Mubarak shtrohet në spital pak përpara arrestimit

13 Prill 2011, 08:38Politika TEMA

UPDATE- Ish- presidenti egjiptian u shtrua në spital pak përpara arrestimit për disa probleme në zemër. Një urdhër arresti është lëshuar ndaj Mubarak, por ai ka kaluar një krizë kardiake përpara se të arrestohej. Ai gjendet i shtruar në një spital në Sharm el Sheikh, ku ndodhet prej disa kohësh. Ndërkohë, policia ka arrestuar dy djemtë e tij, Gamalin dhe Alaan, edhe këta nën akuzë si i ati për korrupsion dhe dhunë kundër protestuesve. Ndërsa dy djemtë e tij hynin në makinë, turma e mbuloi atë me shishe plastike e gurë. Një nga drejtuesit e policisë i tha turmës: “Vëllezër, e morët atë që donit, ja ku i kemi”. Ndërkohë turma është zhvendosur tek spitali ku ndodhet Mubarak duke thënë “Ja ku është kasapi”.

Egjiptianët nisën të protestojnë sërish ndaj mosarrestimit të Mubarak dhe ky presion çoi në këtë vendim. Në sheshin Tahrir, ata kërkuan edhe varjen e Mubarak.

 

2 komente në “Mubarak shtrohet në spital pak përpara arrestimit”

  1. jani says:

    radhen e ka sali ram mubarak berisha.

  2. turizmi says:

    Ky eshte komb!!! Ky pushtet qe eshte sot duhet te laje njehere e mire edhe kusuret e komunizmit. Nuk do te kete demokraci ne Shqiperi nese nuk ndeshkohen rende Komunistet qe kane drejtuar kete vend nga 1944 – 2011. Jo vetem denim radikal por edhe sekuestrim pasurish deri ne brez te trete. Ndeshkimi rende i tyre do te jete mesazhi me i mire per ata qe vijne mbrapa per te ndertuar nje shoqeri te shendoshe.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje