Dinamo vazhdon që të bëjë shfaqje skandaloze në fushën e lojës. Ashtu si dhe në përballjet e tjera me Skënderbeun, blutë e Dinamos kanë toleruar në mënyrë të hapur ndaj korçarëve, duke i lejuar ata që të fitojnë në kryeqytet 3-2. Kjo fitore në fakt ishte paralajmëruar dhe nga kompanitë e basteve, që, edhe pse ndeshja luhej në Tiranë, e kishin vendosur koefiçentin e fitores së Skënderbeut 1.40. Edhe pse në të trija ndeshjet e këtij sezoni, Dinamo ka toleruar hapur ndaj Skënderbeut, duke ia lënë ndeshjet, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore. Me këtë fitore, Skënderbeu është ngjitur në vendin e parë, për shkak se Flamurtari ka humbur në fushën e Peqinit 2-1.
Korçarët tashmë ndodhen dy pikë përpara Flamurtarit, që ka udhëhequr kampionatin për javë të tëra. Këta të fundit kanë akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin e saj, Armando Duka, se është duke favorizuar Skënderbeun. Sekretari i Flamurtarit, Geri Çipi, akuzoi një ditë më parë këtë fakt, duke thënë se Sekretari i Federatës, Arjan Prodani, i kishte pohuar që Skënderbeu do t’i fitonte të gjitha ndeshjet, deri në javën e fundit, kur do të përballet në Vlorë me Flamurtarin.
Favorizimi ndaj Skënderbeut ka qenë i hapur, duke pasur parasysh se përpara ndeshjes së vështirë të Peqinit, Federata vendosi që të ndëshkonte lojtarin më të mirë të Flamurtarit, Daniel Xhafa, duke e pezulluar dy ndeshje. Federata argumentoi se ai kishte bërë gjeste të pahijshme në ndeshjen me Kastriotin, edhe pse ky i fundit nuk ishte ndëshkuar gjatë ndeshjes. Është e çuditshme në fakt, pasi pak javë më parë, këtij lojtari dhe disa të tjerëve të Flamurtarit, desh iu thye këmba në Ballsh dhe Federata e Futbollit nuk mori asnjë masë ndaj futbollistëve të Bylysit.
Mediat kanë raportuar më parë se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është aksioner në një kompanië me presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo. Kjo e bën edhe më skandaloz këtë kampionat, i cili prej vitesh ka degjeneruar, për shkak të tolerimeve dhe vendimeve të njëanshme të Federatës, e cila e ka sjellë në një pikë kritike futbollin shqiptar.
Comments are closed.
Shqiperia eshte qelbur fund e krye. A e pate ate deputetin avdall se si bente pas ndeshjes.Dy jane shkaqet e luftes ndaj Flamurtarit: interesat ekonomike dhe lufta partiake. Flamurtari konsiderohet ekip i komunisteve ndersa Skenderbeu mbeshtetet nga superdemokrati i financave dhe tatimeve.
Ish klanet e zemunit(vellezrit Duka)me se fundi jane ulur ne prehrin e qeverise(ne kete rast te Bodes)
keta sharlatane po prishin dhe te vetmin aktivitet defryes per njerzit
te vjen ndot kur sheh cdo jave qimekuqin e skenderbeut(presidentin Zeqo)duke thithur puro
ne tribunat e stadiumeve,me parate e fituara nga biznese ne ortakeri me qeverine
bejne pazare te ndyra duke i joshur me parate e pista ekipet e kampionatit shqiptar!
futbollin ne shqiperi pas nderhyrjeve te tilla do e marre lumi,me keq se ce ka marre
tani e tutje do fitoje paraja e piset,dhe jo futbolli i drejte
pasi shpetoi nga renia nga kategoria vjet duke i blere te gjitha ndeshjet e fazes se trete
oreksi i qimekuqit president(qe sbesoj te kete lujt ndonje here futboll ne jeten e tij)
na shtohet duke pretenduar te fitoje kampionatin,Gimcja i puros kubaneze qe nuk di cfar
tregon pozicioni jashte loje,dhe aq me pak te dije se kur quhet gol!!!
na ben specialistin perpara kamerave duke dhene dhe leksione per futbollin
e si mund te pretendojme per cilesi te ketij sporti,kur shiten dhe blihen ndeshjet
e si te pretendojme te mbushen stadiumet kur rezultati eshte i paravendosur!
me e keqja e kesaj historie eshte edukimi i sportisteve,te rinj e te vjeter,si ata marrin urdhra
nga padronet te hapin porten turp per te gjithe ,dhe per ata drejtues garash qe deri dje kane mbajtur
veshur fanellen e kombetares(Ilir Shulku pergjegjes i sektorit te garave)arrijne te bejn pis lojen e bukur te futbollit duke bere qorrin,nese se beni dot punen e ofruar hikni zoterinj,jepni dorheqjen
Ky i yni nuk eshte kampionat futbolli.Eshte kampionat bixhozi,boksi,karateje e gjithcka tjeter por jo kampionat futbolli. Jo vetem kaq por na i krahasojne Skenderbeun e Flamurtarin me Barcelonen e Realin per thyerje rekordi ne ndeshjet e fituara.
Sa turp edhe futbollin e futen ne politike tani Bodia do ti raportoje Saliut ke fituar edhe ne korce ti i ke bere golat e Skenderbeut.Sa turp per kete vend edhe lojen me te bukur e kene DHJERE…
Akoma ka njerez qe shohin kampionatin shqiptar?Cudi!
Ky m.. kampionati thote mire Albino lart eshte kampionati i leshit.
Ju kujtohet si shprehej Saliu kur ishte ne opozite : – Dukat, pjestar te klanit te Zemunit, krimit
po pse kjo nuk eshte ndonje gje e re ore njerez. ne kampionat ka grushta shkelma rrahje sharje me liste dasme baste para dhe ndonjehere luhet futboll
Mafia e futbollit shqiptar vepron hapur ne mes te dites pa i hyre ferre ne kembe. Gjithecka eshte ne raport 1/1 me jeten tek ne. Me vjen vetem cudi se si komentatoret sportive i bejne komente ketij kampionati te felliqur. Bojkoti ndoshta do te ndihmonte sadopak per ti respektuar ata si persona, se si profesioniste jane zero..
Pse zhvillohet kampionat ne shqiperi???!!! Futbolli u ka bere biznesi me i fuqishem dhe me i korruptueshem jo vetem ketu por ne te gjithe boten , prandaj nuk ja vlen ta shohesh se eshte humbje kohe. Por nese eshte e vertete me vjen sinqerisht keq per vloren dhe vlonjatet.