Kompania “Planet 2011” është pronë e gazetarit Çlirim Peka 30 për qind dhe Valon Krasniqit 70 për qind
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, i bërë i njohur së fundi me skandalin e urdhrit për përdorimin e forcave RENEA kundër opozitës, duket se qëndron pas veprimtarisë së një rrjeti lojërash fati, i cili formalisht ka aksioner vëllanë e tij dhe administrator djalin e xhaxhait të tij.
Kompania Planet 2011, e krijuar tetorin e vitit të kaluar, ka pronarë të përbashkët me një kompani tjetër lojërash fati EGTB, krijuar qysh në vitin 2008 dhe kanë disa mjedise të njëjta sipas deklarimit që kanë bërë. Ky biznes i familjes Peka duket se është ngritur mbi historinë e biznesit të dy kompanive të tjera më të vjetra në tregun shqiptar. Lojërat e fatit KAJOT janë përhapur shumë kohët e fundit në Shqipëri.
Nga një hetim i gazetës Tema në QKR rezulton se kompania “Planet 2011” me adresë: TIRANE, Unaza e Re, pallat i ri, përballë karburantit “Alpet”, është pronë e Valon Krasniqit 70 për qind dhe gazetarit Çlirim Peka 30 për qind. Ky i fundit ka qenë fillimisht dhe administrator i kompanisë, por në fillim të muajit mars ka emëruar në këtë detyrë djalin e xhaxhait të tij. Valon Krasniqi po ashtu ka pasur kompaninë EGTB tre vjet më parë dhe me sa duket ka parë shansin e zgjerimit të biznesit duke rikrijuar një kompani të re me Pekën, të cilit duket se i ka dhënë 30 përqind të biznesit. Po ashtu është vërejtur një bashkëpunim i fortë i këtyre kompanive me kompaninë tjetër Bala Game, e cila operon në tregun e KAJOT. Disa kompani të lojërave të fatit janë të shqetësuara se ndikimi i zyrtarit të lartë të policisë në këtë histori ka shkaktuar favorizime që kanë deformuar tregun.
Comments are closed.
Gjera qe dihen,kapini te gjithe zyrtaret e larte,dhe te gjithe jane te perlyer ne nje forme ose menyre me bisnese te ndryshme.Edhe keto katunaret Peka,po bejne proceduren e zakonsheme.
Fshatare e maloke e derdimene dhe jevgj qe jane drejtore/eshe,ministra zv/ministra,krye/ministra,….qe te gjithe me duar ne xhep duke krruajtur koqet dhe duke peshtyre levozhga farash luledielli….dhe qe te gjithe kane nje gje te perbashket qelbin nga era e gojes (mund te jete stomaku ose rakia)kjo eshte Tirana qe kam gjetur mbas kaq kohesh….
Sigurisht qe Peka ka pjese ne Lojerat e fatit KAJOT, po si do ja beje hallit Aveniri, qe te paguaje taksat qe ka kjo kompani?!
Parazite te ndyre!