Rama prezanton projektin për tramvaj në Tiranë

13 Prill 2011, 10:52Politika TEMA

Kryetari dhe kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka prezantuar gjatë ditës së sotme projektin për tramvaj në kryeqytet.

Gjatë një takimi në qendrën “Kristal”, përfaqësues të bashkisë kanë prezantuar projektin e tramvajit “Tram Tirana”, i cili do të shtrihet në kryeqytet në 5 linja kryesore: Universiteti Politeknik – Kombinat; Universiteti Politeknik – Kampusi i ri universitar i Tufinës; Universiteti Politeknik – Universiteti Bujqësor i Kamzës; Universiteti Politeknik – Parku i ri i Paskuqanit dhe Tiranë – Aeroporti i Rinasit.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama ka thënë se ka vite të tëra diferencë mes opozitës dhe rivalëve të tyre politikë.

“Ka një dallim radikal mes nesh dhe Saliut. Ne nisemi nga ëndërra, mbështetemi tek vetja, çfarë kemi bërë dhe tek të tjerët, çfarë kanë bërë para nesh. Tendenca e zhvillimit në Tiranë ku ëndrrën e projektojmë hap pas hapi përmes programesh të mirëdetajuara, ku shprehet tendenca e fundit përtej kufirit.

“Jemi vite drite në diferencë nga kundërshtarët tanë politikë, sepse ndërkohë mjafton të shohësh se investohen paratë publike për të zhvilluar rrjetin e transportit në Shqipëri, ku duket qartë se ai është i kushtëzuar nga interesa të drejpërdrejta financiare e elektorale. Nuk ka ende sot një politikë të transportit publik që ta garantojë një lidhje harmonike mes bashkive dhe komunave të këtij vendi në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

3 komente në “Rama prezanton projektin për tramvaj në Tiranë”

  1. Rani says:

    O Edo mos genje edhe ti se te kthehen kunder pastaj keto deklarata. Pastaj ça i ke bere te gjitha linjat te kene njerin terminus te Universiteti, pse nuk e ke futur nje linje kombinat-kinostudio se eshte linje e stermbushur pastaj ka edhe vend boll se tramvajit futi shinat ne rruge te makines s’ka nevoje per shume salltanet atje ku ka vend shume ti behet nje sit i veçante ku te ece vetem tramvaji ne menyre qe te ece shpejt dhe jo si autobuzet humoristike te unazes qe flejne gjume duke ecur. Keta qe ke nxjerre ne fotografi o Edo si sjell dot ti po sill te vjetrit se edhe ata do te kishin kryer pune boll. Duhen nga 3 tramvaje minimumi ne çdo krah dhe po te besh llogarite behen pak si shume leke per ti blere po ishalla e ke seriozisht. Me ate rast hapen vende pune se tramvajet duan shume personel per ti mirembajtur dhe riparuar.

    1. rimi says:

      rani linjen e kombinatit me autobuza ta tha rama,se qe neser vijne autobuzat e rinj nese miratohet buxheti i bashkise

  2. dorand says:

    luli del thote do ul taksat mas 2 ditesh edi del thote do ul taksat me shume luli del thote do krijoj vende pune mas 2 ditesh edi thote do krijoj vene pune me shume, luli thote do bej tramvaj mas 2 ditesh edi thote do bej 6 linja tramvaj. keta kane filluar garen kush rren me shume me duket. deri tani edi ja ka fut se ka dale me 6 linja tramvaji luli ka vetem 1. presim se c do na sjelle kjo jave.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje