer te madh. Zona jone njihet si e majte, ne fshat me kane kerkuar qe te siguroj 20 vota dhe nese rezultati ne fund nuk del kaq, mund te me rrezikohet vendi i punes”, pohon ai. E njejta gje i ka ndodhur edhe ne vitin 2009. Asokohe i siguroi jo pa veshtiresi aq vota sa i kerkuan, por edhe shefat e mbajten fjalen. Nuk e transferuan, nuk e larguan nga puna, madje mori sigurime se sa kohe te ishte e djathta ne pushtet, ai do ishte mesimdhenes. Per te me shume se nje bindje politike, ka rendesi vendi i punes. Edhe po ndodhi permbysja dhe e majta vjen ne pushtet dhe i kerkon ne te njejten forme te mbledhe vota, eshte ne gjendja ta beje. “Nese nuk bindesh dhe nuk arrin te sigurosh aq vota sa te kerkojne, nuk te shkarkojne menjehere. Me disa kolege te mi ka ndodhur qe i vinin shpesh kontrolle nga drejtoria arsimore dhe kapeshin me gjera te vogla. Ne fillim i transferonin ne shkolla larg shtepise dhe me pas edhe jane shkarkuar dhe zevendesuar”. Ditari i mesuesit nuk ka rendesi nese plotesohet. Aq me pak te kete mendjen tek mesimdhenia, pasi ne kete kohe nje ore miting, po perkthehet si dituri per nje vit shkollor. Sepse edhe ne qytete, shkollat 9-vjecare dhe te mesme dalin ne rruge sa here ka mitingje. Ndryshon koha dhe forma, por qellimi mbetet gjithnje i njnjte: Cilido pushtet e ka perdorur dhe po perdor administraten per ta angazhuar dhe bere presion per te marre sa me shume vota. “Ne vitin 2005, sa kisha nisur pune, edhe ate kohe te majtet na lane te nenkuptohej se nese do benim fushate per ta, do ishte nje plus me shume, por nuk na vendosen kushte se sa vota duhet te siguronim”, tregon mesuesi. E majta u tregua pak me e rafinuar, por edhe ajo nuk e anashkaloi kurrsesi administraten.
Ne keto zona te thella, ku nje grusht banore bejne diferencen, pasi fshatrat jane braktisur dhe popullsia eshte e vogel, nuk hidhet para. Pergjithesisht punohet me farefis, klane dhe mbeshtetje qe sigurohet me premtime te vogla. Nuk paguhen votuesit nen dore, pasi flitet se edhe kandidatet nuk jane aq te pasur. Thjesht gezojne reputacion ne zona si burra te shkolluar dhe asgje me teper. Me pak presion dhe me klane te mireorganizuara, mund ta fitosh nje komune malore. Sa me prane qytezes te zbresesh, aq me e sofistikuar dhe pragmatiste behet menyra per te kerkuar voten. Presionet edhe ketu jane te pranishme, por veshtire te kuptohet ne fund se kush e dha dhe kush nuk e dha voten qe kishte premtuar. Kur politikanet trokasin dere me dere, banoret i presin mire dhe jane mesuar me kete metode mashtrimi te dyanshem. “Ata na kerkojne voten, ne u themi te gjitheve po, do ua japim, por ne fund do votoj per ate qe me mbush mendjen”, shprehet nje qytetar qe duket se e ka ndare mendjen se ke te zgjedhe, por me te drejte ruan fshehtesine qe duhet te kete cdo individ. Me menyren si premtojne politikanet dhe po ashtu edhe banoret per mbeshtetje, teorikisht deri para 8 majit te gjithe e konsiderojne veten fitues. “Ne fakt kerkojme nje fushate te ndershme, por konstatojme se po i behet presion administrates shteterore. Merren ne duar listat e te punesuarve ne sektorin shteteror, arsim, shendetesi, ujesjelles etj, dhe ne forma nga me te ndryshmet u behet presion qe te bejne fushate e sigurojne sa me shume vota ne favor te PD-se”. Keshtu shprehet kreu i PS-se se Librazhdit Kastriot Gurra. Te njejtin shqetesim do ngrinte edhe deputeti Pandeli Majko, i cili vuri ne dukje se ne rrethin e Korces te gjithe punonjesve te administrates publike po u behet presion i hapur qe te ndikojne ne favor te kandidateve te PD-se, duke u kujtuar se ne rast te kundert do te humbasin vendet e punes. Dhe llogarite jane te thjeshta. Gjithkush ben hesapet familjare, ku me dhe pa deshire eshte i detyruar qe te hedhe voten aty ku i kerkohet. Per nga menyra e zgjedhjeve, qofte edhe nje vote e vetme me shume te shpall fitues, ndaj thuhet kudo se jane ndezur te gjithe “motorrat” per te dhene goditjen e madhe te 8 majit, qe do siguroje edhe ca vite mbijetese. Veshtiresia qendron ne faktin se personat te cileve u behet ky presion nuk denoncojne, pasi kjo mund t’u kushtonte edhe me shume se vendi i punes. Prova konkrete per eproret e tyre qe u bejne presion nuk kane dhe kjo mund t’i perballte me drejtesine. Ndaj duket se jane pajtuar me cdo kerkese te tyre. Ne zona te tilla, te konsideruara si te dores se dyte, eshte e veshtire te hidhet para. Edhe kandidatet, te majte e te djathte nuk futen tek parelinjte e njohur, ndaj punojne me miqesira, fise, klane dhe presione. Pak njohin dhenien e parave. Nese me mesuesit e zonave te thella, apo te qytezave kapet shpejt lista dhe behen bilancet, kjo ndodh edhe me sistemin shendetesor, apo me cdo institucion tjeter ku jane te punesuar. Marrin pjese thuajse ne te gjitha takimet me elektoratin dhe bejne fushate. Sepse keshtu e do politika dhe kjo ka ndodhur edhe kur e majta ishte ne pushtet, qe nxirrte ne fushate nepunes te administrates. Nje fenomen mjaft i njohur qe zhvlefteson idene e “votes se lire”. Sepse liria e tyre perfundon aty ku mendohet se duhet te niste, tek kutia e votimit.
Kjo gjendje nuk mund te jete ne mbare vendin. Sepse ngjan absurde te mendohet se ne qytetet e medha mesuesit, punonjesit e sistemit te shendetesise apo te ujesjellesit te merren me liste nje e nga nje dhe t’u kerkohet vota. Apo jo?! Ne fakt, fraza anonime “me kerkuan ta fotografoj me celular voten time”, eshte degjuar ne shume raste. Pa folur per historine e listave te dyshimta zgjedhore neper minibashki. Gjithsesi, e sigurte eshte se ne qytetet e medha ka nje braktisje te dukshme te detyres, per te qene pjese e fushates. Me problematike konsiderohen shkollat 9-vjecare dhe te mesme te cilat me urdher te drejtoreve perkates ne disa zona lene mesimin dhe behen pjese e mitingjeve te shumta qe zhvillohen. Njekohesisht ne bashkine dhe minibashkite e Tiranes, pononjesit eshte e veshtire t’i gjesh ne zyra. Puna e tyre tashme eshte terreni, duke u qepur plot zell pas kryetareve te tyre per te bere fushate. Nje situate qe demton me shume qytetaret qe kane vevoje per sherbime. Gjithsesi fushata nuk mund te zgjase me shume se 45 dite dhe e gjithe fuqia e tyre eshte perqendruar ne takime, premtime, investime, shpenzime parash dhe presione. Po ndjekin te gjitha format per te dale fitues dhe synojne qe te afrojne votues te cilet jane ende te pavendosur, ose pragmatiste per te perfituar dicka ne kembim te votes. Krahas formave te takimit shtepi me shtepi, kandidatet majtas dhe djathtas, ne “skaleten” e tyre te fushates, kane bere kerkese te vazhdueshme qe te pakten nje here ne zonen e tyre te mberrijne dy politikanet kryesore te vendit, Berisha dhe Rama. Me kete ide ishte edhe kreu i qeverise kur pak dite me pare vizitoi komunen Petrele dhe u ndal ne inagurimin e rikonstruksionit te nje shkolle dhe rruge. Ne komuna me nje zhvillim relativisht te mire, nuk mund te “pije uje” presioni, por investimet dhe paraja. Jane te dyja qe shkojne paralel me njera-tjetren. Ne zona te cilat mendohen te zorshme per t’u fituar, kundershtaret nuk ngurojne qe kryefamiljareve t’u ofrojne shuma te caktuara parash te cilat ne fund perkthehen ne nje vote familjare pro atij qe ofron me shume. Pa harruar edhe premtime per ndryshime te medha dhe investime qe premtojne se do i kryejne nese zgjidhen perfaqesues te pushtetit lokal. Ne zgjedhjet vendore, ndryshe nga te pergjithshmet, kandidatet behen njesh me banoret, ne menyre qe te kene voten e tyre. Jo gjithcka lidhet me premtimet per te ardhmen, pasi qytetaret jane mbushur kaq shume me to, saqe nuk besojne ne fjalet qe thuhen. Duan te prekin e te shohin investimet konkrete. Per kete vjen ne ndihme fondi rezerve qe historikisht ne keto vite tranzicioni njihet si investimi i fushates. Projekte per ujesjellesa dhe rruge vihen ne zbatim pikerisht ne kete kohe dhe ndonese me ritme disi me te uleta se zgjedhjet e vitit 2009, perseri shihet dora e pushtetit. Disa projekte qe kane qene ne plan per vitin e kaluar, jane shtyre per shkak te fushates, ne menyre qe kjo kohe, teksa fushata tashme ka nisur, bashke me te vlon zifti i nxehte dhe asfalti i holle qe derdhet rrugeve me gropa. Ne komuna qe drejtohen nga e djathta realisht eshte pare nje investim shume i madh. Kjo ka bere qe edhe ne fshatra te njihet asfalti, ne ato zona ku vite me pare nuk kalonin as zetoret nga balta dhe rruget me gropa. Ne nje llogari te thjeshte i bie qe edhe banoret te tregojne zgjuarsi ne voten e tyre. Aty ku eshte pushteti qendror, te anojne edhe per ate lokal. Por perseri jane ne nje dileme. Nese kandidatet qe do zgjedhin jane te djathte, nuk dine si do jene zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2013. Ndaj u duhet qe te bejne edhe llogarite jo aq te thjeshta, per te anuar andej nga vjen pushteti. Sepse pushtet per ta perkthehet ne para dhe paraja sjell investimin. Fushata vazhdon, incidente ndermjet simpatizanteve te thjeshte nuk ka pasur, per me teper qe te gjithe njihen me njeri-tjetrin dhe eshte politika ajo qe i fut ne grindje per votat. Me pas u kthehet shpina dhe vazhdojne te “rrnojne per me tregue”… si ua marrin voten.
Revista Klan