Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kallmet të Lezhës, ku dy bashkëshortë kanë humbur jetën pranë një kabine elektrike. Viktimat e kësaj ngarje janë Zef dhe Leze Prenga, përkatësisht 64 dhe 60 vjeç.
Sipas burimeve të policisë, dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në arrën e tyre, e cila gjendej shumë pranë transformatorit. Kazmat dhe lopatat e tyre duket se kanë prekur ne telat me korrent të këtij transformatori, çka ka sjellë edhe vdekjen e tyre.