SHENIM/ Berisha mashtron hapur për abuzimin e Bashës me të dhënat personale të shqiptarëve

13 Prill 2011, 09:11Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha, i pyetur gjatë një interviste në NEWS 24 për mesazhet e urimit të Bashës, tha se kjo nuk është shkelje e privatësisë pasi Basha ka 100 mijë fansa në Facebook, duke supozuar kështu se Basha i di këto të dhëna nga rrjeti social. Tejet i lumtur ka qenë kryeministri që Basha ka kaq shumë fansa në Facebook, sa të gjithë gazetat pranë tij si Panorama, Koha Jonë e Standard i kanë dhënë hapësirë të konsiderueshme lajmit që Basha udhëheq në Facebook, duke i përkthyer këto fansa në vota. Për dikë që njeh shumë pak internetin, e di shumë mirë se kjo është çmenduri që të marrësh për bazë diçka virtuale. Të gjithë e dimë sa kollaj është të hapësh një profil e për më tepër edhe sa kollaj mund të blesh ‘like-t’ e famshme në Facebook. Por kjo për ne nuk ka rëndësi, ajo që vlen është se Berisha mashtron kur thotë se të dhënat i ka siguruar në Facebook, pasi dihet shumë mirë që numrat celularë nuk gjenden në Facebook. Dhe Basha ka dërguar mesazhe për ditëlindjet në celular, madje për njerëz që nuk i ka fansa në Facebook. Mashtrimi i Berishës bëhet edhe më i rëndë kur tha se edhe ai ka dërguar mesazhe në vitin 2009. Por është ndryshe të dërgosh SMS për çdo shqiptar pa asnjë dallim, e ndryshe të dërgosh sms selektive, duke ditur emrat, datëlindjet e numrat e celularit. Basha i di këto detaje të jetës sonë dhe për këtë duhet të hetohet urgjent.

 

8 komente në “SHENIM/ Berisha mashtron hapur për abuzimin e Bashës me të dhënat personale të shqiptarëve”

  1. Sofi says:

    Hahahaaa ah te vdes per votat e Facebook. Po ik o Sal, ik.

  2. england says:

    Ky njeri do ish personazhi me i gjetur ne filmin te Walt Disney te regjizorit italian
    Carlo Collodi pinocchio!
    Genjeshtrat jane ajo cka qe ky njeri di te beje
    po te fillojme ti numurojme ato do na duhen dite e nete te tera,nuk mjafton nje,apo dy numra gazetash
    imagjinoni per nje moment Saliun ne rol,hunda e tij do ish kthyer ne tra,me gjethe shume
    kjo eshte nje semundje per ata qe nuk e perballojne dot ndryshe situaten(per me teper nga nje njeri qe drejton shtetin) kjo kategori njerzish sa hilaqare,eshte dhe e rrezikshme,genjeshtra per Saliun
    eshte i lac,ai nuk rri dot pa genjyer,eshte nje i semure patetick
    paaftesia per te bere te kunderten e detyron kete vemje te genjeje,e te mashtroje cdo dite
    Shqiptaret tashme e kane te qarte se cduhet te bejne per ta zhdukur nje here e mire
    kete monster,8 maji do jete shkelmi perfundimtar qe do marre pinocchio i mastro Geppettos..

  3. rexha italia says:

    ORE zoti SALI NUKE eshte e veshtire qe te behesh doktorr apo inxhinjer por e veshtire eshte qe te zgjedhesh se cfar do te besh ne jete
    DOKTORRIN HAJDUTIN INXHINJERIN VRASESIN SKENARET MASHTRUESIN AGJENTUREN KRYEMINISTRIN GENJESHTARIN apo SHPIFSIN

  4. MEMEDHETARI says:

    Ne intervisten e djeshme Saliun e zinte nje si lemze,po i vute re…Mbase nga qe genjente…Por mbase ishte dhe per “fatkeqesine” qe e kishte zene:Ishte brenda ne studio dhe nuk mund te bertiste ?

    Persa i perket gezimit te papermbajtur (“E di ti se cfare ka bere vaki sot??? – Kane ndodhur shume gjera nga ta di… “Sot numri i fansave te Lulzim Bashes arriti 100 mije!!!”) … ? mendoj se gazetari Babaramo u tregua “zemergjere” qe nuk i tregoi numrin e fansave te z.Lek Plepi…
    Me siguri do ia “ngrinte buzeqeshjen”shvejkiane.. ?

  5. ekita says:

    Ha ha ha,
    domethene po te udhehiqte Edi Rama me “votat” e Facebook, ju nuk do do ta deklaronit ne te njejten menyre dhe me te njejtin entuziazem? Sa qesharake qe jeni. Ju deklaroni genjeshtra me thase dhe s’po duroni dot deklarata te bazuara ne fakte…

    1. DjKoli says:

      hahaha! e pava fang page te Lulit Sales , ne njeren nga ato linket e tij me 1000 e ca like , pava 52 shoke te perbashket qe kishin pelqyer Lulin , me e bukura eshte she 40jane minoren ose jetojne ke Mal te zi ( duke pare mbiemrin tim ) te cilet nuk votojne, mbi 5 here me kane ftuar te behem fans i lulit . . . . Te 6.en do pranoj :p

  6. Falcon says:

    njeri nga fansat e Lulzimes kishte 42 account ne FB …hahahaaha shumica qene kosovar dhe me banim ne europe nga keta lulat me tollumba te cara

  7. Dino USA says:

    Po qe per fansa Lek Plepi behet kryetari bashkise,bile kryeminister!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje