Gazeta Shekulli kish dalë sot me një titull kureshtar: “Ambasada Amerikane ndërpret marrëdhëniet me gazetën Shekulli (!)”; dhe poshtë ishte shënuar një “WTF?!?” Ky akronim ka plot kuptime në gjuhën angleze, por me siguri drejtorët e Shekullit kanë pasur në mendje akronimin jo fort gazetaresk: “What The Fuck”, i cili në versionin më didaskalik mund të sillet në formën: Ç’kuptim ka e gjithë kjo?!?
Po çfarë ka ndodhur, në të vërtetë? Ilir Yzeiri ka bërë një shkrim kritik ndaj ambasadorit Arvizu. Do ta nënshkruaja dhe unë atë shkrim. Të tërin. Me një përjashtim. Atë termin “kinezëri” nuk do ta përdorja; e para se s’më vjen asnjëherë, s’ka gjë se ka hyrë shkujdesshëm (në fakt, pakujdesshëm) në gjuhën shqipe të përdorimit të përditshëm, dhe së dyti aluzionet qortuese apo zhvleftësuese që bëhen lidhur me identitetin etnik, religjioz, seksual, gjinor, politik, tribal, etj, etj, të interlokutorit janë krejt të pahijshme. Kjo ishte e vetmja rrëshqitje e Yzeirit. Sipas meje.
Dhe qejfmbetja dhe zemërimi i zotit Arvizu këtu e ka burimin. Çdo amerikan do kapej nga nervozizmi e zemërimi në rrethana të tilla. Unë ndihem solidar me të (nëse i lipset ky solidaritet). Por nuk më duket se ky fakt mjafton për të përligjur vendimin e Ambasadës për të ndërprerë marrëdhëniet me një gazetë. Është një vendim i nxituar, që i komplikon ca më tepër marrëdhëniet mjaft të komplikuara të zotit Arvizu me shtypin dhe median opozitare, të cilat ai ka treguar se nuk heq shumë për t’i dalluar që larg. A nuk do ishte e udhës që Ambasadori t’i shkruante gazetës, dhe kaq? Duhej bërë pikërisht kjo. Do duhet të bëhet edhe në të ardhshmen pasi, me ç’duken punët, kjo do të jetë situata në marrëdhëniet mes ambasadorit amerikan dhe shtypit që kritikon qeverinë. Nuk ka gjasa që palët të lëvizin nga pozicionet e tyre. Zoti Arvizu do të mbajë qëndrimet që po mban (s’ka arsye ta kthejë pllakën, apo jo?), dhe shtypi opozitar, do Zoti, do të mbajë të vetat.
Më poshtë po jap një përmbledhje të shkrimit të Ilir Yzeirit, të letrës që Ambasada Amerikane i ka dërguar Shekullit, dhe të përgjigjes që Adrian Thano i ka kthyer kësaj letre në emër të gazetës. Shpresoj që përmbledhja të mos ketë lënë jashtë gjëra, të cilat autorët do donin që të ishin në emër të një interpretimi më besnik të qëndrimit të vet.
Ilir Yzeiri: “Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh…. Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”…. Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.”
Ambasada e SHBA-ve: “Po ju shkruaj për t’ju informuar që Ambasada e SHBA ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien e saj profesionale me gazetën ‘Shekulli’ deri në një njoftim të mëtejshëm…. Ambasada e ka marrë këtë vendim në përgjigje të një opinioni nga Ilir Yzeiri, botuar në gazetën tuaj më datën 9 prill, me titull, “Intelektualët dhe Ambasadori i Vogël i një vendi të Madh.” …. Artikulli i Z. Yzeiri shkoi shumë përtej kufijve të gazetarisë profesionale dhe opinioneve. Përkundrazi, kapërceu kufirin dhe u shndërrua në një sulm personal të papërshtatshëm dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve të Bashkuara. Përgojimet e lidhura me racën dhe etninë veçanërisht ishin të pavend për një gazetë, e cila pretendon të përfaqësojë opinionin kryesor.”
Adrian Thano: “Ky “vendim”, siç ju e quani në letrën tuaj, me gjasa është i pari i këtij lloji në historinë e gazetarisë; sigurisht i pari që aplikohet në Shqipëri, (ndoshta në botë) nga një ambasadë drejt një gazete dhe të kujton kohë krejt të tjera, por pak rëndësi ka kjo. Ju keni zgjedhur një rrugë ekstreme që jua keni shkëshilluar më forcë të tjerëve: bojkotin. Ju mund të zgjidhnit një formë reagimi publik normal ndaj opinionit që kontestoni, pra një replikë, apo diçka të ngjashme dhe ne do ta botonim atë. Kurse reagimi në një formë të tillë dëshmon nervozizëm, që ndoshta ju vjen nga performanca shumë e kritikueshme publike që ju zoti ambasador keni konsumuar këto muaj të qëndrimit tuaj në Shqipëri…. Ju shkruani, se “Ambasada nuk do t’i dërgojë më gazetës ‘Shekulli’ njoftime për shtyp, apo deklarata të Ambasadës…”. Ju kujtojmë që në çdo rrethanë jemi ne që vendosim, nëse do të botojmë një njoftim për shtyp dhe jo anasjelltas. Në fund të letrës, ju shkruani diçka fyese. Citoj: “Shpresoj që në të ardhmen gazeta ‘Shekulli’ do të marrë këtë detyrë më seriozisht dhe do të ribashkohet me radhët e gazetarisë së përgjegjshme”.
I nderuar ambasador! Është e dyta herë që merrni përsipër të fusni “Shekulli”-n nëpër klasifikime. Ndoshta është rasti t’ju themi që gazeta “Shekulli” ka 15 vjet që është në opozitë. Ju jeni i ri në Shqipëri, u lini radhë të tjerëve, të gjykojnë, nëse opozicioni ynë për të cilin kemi paguar dhe vijojmë të paguajmë kosto të larta, është “i përgjegjshëm”, apo jo. Ushqejmë si gjithë populli shqiptar ndjenjat më miqësore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivlerësoni veten dhe mos përfitoni nga kjo ndjenjë…. Pranoni një sugjerim, ashtu si ne pranojmë përditë sugjerimet tuaja: Nuk ia vlen barra qeranë që për një qeveri gangsterësh, të mbillni në zemrën e një prej popujve më filoamerikanë në botë, ndjesi të tilla.
