Policia Ndërtimore: Do të prishim tendën e PS në bulevard

13 Prill 2011, 18:08Politika TEMA
Policia Ndërtimore: Do të prishim tendën e PS në bulevard

Gjatë sherrit për ngritjen e çadrës së PS

Policia Ndërtimore ka kërkuar nga PS që të ngrejë çadrën elektorale të vendosur në qendër të Tiranës pranë Piramidës, përndryshe ajo do të prishet si objekt pa leje. Kreu i inspektoriatit ndërtimor ka shpjeguar arsyet se perse ai objekt eshte i paligjshem. Kreu i Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Kombetar Erjon Softa i ka bërë komentet e tij per Albanian Screen duke thënë se ndertimi i objekteve metalike nuk lejohet dhe per kete arsye eshte kerkuar pezullimi i punimeve per ngritjen e saj. “Ashtu si Inspektoriati i bashkisë së Tiranës shkon dhe prish tendën e çdo qytetari i cili nuk ka leje për të ngritur një konstruksion metalik I cili mund ta përdorë si tendë apo si kjoskë, ne duhet të dimë se në bazë të nenit 48 për Urbanistikën nuk lejohet asnjë ndërtim i përkohshëm” tha Softa. Sipas Softes ligji nuk e lejon dicka te tille ndersa per kete bashkia ka afat 10 dite per heqjen e saj ne te kundert inspektoriati do te kryeje detyren. “Kemi njoftuar Inspektoriatin e Bashkisë së Tiranës dhe presim nga ata të bëjnë veprimet ligjore ashtu siç është e shkruar dhe më pas ne do të jemi në vlerësim të veprimeve tona hap pas hapi për të qenë të kujdesshëm në mënyrë që veprimet tona të jenë absolutisht të bazuara. Pra, do të thotë që ne do të jemi aty për të bërë detyrën tonë” tha Softa. Ngritja e tendes elektorale nga Forumi Rinor Socialist shkaktoi tension mes tyre dhe simpatizantëve të LSI-së te cilet u perplasen dhe fizikisht. Sipas deputeteve te PS ngritja e tendes kishte lejen e bashkise, por inspektoriati e ka kundershtuar ate duke e cilesuar si nje ndertim te paligjshem metalik ne bulevardin kryesor te kryeqytetit.

1 komente në “Policia Ndërtimore: Do të prishim tendën e PS në bulevard”

  1. Ndoc Sukaj says:

    Ne te gjitha vendet e ,,Botes se lire,, ku sundon ligji i barabarte per te gjithe nuk pengohet veprimtaria politike e partive te medha apo te vogla ne pushtet apo opozite shoqata etj.etj.Problemi i pushtetit Blu me cadren e Roze nuk eshte se ata u kane shkelur ligjin Blu por ne ket rast dhogariten ,,demet,,qe veprimtaria e cadres Roze mund ti shkaktoje pushtetit Blu nga ketu e deri ne ,,celjen e luleve te reja,, ne fillim te Majit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje