Aleanca “Kuq Zi ka qenë gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit, për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Pjesëtarë të kësaj aleancë kanë thënë se kombësia shqiptare nuk mund të shitet për 300 euro në muaj.
Sipas kësaj organizate, janë 20 mijë personat që përfitojnë pensione nga Greqia, duke e deklaruar veten e tyre në mënyrë të paqenë si shtetas me kombësi greke. Të gjithë ata janë të moshës mbi 65 vjeç.
Artistë dhe intelektualë durrsakë përkrahën nismën e aleancës “Kuq e Zi”, duke nënshkruar peticionin dhe duke qëndruar pranë organizatorëve në këtë tubim.
Aleanca kërkon që të gumbullojë sa më shumë firma, në mënyrë që të anullohet ligji për regjistrimin e popullsisë, i cili bazohet mbi kombësinë dhe besimin fetar.
Comments are closed.
Uroj mbarevajtje ne aksionin fort te respektuar te “Aleances Kuq e Zi”.Ne harmonine e mbeshtetjes sipas territorit u kujtoj edhe ambjentet universitare.