Comments are closed.
Artikulli i Shekullit eshte i drejte por me mungese etike-
Ore mik i dashur ,kur shkruan mos thyej regullat e etikes se e ul shume veten ,Tregohu i pergjegjshem kur shkruan
Pastaj aty ne Shekulli nuk e kontrollojne artikullin para se te botohet nga drejtuesit kryesore –apo varja ,
———–Ti nje te drejte qe ke e shpreh duke fyer dhe ofenduar tjetrin — Fol ore hapur aty ku eshte gabimi i Ambasadorit
dhe nuk ke pse ben ironi me fjale fyese ———–Se duke fyer tjetrin artikulli jot shuemezohet me zero-
———-Gazetar qe nuk di te komunikoje me edukate !!!!???? ……Fyerjet racore dhe direkte per personin qe kritikon jane te PAPRANUESHME –
———Ti mund te shkosh ne ne ndejkje penale per fyerje …
rajmond cfare po flet, a e lexove artikullin, se atje nuk kishte asgje qe ofendonte! Para shekullit z. Arvizu i jane derguar letra nga shqiptaro-amerikanet edhe me te ashpra! Nje njeri i cili perfaqeson nje shtet i cili dergon njerz neper bote per te zgjidh dialoge dhe ky praktikon bojkotin e zerit te nje prej gazetave opozitare, atehere kategorikisht ai eshte nje person pa profesionalizem per detyren qe i eshte caktuar! Shekulli ka shume te drejte, dhe duhet ta injoroj ne cdo gje qe ben ketej e tutje z. Arvizu mbasi nuk ja vlen!
—Keta shqiptaro amerikanet ketu jane diaspora me qesharake e United States ,
Lexo ate letren qesharkae qe ka bere ai profesori aty poshte —Komplet idiotizem
–Ai i sugjeron Secretares se shtetit qe ta heqi kete amabsador !!!!!???????
Helloooooo !!!! —–
– Kjo eshte cmenduri -Ketu s’ka per servilizem –por ti kur flet duhet te dish kufirin tend moral dhe etik ……
–Ai profesori aty ka kaluar cdo imagjinate njerezore kur jep sugjerime per ndryshim administrate,
sikur eshte shef i kuadrit te administrates amerikane –hahahahahahahaha
–Une nuk e di ku jetojne keta lloj njerez , por nga menyra si diskutojne tregojne nje nivel qytetar jashtezakonisht te ulet —por edhe mungese pergjegjshmerie
–Sepse ai flet ne emer te Shqiptareve dhe ka bere nje leter bajate mbushur plot idiotizma qe fyen cdo shqiptar
Ore ceshtja qe mbron gazetari eshte e drejte por ai nuk ka te drejte te fyej amabasadorin , me ate titullin fyes te artikullit
–Ai gazetar tregon nivel shume te ulet –Pa etike fare ——— Ti kritikoje dhe ashper biles — ti thote cdo gje
—-Por ne asnje menyre ta fyeje per pamjen fizike dhe racen –duke perdorur innuendo fyese
———Absolutisht ai duhet te kerkoje falje per fyerjen –an Apology —
–Ky eshte regulli i miresjelljes qe patjeter duhet zbatuar ——–per te treguar se jemi qytewtare te denje
te kontinentit ku jetojme dhe aq me teper kur flitet per perfaqsuesin e nje shteti qe ka qene gjithmone
prane nesh ne ditet me te veshtira te kombit shqiptar ——dhe mbi te gjitha per ndihmen qe na dha per Kosoven
————Nuk behet per servilizem por vetem e vetem per te vendosur perseri ne vendin e merituar regullat e miresjelljes ———-
Por Apologia eshte jo vetem nje detyrim etik por edhe nje detyrim Moral si shenje respekti per ndihmen e shtetit amerikan ndaj nesh kur ishim ne kohe te veshtira
–Duhet ta dini ju se atje ne Kosove vajten e luftuan femijet e nenave amerikane
dhe ai amabsador eshte perfaqsues i tyre se pari pastaj perfaqsoin edhe personin e tij si njeri
————-Ndaj ai gazetari para se te flasi te mos haroje se eshte shqiptar –ndaj duhej te tregohej me i pergjegjshem kur shkruante —kjo nuk dote thote qe te mos e kritikonte ashper dhe ta diskretitonte per punen e tij te njeanshme –por te mos e fyente dinjitetin e ambasadorit
–Ne websitin e State Departmentit flitet per Shqiperine me nota siperore , qe te prekin ………
Ta dije ai gazetar se me ate fyerje qe i ka bere amabasadorit ka treguar se eshte nje low life creature……
Edhe dicka do thosha , duke pare se shumcia ketu e perkrahin ate gazetar rugac
………Para nje viti tv Fox dha nje humor kunder Shqiperise ,por vetem 20 seconda ., Ai tv eshte nen influencen e lobit greko serb –dhe ishin ata qe e kishin futur —
Disa greke e kishin futur ne Ju Tube ate humor — Dhe aty ne Ju tube te gjithe amerikanet shkruanin qe
:….Na vjen turp qe jemi amerikane kur nje tv e jona ben humor te tille fyes —
dhe te gjithe ata thoshin : …….Ju kerkojme falje ne emer te popullit amerikan per kete humor te fellqiur
Humori ishte nje fyerje e fshehte tregonte sikur Shqiperia bente “Albanian idol “por me aksent aziatik
–ishte nje aludim i teorse qe kane fqinjet kunder nesh qe gjasme sipas tyre ne kemi ardhur nga Azia —–
Une e pash direkt ate humor dhe mora amabasaden tone ne Washington .I kerkova qe te reagonte –Por ata s’e cane koken fare ….
