Letër sqaruese për zotin Viktor Boshtinaru
I nderuar zoti Viktor Boshtinaru. Pamë replikat e Jozefina Topallit me ju. Nuk duam të gjykojmë as fjalorin e varfër dhe as urrejtjen e pasur që mbushte fjalitë e zonjës Topalli, të cilat të krijonin idenë e pështirë të një diareje politike. Ajo që duket shqetësuese në gjithë gjestin e saj, dhe që lexohet qartë si direktivë e Sali Berishës nga Tirana, është një përpjekje donkishoteske e Tiranës zyrtare për të ndarë Brukselin dhe për t’i detyruar ata të pozicionohen pro dhe kundër Shqipërisë politikisht. Kjo në të vërtetë është një nga traditat më të vjetra të liderëve autoritaristë të Ballkanit. Duke vendosur veten në qendër të botës, në rastin konkret në qendër të Evropës, dhe duke shfrytëzuar mungesën reale të vëmendjes që ka për një vend të vogël problematik si Shqipëria, liderët autoritarist ballkanik gjithmonë kanë pasur si armë të tyre përçarjen e Perëndimit në qëndrimet ndaj tyre. I fundmit i kësaj race që për pak ia doli mban me këtë strategji ka qenë Sllobodan Milosheviç, i cili shpresoi deri ditën e fundit se Perëndimi nuk kishte arsye të ishte aq shumë i bashkuar kundër tij. Të njëjtën gjë shpresoi dhe Berisha në vitin 1997 kur tentoi të ndante qëndrimin amerikan kundër tij me mungesën e vëmendjes së Evropës ndaj tij. Të njëjtën gjë ka bërë Tugjmani, dhe në një farë mase dhe Izetbegoviçi, ish- bashkëkohës së Berishës së parë që tashmë janë harruar. Këtë po bën Berisha përsëri. Njësoj siç e provon politikisht brenda vendit, ku armiqtë më të mëdhenj të tij shpall ata që nuk pranojnë të marrin pozicion të qartë pro ose kundër tij, njësoj po sillet dhe me eurodeputetët e Brukselit. Pra, këtu nuk bëhet fjalë për zonjën Topalli dhe edukatën e saj, por për Sali Berishën dhe mentalitetin e tij anti-perëndimor. Në këtë rast lehtësia qëndron që ka gjetur një grua që s’ka turp dhe thotë gjithë çfarë i dikton ai. Por Shqipëria skuqet para këtij gjesti dhe është në shumicë e bashkuar kundër asaj që ka ndodhur me ju. Merreni të gjithë këtë si një taksë që Evropa duhet ta paguajë për shkak të neglizhencës së saj ndaj asaj që ndodh në këtë vend. Një herë u ndeshët me Berishën dhe po provoni një tronditje të rëndë shpirtërore. Mendoni pak për ne që e kemi 20 vjet mbi kokë dhe përditë para syve në ekranet e blera të Shqipërisë. Tani besoj na kuptoni më mirë.
Comments are closed.
Brukseli dhe pjeset e tij kryesore,eshte sot me shume se kurr grusht bashkuar rreth Sali Berishes dhe portofolit te tij me para te thata,”lavdi vepres se pa vdekshme te parlamentit Europian”
po kush e ka bere kete leter? ndonje nga ju qe i lepini by..thet rumuneve? turp qe hidhni poshte te tuajet per nje gabel rumun. turp
Z,Dorand si ka mundesi qe jeni kaq i ceket ne gjykimin tuaj.Ketu nuk behet fjale per te hedhur poshte nje injorante{se ajo e ka treguar injorancen e saj kudo qe shkon}por se si sillet ajo ne pergjithesi.I ke harruar i dashur Dorand se me c”fare gjuhe flet ne parlament?Si nje lavire rrugesh dhe jo si nje kryetare e nje institucioni shume te rendesishem..Eshte unikale z. Top-alli, qe si femer te flasi me nje gjuhe te tille qe edhe laviret me te ndyra e kane zili,prandaj i dashur ,ajo e ka hedhur vehtev e saj ne koshin e PLEHRAVE, dhe ne nuk na mbetet gje tjeter,vecse ti veme kapakun kazanit te plehrave qe te mos na ndoti ajrin.Nuk e di a me ke kuptuar?.
Brukseli e njeh mire Sali Berishen, po eshte i zhgenjyer edhe nga politika e te majtes shqiptare. Ne keto kushte nuk ka si te veproje. Ai u jep detyra shtepie paleve te politikes shqiptare dhe asnjera nga palet nuk i ben. Si duhet te veproje Brukseli me dy nxenes shembullore injorante? Pak rendesi ka se cili eshte me pak injorant apo me shume shembullore ne momentin qe te dy shkojne ne klase pa bere detyrat.
Eshte nje kendveshtrim interesant i incidentit dhe nje perpjekje e zgjuar te arrije piksynime te caktuara me kete publikim.Por realisht eshte e pamundur te nxitet nje fryme anti-Berishe ne Bruksel nepermjet nje mikro-shkrimi pa autor ne nje gazete periferike evripiane qe nuk e njeh askush ne Evrope.
Them nuk mund te arrihet gje me kete nxitje anti-Berishe,sepse Topalli nuk ka qene e dirigjuar vetem nga Berisha,por dhe nga klanet pro-berishiane ne PE.
Kurse si gjest ne vetvete,ndoshta i pare i tille rebelues ndaj Evropianeve tane,e pershendes reagimin e Topallit.
Le ta provoje dhe njehere Edi Rama t`ja perplasi ne fytyre Doris Pack ose Grossruck-ut qe vjen ne Tirane te shijoje gjoksin e zonjes Topalli.
Shenim:Duket qarte ne fotografite e publikuara ne shtypin shqiptar si Grossruck shikon me aq endje gjoksin e kryeparlamentares,pra e shijon ate.Pra te pakten vizualisht kenaqet me organet intime te saj.Per me teper nuk disponoj fakte e grupfaktesh,keshtu qe po mjaftohen me faktet e publikuara deri tani ne shtyp.
Jozi duket e embel aty ne foto …..
Nuk ma merr mendja se te gjithe kete qyfyr me rumunin e ka kurdisur maloku.Fakti qe dezinjatorja i flet rumunit njesoj sikur i flet psh Balles ose Bashes ka te beje me ate,mund te jem i gabuar ketu, qe ne 1 moment eksitimi dhe deliri ,qe deri tani eshte i pashpjegushem, per te nxjerre dufin per cfare po ndodh brenda PD dhe duke e pare qe e ardhmja e saj ne PD dhe ne qeverisje mund te marre nje aventurim pa kthim mbrapa,ka bere qe kjo femer problematike te shpertheje ne nje akt nevrastenie qe lidhet dhe me stresin e nderteses se Parlazoomentit te ri si dhe me faktorin Basha/maloku qe tashme po i tregojne dhembet dezinjatores.Sa per rumunin as qe e can menderen as maloku dhe aq me keq kjo e fundit.
Nuk ishte diçka sporadike reagimi i Topallit.Ajo dmth ata e kane ditur bile se çfare do te thoshte ne fjalen e tij ky rumun europarlamentari dhe e kishin te pregatitur reagimin dmth pergjigjen,bile ne anglisht,gjuhe te cilen Topalli nuk e zoteron,por eshte ne gjendje te lexoje nje tekst te pregatitur nga dikush tjeter,gje qe dhe e beri.