KQZ kërkon ndalimin e spoteve të opozitës (VIDEO)

14 Prill 2011, 21:11Politika TEMA

Kërkohet të ndalohet transmetimi i dy spoteve krejt të rregullta të opozitës, por që duket se kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në publik edhe pse sapo kanë nisur transmetimin. Bordi me gazetarë të qeverisë kërkon që opozita t’i referohet INSTAT-it për shifrat që jep në reklama

Ai ishte spoti më interesant i kësaj fushate. Sapo ka nisur transmetimin në media, ka rënë më shpejt në sy së të tjerët. Në internet është bërë një hit. Bëhet fjalë për një spot të përgatitur nga Partia Socialiste për fushatën elektorale në Tiranë. Në spot, në një sfond të zi, shfaqet fytyra e kandidatit demokrat, Lulëzim Basha, e cila transformohet në fytyrën e Sali Berishës.

Spoti ka rënë menjëherë në sy dhe Bordi i Monitorimit të Medias, i ngritur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i përbërë nga gazetarë të qeverisë, ka kërkuar gjobitjen e televizioneve që e kanë transmetuar me nga 35 milionë lekë të vjetra për secilin. Gjithashtu Bordi i Monitorimit ka kërkuar që të ndërpritet menjëherë transmetimi i këtij spoti. Megjithatë KQZ ka vendosur që të ndalojë transmetimin e spoteve me pretendimin se nuk kanë siglën e PS, dhe ka hedhur poshtë pretendimin e Bordit për gjobitjen e televizioneve.

Edhe pse spoti nuk është asgjë në krahasim me spotet që ka transmetuar Lëvizja Zgjohu prej kohësh në mediat e mëdha në vend, Bordi i Monitorimit, i përbërë nga njerëz të qeverisë, kërkoi ndalimin e tyre dhe gjobitjen e televizioneve.

Po ashtu u kërkua që të ndalohet edhe një spot tjetër i opozitës, ai që flet për papunësinë. Opozita përmend shifrën 1 milion të të papunëve, kurse Bordi ngre pretendimin që kjo shifër duhet të bazohet, madje duke përmendur se duhet bazuar tek shifrat e INSTAT, që është një institucion i diskretituar sa i përket shifrave që jep.

Së fundmi Departamenti i Shtetit, por edhe Komisioneri për Zgjerimin, Fyle, tha se situata e medieve është kritike. Në raport u përmendën edhe gjobat ndaj medieve, në shuma të stërmëdha si kjo e rastit.

Spoti i opozitës nuk bën asgjë tjetër veçse pasqyron linjën e qëndrimit të saj në këtë fushatë. Ata deklarojnë se nuk po hyjnë në garë për Tiranën me Lulzim Bashën, por me Sali Berishën. Sipas tyre, Basha është thjesht një mashë e Berishës, një njeri pa profil politik, por një urdhërzbatues i rëndomtë.

Për më tepër gjoba ndaj televizioneve ngre edhe një problem tjetër, atë të gjobitjes së transmetuesve dhe jo të përgatitësve të spotit.

 

 

Bordi i monitorimit të medias gjatë fushatës, me gazetarë të “RD”-së dhe “55?-s

 

Më  datë 29 mars 2011, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias. Ky organizëm i përkohshëm do të monitorojë pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio-Televizionin Publik dhe radiot dhe televizionet private.

Anëtarët e bordit monitorues janë: Basir Çollaku, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit,

Klarita Bajraktari gazetare e “Rilindja Demokratike”,

Artur Bego zëvendës kryeredaktor i gazetës ”55?,

Rexhep Polisi, gjithashtu i gazetës “Rilindja Demokratike”.

Detyra e Bordit është të monitorojë mediat audioovizive për të siguruar një pasqyrim mediatik sa më të vërtetë, të ndershëm dhe të barabartë të fushatës zgjedhore.

Bordi i monitorimit të medieve do të zhvillojë mbledhjen e parë në datën 1 prill në selinë e KKRT-së në kryeqytet.

5 komente në “KQZ kërkon ndalimin e spoteve të opozitës (VIDEO)”

  1. skaran says:

    Nuk e di si quhet ne gjuhet e tjera te botes ( edhe pse e di ne fakt) pro ne shqip quhet censure ndaj opozites dhe presin ndaj medias.

  2. Nabukodonosor says:

    Bordi i leshit.

  3. fule says:

    Ne sekonden e para majtas – poshte dallohet qarte stema e PS.
    Po si dreqin ngrihet nje Bord ketu vetem me monstra te Partise shtet?

  4. Arben007 says:

    Spoti i lulit ishte i realizuar shume bukur dhe thjeshte, dhe percjell veçse te verteten se kush eshte ai lul, por do jete ndjere shume keq ai diktatori anadollak i shpelles dhe ka dhene urdher te ndalohet spoti: e po pas kesaj, s’mund te thuhet me qe ekziston liria e medias ne Shqiperi. As diktator Enveri s’do e kishte ndaluar nje spot te tille, thjesht sepse nuk ka asnje arsye te ndalohet, megjithese i dogji shume saliut.

  5. raimondi says:

    Po ky Saliu sa shkerdhat qe eshte –Ku mi perqafon keto shal – trashat …….lol

Comments are closed.

Lini një Përgjigje