.Por nejse ,sidoqofte amerikanet e thjeshte te gjithe na kerkonin falje ne Ju tube –ndersa ju ketu e perkrahni kete akt rugaceror —
Turp t’ju vije !!————–Ju ka ikur mendja nga vendi per Edin
Kuptoheni drejt ———–Ndajeni kritiken nga fyerja personale –
— Kritka te behet e forte ,ta diskretitosh fare ——-por ABSOLUTISHT TE MOS BESH fyerje personale
———–Ky eshte morali i kohes se sotme moderne
Me fal,por edhe ti je i lire ti shkruash Hillari Clinton dhe ti kerkosh qe ta heqe ambasadorin;ajo ngarkon dike te merret me problemin dhe te vendose si ti vije per mbare;mund te te ktheje pergjigje qe je tip i nxituar,mund te te jape te drejte;por ketu s’ka te beje etika.Etike eshte te afrontosh nje problem dhe te provosh ta zgjidhesh.
JAM I BINDUR QE DO TA HEQIN NGA SHQIPERIA KETE SE PO E NDYRE AMERICEN
O raimonda ne ke planet jeton ne token tende, apo ne token E skllaveris (emigrant-pune)!?…
Te nderuar gazetaret E “Shekulli” Tani po mbesoj se paska gazetar dhe patriot… Teper i respektuare dhe inderuare z. Ilir Yzeiri, Nuk jeni vetem por me ju, jane 7miljon Shqiptar pavarsisht se ku ndodhen, Pasi u eshte grabitur cdo gje, shumica jane degdisur matane detit, e si se fundi iu vodh edhe vota nga “Sala e Jonollatos”…” Inderuari z.Yzeiri, jeni hero dhe patriot i Shqiptarve dhe i kombit”… “Fatkeqesisht, asnje politikan domethen politikanet e emeruar, asnje analist, asnje gazetar domethen te emeruarit nuk po e kupton misionin e ketyre dy ambasadorve (ivogli me ngjyre dhe i madhi i kuq)…
O raimonda ne ke planet jeton ne token tende, apo ne token E skllaveris (emigrant-pune)!?…
Te nderuar gazetaret E “Shekulli” Tani po mbesoj se paska gazetar dhe patriot… Teper i respektuare dhe inderuare z. Ilir Yzeiri, Nuk jeni vetem por me ju, jane 7miljon Shqiptar pavarsisht se ku ndodhen, Pasi u eshte grabitur cdo gje, shumica jane degdisur matane detit, e si se fundi iu vodh edhe vota nga “Sala e Jonollatos”…” Inderuari z.Yzeiri, jeni hero dhe patriot i Shqiptarve dhe i kombit”… “Fatkeqesisht, asnje politikan domethen politikanet e emeruar, asnje analist, asnje gazetar domethen te emeruarit nuk po e kupton misionin e ketyre dy ambasadorve (ivogli me ngjyre dhe i madhi i kuq)…
Rajmond edheeeee ky komenti jot quhet “kinezeri”… Bravo z. Yzeiri
Po ku kopjoni te vetmen gje qe ka thene gabim Enveri -,kjo me cudit mua ?—–
Ne politiken e jashtme te vetmin gabim qe beri Enver Hoxha ishte qe u prish me Kinen , sepse te gjithe te tjeret si lindja edhe perendimi ishin kudner Shqiperise si shtet dhe donin ta prishnin
Ndersa Kina na ndihmoi jashtezakonisht shume me teknollogji moderne per kohen dhe me armatim modern dhe te gjitha na i dha falas –
—–Mos te permendim qe ne fund fare na dha edhe 450 milion dollare falas –Por Enveri kishte ideologjine e tij dhe do prishej me ta
Po te vazhdonte miqesia me Kinen Shqiperia sot do ishte shkelqyer
Nga ana tjeter te perdoresh terma fyes per popullin kines tregon se je injorant i grades se fundit
pse populli kines eshte nje popull me kulture 5000 vjecare ,me nje shtet shume inteligjent dhe ekonomia kineze prej vitit 1990 deri ne 2000 nxori nga varferia 400 milion njerez
——— Nuk ju vjen turp qe e mbroni kete gazetar sharlatan qe perdor nje fjalor rugesh per te mbrojtur nje ceshtje te drejte ?
Ky gazetar abuzon me ceshtjene e drejte qe mbron per te perdorur terma fyes …….
——– Po sikur te ngrihej ambasadori kines dhe ta hidhte ne gjyq per fyerje te kombit te tij –cfare do i thoshte ky gazetar ??
Pastaj ,pavaresisht se cfare thote ambasadori , ti si gazetar nuk ke te drejte ta fyesh ate ne aspekt racor dhe per pamjen fizike ——– Kjo eshte geja me e paimagjinueshme per nje shtyp serioz –por edhe per njerezite thjeshte
Ketu edhe rugaci me i psite ,mund te thote cdo gje ,kur zihet por kurre , kurre nuk mund te shaje per racen
-Ndersa ky Gazetar flet si rugac ne nje gazete serioze te opozites ….!!!!!!!! ????
E lexova kalimthi artikullin e “Shekullit” dhe sido qe te ishte nuk i takon ambasodorit qe zoteron nje diplome Bachelor nga Universiteti i Georgetown dhe studiues i gjuheve tailandishte, japoneze dhe kamboxhaine te reagoje ne ate menyre te pazakonte. Si duket ishte nje shperthim i mbledhur prej kohesh dhe tani gjeti nje shkak qe te zbrazet. Veshtire te reagoje keshtu nje diplomat. Perse nuk pyet veten, perse arriti puna deri ketu?
Sa per “Shekullin” i rrit prestigjin asgje me shume. Ne demokraci ajo qe sulmohet behet me ndjellese, eshte parim psikologjik.
Diplomati i vogel humbi qetesine, transferimi i shpejte i ben mire, ndoshta andej nga ka ardhur nga Kamboxhia, Tailanda etj ku ka qene me pare zyrtar i dyte, i pare nuk mund te jete me, njehere te jepet ne jete ky shans.
Dear alex, you are doing a bad job in Albania, the best way: Go home. By,by.
?
English
Pellump G. Pilinci: Secretary: Hillary Clinton
E Shtune, 12-02-2011, 07:43pm (GMT+1)
Secretary: Hillary Clinton
My letter dated January 27, 2011 informed you of the many, recent improper statements and inappropriate actions of Alexander A Arvizu, Ambassador to Albania. The Ambassador openly stated the demonstrations by Albanian citizens protesting the corruption of the government of Premier Sali Berisha should cease and that the demand of the citizens for a special election to replace the government of premier Berisha should be rejected..
My letter also informed you of the adverse impact of the ambassador’s statements and actions
upon the previous excellent relations between the Albanian people and the United States of America. In summary 95% of the Albanian people believed that Ambassador Arvizu was acting individually and that he was not articulating or carrying out the policy of our government.
The Ambassador’s dinner meeting with Premier Berisha two hours after the killing and wounding of demonstrators by members of the government security was inexplicable.
The Albanian people were pleased when Ambassador Arvizu was apparently recalled to Washington for consultation with officers of the State Department concerning his statements and
actions. The Albanians expected that our government, through the Department of State, would repudiate the Ambassador’s statements and actions and would express a positive understanding
of the reasons for the demonstrations and the desire of the Albanians to replace, by special election, the government of Sali Berisha.The desire of the Albanians appears to be consistent with
recently manifested desires of citizens of Serbia, Kosovo and other countries for special elections
to replace corrupt governments, some of the governments have consented to special elections, and the positive response of the government of the United States to the demands of the citizens of Egypt for a prompt political change was encouraging. To the Albanians to the dismay of the Albanians, Ambassador Arvizu, while in Washington and presumably engaged in consultations with Senior Officers of the Department of State, affirmed and expanded his prior improper Statements and in appropriate actions.
During an interview with Voice of America TV on February 5, 2011 which was translated and broadcast directly to Albania, Ambassador Arvizu stated in part, that the corruption complained of by the demonstrators was based in the corruption of the Albania people themselves and that the government of Sali Berisha was not corrupt and there should not be an election to replace the government of Premier Berisha until the next regularly scheduled parliamentary election in 2013.
The Albanian press and TV gave the citizens extensive coverage of the ambassador’s remarks.
The commentary of the media is completely and seriously negative to the interest of our country.
The over whelming majority of the Albanians, now are of the opinion that Ambassador Arvizu has accurately expressed our government’s policy.
Their opinion is given support by recent frequent telephone conversations between the ambassador and Principal Deputy Assistant Secretary Thomas M. Countryman. After such conversations is it credible that Ambassador Arvizu would misunderstand or intentional misstate
our government’s policy ?
The Albanians also question why our government supports demonstrators in Egypt who seek to remove a corrupt government and denies support to Albanian demonstrators also seeking to remove a corrupt government. In the absence of a credible explanation good relations between the Albanian people and our country are negatively affected to a serious degree.
During the above mentioned interview Ambassador Arvizu also stated that the American government is ready to grant the government of Sali Berisha $ 20 million dollars for unspecified purposes .The Albanians consider this statement to be evidence our country’s endorsement of the corruption and misgovernment of Sali Berisha. Unfortunately this and other statements and actions of Ambassador Arvizu, unless clearly repudiated by the Department of State, will gravely inhibit the prospects of a successful bi-lateral relationship between our government and Albanians
Sali Berisha made a public statement to the Albanian people on February 6.2011 at 3:45 pm est. He said that America is with him and not with the demonstrators, that America does not want demonstrations or a special election and that America knows it is the Albanian people who are corrupt, not his government .
Madam Secretary the procedure which allowed Sali Berisha to credible make the above described statements is not your fault. You have been fittingly occupied with developments in Egypt and elsewhere and with concluding the treaty process with Russia. Nevertheless I suggest that you have the duty to correctly inform Albanian people of our government’s policy toward Albania and endorse both non-violent demonstrations and a special parliamentary election.
I suggest that you promptly initiate the process to remove Alexander Arvizu from his position as Ambassador to Albania and initiate the process to remove him for employment as a foreign service officer of our country. I also suggest that you promptly remove from office all senior officers of the Department of State who either gave the ambassador instructions to make his improper statements and inappropriate actions or, who in your absence, failed to correct his statements and actions. In my opinion such action will restore the previously unprecedented good relations between the Albanian people and our government and provide a basis for a long term bi-lateral understanding with Albania.
Madam Secretary I call to your attention an event during President George Bush’s visit to Albania which bears on the present circumstances He scheduled a visit to the historic town of Fush-kruj the place to which the Albanian hero Skenderbej in the 15 century returned and liberated Albanians from control by the ottoman Turks. President Bush wished the Albanians to know that our government believed it was more important to have good relations with the people than with its then corrupt government led by Sali Berisha, President Bush refused to allow Premier Sali Berisha accompany him to Fush-kruja and 300,000 over Albanians traveled to Fush-kruj and applauded President Bush, he then stated it was the greatest welcome he received his public life.
Madam Secretary I came to the United States as a refugee from Albania, 35 years ago and I am a citizen of the United States of America. America is now my home and the home of my wife and children. We are American and I work for the best interest of the United States. I still have sympathy for my birth country and its people I continue the more than 100 years history of my ancestors to make good relations between the Albanian people and the United States. My great grand father came to the United Stated in the very early 20th century when Albanian was still under control of the Turkish Empire, He worked privately to establish relations between Albanians and Americans. My grand father came to the United States after Albania was freed from Turkey, and he also worked to improve relations between our peoples. He return to Albania in 1922 in the company of the 1st American ambassador to Albanian Ulysses Grant-Smith. The ambassador frequently visited my grand father’s home in Korca. My grand father was tortured and killed, upon the order of the communist dictator of Albania, by a prison guard I was standing by his side when he was killed, I was told he was killed because he was a friend of America.
For the first twenty years of my life my father was in prison because he supported democracy and human rights in Albania, he, myself and our family escaped from Albania 35 years ago. Thereafter he died in the United States. My grand father and my father told me that I must continue our family effort to make good relations between Albanians and Americans. Today as an American I continue my efforts to accomplish that goal, using any means necessary, I will communicate with all appropriate branches of our government.
With respect and best wishes
Prof. Dr Pellump G. Pilinci
Vleresuar (Vota: 2 . Average: 5/5) Lexo/Shkruaj Komente
-Profesor nuk quhen : __”Special elections”__ zgjedhjet e parakohshme
–por….. ___ Re-run of Parliamentray elections__ Got it ? loooooooooooooooooool
Me vjen shume keq por duhet te te them se ke bere shume gabim qe e ke shkruar kete leter ne kete menyre
…Ti i sugjeron zonjes Clinton qe te filloje procedurat per heqjen e ambasadorit ????
hahahahahahahaahahahahahahahahahahahahhaha
–Po kush je ti o zotrote qe ben kete sugjerim ??-
— Uuuuuu sorry man , harova qe ty te takon ta besh kete sugjerim sepse ke qene i persekutuar –
–Biles ty te takon te emerosh edhe kush te vije ne Shqiperi si amabsadoir Loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
hahahahahahahahahahahahahahahaahhahahahahaahahhahahahahahahahaahhhahahahahahahahahahahahahhaa
Kur e lexova shkrimin mu duk se Yzeiri e kishte tepruar pak kur thote per Arvizu-n “ambasador i vogel” dhe te them te drejten nuk e mora per fyerje perdorimin e fjales “kinezerira”. C’eshte e verteta qe pas prishjes me Kinen kjo fjale eshte perdorur dendur ne Shqiperi per te percaktuar veprime apo thenie shtirake, tinzare, per tu paraqitur ndryshe nga c’je etj dhe per kete arsye nuk me shkoi mendje qe mund te ishte perdorur lidhur me origjinen e nje prej degeve te familjes se ambasadorit. Mund te jete edhe keshtu, e ne kete rast Yzeiri ka gabuar. Po te jete keshtu ambasadori ka te drejte, por reagimi i tij ne kete rast tregoi se zoti Arvizu eshte me te vertete nje ambasador me mendje e shpirt shume te vogel, i ngjashem me shume prej politikaneve tane qe bejne ne politike veprime gjaknxehta, te pastudiuara e te papeshuara, qe demtojne mjaft rende realizimin e metejshem te detyres se tyre. Me kujtoi femijerine kur per nje qefmbetje allnoheshim me shokun apo shoqen, tamam keshtu sic u allnua ambasadori me gazeten “Shekulli “.
Nje pyetje zoti ambasador: Kur do te pajtoheni?
E lexova shkrimin e gazetarit, te guximshem, Ilir Yzeiri ne diten qe u botua. Jam plotesisht dakord me c’ka shkruhet. Nuk e kuptoj se ku qendrojne “Përgojimet e lidhura me racën dhe etninë veçanërisht ishin të pavend për një gazetë, e cila pretendon të përfaqësojë opinionin kryesor.” qe thuhet ne letren e zotit Arvizu (Edhe pse letra eshte nenshkruar nga dikush tjeter, kjo kuptohet se kush e ka shkruar).
Iliri i drejtohet zotit Arvizu dhe i thote shprehimisht ne shkrim:”Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”…. Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen”. Edhe une ashtu si Iliri mendoj. Veprimi i ambasadorit, qe perkedheli nje femije kur se bashku me zotin Kantermen shkonte per te darkuar ne “Tajvani”, nje veprim i tille ishte.Pra ambasadori i tregonte shefit te tij se ishte “i shkrire me popullin e dashur shqiptar”. Ky veprim eshte quajtur “kinezeri” dhe jo se ambasadori eshte nga rrace apo etni kineze. Madje Iliri e ka shpjeguar me tej kete fakt me “heroin kinez te viteve gjashtedhjet, Lej Fen”.
Per ata qe nuk e kane jetuar kete periudhe dhe nuk e dine se kush ka qene Lej Feni, po sqaroj se ai eshte nje “HERO’ i krijuar nga Kryetari MAO, gjate revolucionit kulturor kinez, i cili “u be model frymezimi” per popullin kinez. Lej Feni, nuk kishte familje. Familja e tij ishte Partia Komuniste e Kines. Lej Feni nuk kishte vellezer e motra. Vellezer e motra per te ishin kinezet qe kishin nevoje. Ky udhetonte neper Kine, por edhe vete nuk e dinte se ku shkonte. Vec ai “nuk udhetonte kot”. Ai kudo ku shkonte “ndihmonte popullin e thjeshte”, “qante hallet” dhe madje “ja u zgjidhte hallet atyre”. Me sa me kujtohet, ai u vra i shtypur nga nje tren, kur po perpiqej te shpetonte nje kale i cili ndodhej mbi shina kur do kalonte treni.
Nevoja e modeleve “te njeriut te ri, i brumosur me mesimet e partise, te shokut Enver dhe me ideale komuniste”, qe “ve interesin e pergjithshem mbi ate personal”, u propaganduan shume ne ato vite. Madje tek ne u evidentuan shume te tille, si Adem Reka, Shkurte Vata, Fuat Cela, Lezan Pisli, etj, qe “ne emer te idealeve komuniste dhene edhe jeten”. Deshtimet qe vinin nga defektet e sistemit, pushtetaret (nenkupto drejtuesit e larte te PPSH) perpiqeshin t’i plotesonin me frymezimin “revolucionar” te masave.
Pra, te mbetemi tek problemi, veprimi i ambasadorit eshte quajtur “kinezeri”. E pse duhet ta konsiderosh fyes nje cilesim te veprimeve te ambasadorit me te cilat shume shqiptare nuk jane dakord? Nderprerja e maredhenieve me gazeten Shekulli, per mua eshte nje veprim i nxituar, madje jo i drejte. Ky veprim perbren edhe nje kercenim per mediat e tjera, qe kane mendime jo miratuese me veprimet e ambasadorit. Ambasadori e beri si Saliu, me 21 janar 2011. Edi Rama “i coi Saliut, para Kryeministrise” qindra “kokepalare”, “bandite”, “te droguar”, “hajdute”, “te armatosur me pistoleta….”, “te paguar nga 200-300 euro secili”,te cilet “donin t’i merrnin kolltukun” dhe ky i vrau me Garden Republikane. Pra beri veprimin me ekstrem Edhe gazeta Shekulli, shkruajti nje artikull, qe “sulmonte” ambasadorin dhe ky nderpreu maredheniet,pra beri te njejtin veprim ekstrem.
Edhe Enver Hoxha mbahet mend vec te tjerave edhe per prerje te maredhenieve diplomatike me SHBA, BRSS, Angli, etj, pasi keta i quajti armiq, se nuk ishin dakord me regjimin qe u instalua ne Shqiperi. Pas permbysjes se sistemit komunist (nuk po them pas vendosjes se demokracise, se ajo, sic duket, do shume kohe te vije ketu) shteti shqiptar i rivendosi maredheniet diplomatike me keta shtete. Mua me lind pyetja: Po ambasada e SHBA-se kur do i “rivendose maredheniet diplomatike” me gazeten Shekulli? Apo kur kjo gazete te behet proqeveritare! Apo kur kjo gazete te quaje Saliun “Burre shteti”!
Se fune edhe dicka tjeter. Dua t’i kujtoj zotit Ambasador dhe gjithe atyre qe do lexojne kete koment, se ne intervisten e fundit qe dha ish Ambasadori Widhers, paraardhesi i z.Arvizu, ne TOP-STORI, te Sokol Balles, kur ky e pyeti ne fund te intervistes se cfare do t’i thoshte popullit shqiptar, tani qe po largohej, ai ju pergjigj (nuk po e them ne ligjerate te drejte): Shqiptare! Ju dua shume! Mbroni demokracine Tuaj.
Dhe Z.Arvizu e vleresoi shume paraardhesin e tij.
Po nuk besuat, kerkojani intervisten Sokol Balles dhe do shifni.
“WTF?!?” hahahahahaahahahhahaahha
Lejini broçkullat se mire ja ke bere atij. Pse ça eshte ai, bravo Yzeiri.
Nuk e mar vesh pse eshte nervozuar Arvizui apo Arvizuja si quhet.
Po ai diku ne Kine a Japoni eshte ngjizur,pse duhet ti vije keq ti kujtoje dikush origjinen.
Po te jete ashtu,i jati i tij duhej te ishte pak me i permbajtur dhe ti kishte te gjithe marrshat (kam parasysh indietron) ne rregull. Dhe ndoshta po qe e thene se Arvizuhi do te lindete,atehere do te lindete ndoshta ose ne ndonje baze tjeter amerikane diku ne Afrike,ndoshta diku ne Paqesor dhe ndoshta dhe ne Ameriken e bekuar,gje qe do ja rriste shume kredencialet ambasadirit te ardhshem.
Po ç`ti besh,fati eshte fat dhe Arvizuku duhet te maje pak pergjegjesite e prejardhjes se tij fiziologjike dreqi e mori.Ne kete kuptim “kinezerite” nuk jane kushedi se çfare ofendimi.Te pakten ne krahasim me ato ofendime qe do te perdorja une ndaj tij!!!!
Maestro Miagi shqipetaret jane me Shekullin kesaj radhe. Nderprisni kinezrirat
WTF is the proper dictionary for all those people who want to command us in our country.
All the ambassadors are guests here in Albania. They are representative of their countries. But they are not here to give orders and tell what to do.
Give some of their duties:
Public Relations
An ambassador must strive to maintain a good image of the entity he represents at all times. He must sometimes also respond for the actions of his group. For this reason, he must understand the basics of good public relations and, at times, be willing to answer difficult questions.
Education
One key role for an ambassador is to educate members of the public about her country, corporation or organization. She can do this through informal, everyday conversations and formal outreach efforts. Many nonprofits enlist the help of celebrities to serve as goodwill ambassadors by doing commercials and benefit performances to spread word of their causes. Meanwhile, a country’s ambassador spends her time meeting with key individuals, including political leaders, to discuss her country’s shared interests.
Diplomacy
An ambassadors is expected to be highly diplomatic, because he must sometimes deal with people and situations with a high potential for conflict. Diplomacy is a key skill for managers of all types.
—————
Anyway dear friends, cause of having the “I am the strongest” ego they impose rules to the others….
:((
——-
“An effective ambassador is a person who can get an idea of where the country should be going, what the visions are, and then move inter-agency processes forward to serve OWN country interests, to find own country (in this case U.S.) interests”
Per Alexin do te vlente vepra “Shenime per Kinen” per te kuptuar fjalen “kinezerira” ketu ka qene problemi, se e ka marre per ters si tallje racore. Ka keshilltare te dobet qe nuk njohin veprat e te “madhit” Enver qe dhe pas 30 vjetesh po ngaterron boten si ne lindje ashtu edhe ne perendim.
Dhe thoni pastaj qe nuk ka qene vizioner. I corri masken Arvizu-s!
Por Arvizu nuk trembet, hedh valle ne goje te ujkut (Rama) edhe bar do te haje por nuk do te dorezohet, do te nderprese maredheniet me te gjithe ata qe shkelin parimet.
“Lart me lart o shoke flamujt e Berishes, beteja fitore perpara na presin.”
Qe kur u zgjodh Arvizu,kisha nje parandjenje jo te mire.Nje diplomat qe nuk kish punuar kurr jo vetem ne ballkan,por as ne Europe.Perpos keti fakti parandjenja jo e mire konsistonte me teper ne qendrimet e ‘dyshimta’ te qeverise Obama karshi Shqiperise.Po te isha amerikan Bushin nuk do e shihja dot me sy(mbetet antipatik gjithsesi),por si Shqiptar duhet te pranojme se ne lidhje me ne qendrimet e administrates se tij kane qene shume me pozitive,me te ndershme,se sa ato te ketij mikut te lobisteve serb.
Sa argetohem nga analizat pseudointelektuale te shtreses me te ulet te injorances Shqiptare. hahahhahah
Kur u krijua kooperativa bujqesore ne fshatin tone,njerit nuk po i mbushej mendja.Pune e madhe bindese,sic behej atehere,agjitatore te ndryshem,komuniste,anetare rinie…Te gjithe presion por ai ne te tijen dhe as nuk pergjigjej fare…Kishin “humbur” shume ore me `te kur njeri qe nuk duroi me i tha:”Po hyre,o derezi,se po vdiq gjithe fshati,vdis edhe ti!!!”
“Hop”! I pabinduri qe deri ne ato caste rrinte me koke ulur foli:
“Pse me the “derezi”!!! Nuk hyj ne kooperative!!!” ?
Dhe kjo pergjigje vazhdoi e vazhdoi per disa dite…:)
Tani le te kthehemi tek “historia” jone.
Z.Arvizu eshte “share” per shume gjera te TE RENDESISHME .
Do te vecoja tri prej tyre:
Perkrahja e Sali Berishes fill pas vrasjeve te 21 Janarit,ku e quajti edhe “burre shteti”!!! ?
Perkrahja e panevojshme e Policise fill pas vrasjeve te 21 Janarit!!!
MUNGESA E MESAZHIT NJEREZOR tek familjet e te vrareve dhe te plagosurve nga Garda e Republikes dhe Policia e Shtetit me 21 Janar ne protesten paqesore te Opozites …
Per te gjitha keto,z.Ambasador nuk e ka pare “te aresyeshme”dhe as si detyrim qe te jape ndonje sqarim,te koregjoje apo “te nderprese” ndonje marredhenie te gabuar ,perkundrazi,ka vazhduar me po te njejtin qendrim,i rrjeshtuar haptas ne krah te Sali Berishes, te cilin shumica e popullit shqiptar e fajeson jo vetem per 21 Janarin…
Vecse Z.Arvizu ndersa i anashkalon keto probleme shume te rendesishme per popullin tone,perpiqet dhe “gjen qimen ne veze”per akuza te paqena ne adrese te Tij per “racizem”etj…
Kesaj,po ta lidhim me historine qe u tregova ne fillim i thone:”Pse me the derezi!!” ?
(Shpresoj qe edhe kjo shprehje te mos merret “si e qellimshme” kunder z.Arvizu…
Dhe ne mbyllje deshiroj te buzeqeshni me nje aforizem angleze qe e lexova para pak ditesh,ku,me humor terhiqej vemendja tek racizmi:
“Dy gjera nuk duroj dot:Racizmin dhe kinezet!” ?
Dreqi ta haje,dola perseri tek “kinezerirat”… ?
shqiptaret mund te thone WTF mbas cdo komenti qe ben ky diplomat qesharak…
hahahahahahaha ky u kthye me qesharak se Saliu….tani Portokalli do kete si objekt te pare humori…..looooool
Gazeta ,,Shekulli,,ka sigurisht interesat e saje Mediatike dhe Ekonomike por perderisa respekton Lirine e fjales dhe te drejten e autorit per te mos ju ,,Qethur,, shkrimet dhe mendimet e tije Ambasada Amerikane nuk ka pse Fyhet nga qendrimi i nje njeriu te lire qe shprehet kritik ne nje moment te caktuar.I nderuari z.Ambasador Mik i respektuar i Shqiperise dhe Shqiptareve duhet ta kujtoje mire shprehjen e Kandidatit per President te SHBA ne zgjedhjet e Kaluara para presidenciale per rivalen e tije znj Klinton e cila(shprehja) ne pamjen e pare ishte shum fyese por qe ne fakt nuk solli ndonje ,,ngrirje,,mardheniesh as atehere dhe as sot.Nuk ndjehem ne nivelin e duhur per ti ,,dhene mend,,Ambasadorit Mik per te cilin besoj sa ka arsye diplomatike per qendrimet e tij publike dhe jo publike sado qe duken te cuditshme dhe mendoj se ,,shkrirja e mardhenieve,, me gazeten ,,Shekulli,, do te jete e shpejte.
Ne Amerike, presidentet, Bushi, Klintoni, Obama,shahen mbare a prape, i perqeshin ne programet e nates per gabimet qe bejne, per menyren si flasin,per gafat qe leshojne, ne Saturday night live i imitojne e i bejen kaq qesharake, megjithese s’jane( i vetmi qe ishte qesharak ishte bushi), dhe presidentet thjesht i injorojne keto tallje, e ne vend qe te bejne deklarata kunder ketyre programeve, shpesh paraqiten personalisht ne keto programe, ku shume miqesisht bejne bashbisedim me te njejtet njerez qe i kane bere per nje lek ne programet e tyre.
Ky ambasadori jone( eshte bere i joni krejtesisht- ka marre huqet e monizmit) po rri si shume me saluqin. I shkreti, eshte bere me monist se sala. Qysh do ja beje kur te hiqet nga kjo detyre diteziu? Do i duket vetja si ata perandoret pa perandori, se ketu eshte bere me kryeminister se saluqi. Sinqerisht me vjen keq per derziun kur e mendoj jasht kesaj detyre.
Z.Ambasador.
Ne Shqiperi jane bere pis te gjithe ata qe vijne si puna jote per pune ose per te vjedhur .Te gjithe behen pis se keshtu eshte Shqiperia.Zotrote do te mesohesh….
Kur te punosh me komunista nuk eshte e lehte.
Pune te mbare.
Nese ka njeri qe duhet ndihet i fyer ne Shqiperi, ai nuk eshte ambasadori amerikan, por opinioni i shendoshe qytetar shqiptar, i cili ka degjuar brockulla mekatare te nje ambasadori qe ka bere de facto avokatin mbrojtes se nje qeverie te diskretituar gangsteresh dhe vrasesish. I sugjeroj gazetarit Yzeiri te mos shkoje per gjah se do ta pesoje si Trebicka( i cili sapo akuzoi ambasadorin Withers per kontrabande ne Gerdec, u vra ne menyre mafioze)
Teresisht ne nje mendje me ju,BBB.
JO JO JO JO nuk ben Shaqo bregu nha keto!
Nuk mund te fyhet tjetri duke bere aludime ndaj rraces, pamjes, etj e duke perdorur terma fyes si “kinezeri”. Z.Nano, termat raciale nuk jane gje e vogel e nuk ka pse trajtohen si “shkarje”.
Qenka fyerja termi “kinezeri”?! Wowwwwo. Ne SHBA banoret vendas (para ardhjes se Kolombit) quhen indiane dhe eskimeze dhe kerkush nuk e quan fyerje.
Je shume gabim. Termi kinezeri eshte metafore dhe jo epitet. Ska kurrefare lidhje me termin malok.
Letër e Hapur drejtuar:
– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.
– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e
ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike,
blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $
për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT.
Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të
gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë
të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë
këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e
dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia
(personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte: «Nuk është nevoja për
asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në
Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në
çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë
të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla.
Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë
me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të
cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës
SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet.
Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët
e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar
nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i
ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje
që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk
duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye.
Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë
që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80
milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij
të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri,
në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu
regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë
të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të
nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci
amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet. Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me
plane afatgjata e të kalkuluara mirë.
Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej
diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po
i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të
tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet
e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë)
të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave
të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do
t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk
parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit
2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97–
‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë?
Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit
antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat
merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu
është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike.
Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është
veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare
të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984
komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të
Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të
shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa
rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për
shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e
verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre
22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap
edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
DARI MELI
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.
Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i
Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta
gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar,
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.
Mgjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë
titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk
do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin
madhor në fjalë. Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar,
realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara
ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej
diktaturës.
Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të
lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJsë, Hamit Meli, idetë
dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur
nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të
dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit
Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të
Guri Stretos.
Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë
sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht
edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të
tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të
pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të
cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të
rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur
politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari
është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa
Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në
çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet
ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e
ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve.
Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara
syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj
ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi
dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të
vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i
detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë.
Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e
dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet,
dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë.
Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve.
Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik
amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të
pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali
që ndriçohet sadopak.
Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë
që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen
symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por
bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të
padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald
Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi:
«Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.»
Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka
bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si
dyzetë vjet para kësaj date. Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të
amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të
Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi
politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës.
Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi
ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me
kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej
diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se
kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i
shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa
malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e
Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj
brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të
kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një
shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku
po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kudrot e rëndësishëm të DSJsë, për të cilët bëhet
fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa
dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre
burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej
politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me
ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të
privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë.
Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk
duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe.
Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës
kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe
janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike.
Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë
dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë
shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një
fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të
favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për
çështjet në proces.
Politikanë të Prishtinës,
Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga
NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej
bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e
kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë
të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve.
Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk
e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u
intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta
pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse
Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por
dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për
rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën
zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të
Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e
Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është
shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në
heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë
çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të
Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka
ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së
bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve
shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të
mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë
vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të
bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave
të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur
korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra
familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se
për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me
etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në
Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në
vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag
të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të
merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë
izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as
rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve.
Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq,
ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar
në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve,
dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ?
«Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura.
Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij
antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës
së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver
Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot
në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy
prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i
tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di
shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën.
Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike
për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë.
Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë
që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform
ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre
ndaj kombit shqiptar.
Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që
mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë
që ta mposhtë të vërtetën.
Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë
një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as
prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje
median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej
institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e
sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në
marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit
shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu,
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs.
Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të
pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të
Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar
shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet
përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e
komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam
shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka
vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt.
Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një
perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të
hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po
ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që
teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një
superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot
në këtë shkrim.
«Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto
fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti
vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të
drejtë:
«Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra
shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me
dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga
gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët
amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra
shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.»
Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e
pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë.
Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të
ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si
edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni
ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të
vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni
edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e
shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër
kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët
punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të
sojit të tyre.
Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë
kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët
punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të
formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin
në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi
ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të
punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave
» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale.
Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit
shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo
Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej
datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të
mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të
Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj
arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës
i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit
“Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të
kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej
tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes.
Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë
DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada
amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të
formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të
shurdhër…
I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara,
amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe
parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor
si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit.
Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të
jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos
lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e
vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni,
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj
së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar
mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i
bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i
djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli
që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të
jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të
vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar
më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe
cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë?
Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit
shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë
në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na
ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e
paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt
shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme.
Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret
shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të
rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e
mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e
dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në
Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është
vulosur e kyçosur në kasafortë.
Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur,
me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk
mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që
Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në
stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si
struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që
bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për
zgjidhjen e problemeve madhore.
Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e
tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine
dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur.
Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo
turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të
njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë
prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të
gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e
ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët
tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën
disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet.
Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të
jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë
si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një
skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e
zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga
shpërbërja graduale.
AGIM HAMITI
P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një
Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një
kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë
falas në pdf.
Po kushe eshte arvizo,pse e beni me kaq vlera, si ky ka me tonelata,ju lutem harrojeni ate, e fjalet e tije,1 mashkull si ky qe thote per komunistin e vetem sekretarin e byrose,qe eshte i mbytur ne krime vjedhje e vrasje,arvizo thote qe ky eshte burre shteti,mendoj se ky eshte gabimi i SHBA,ska gjetur njeriun,e politikanin me nivelin e duhur.
Termi kinezeri eshte perdorur ne Shqiperi qe para se te lindte ambasador Arixhiu.Nuk shoh personalisht asnje ofeze ne artikull.Me vjen keq qe e them po qe kur ka ardhur ky ambasador ne Shqiperi Osama me duket me pak i keq.
Une se kuptoj pse i jepni kaq rendesi ketij Arvizut mor vlla, nje cope ambasadori eshte qe edhe ne Amerike Hillairi nuk e le qe ti hyje ne zyre i thote prit jashte ndarsa ne ketu, disa dmth e ngrejne ne qiell, jo e ofenduam, jo lesh, jo keshtu jo ashtu, po ikni o vlla mire ja ka bere Yzeiri edhe pike, etike etike kudo pse vetem ne duhet te ndjekim etiken. Edhe lejini ato shkrimet ne anglisht se nuk jemi ne gazete angleze apo amerikane ketu, si gjithmone shqiptaret shfrytezojne rastin te tregojne shiko ça di une parzotin.
Termi “kinezeri”shpreh nje koncept te mendimit unison,i cili nuk eshte unanim me bindje;pra biem dakord bashke edhe pse shume prej nesh nuk kuptojne se perse behet fjale.Besoj se Politika kineze eshte nje kinezeri,jo ne kuptimin rracor,por ne ate demagogjik.Arvizu dhe stafi itij e dine se Prof.Yzeiri nuk eshte i shkare,por jane ata qe kane shkare ne nivel relacionesh dhe paraqesin kete alibi termash per te detyruar nje qendrim te distancuar te mediave ne kete polemike.U lutem shume disa komentuesve qe shkruajne anglisht qe ne krah te shkruajne dhe perkthimin,nese duan qe disa si puna ime ti lexojne dhe ti kuptojne.Falemnderit!