Sa taksa ka paguar kryeministri Sali Berisha për një vit?

15 Prill 2011, 18:58Politika TEMA
Sa taksa ka paguar kryeministri Sali Berisha për një vit?

Fushata e kandidatit demokrat, Lulzim Basha, i cili premton në çdo takim ulje taksash e heqje taksash ka sjell reagimin e selisë rozë. Ish nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, aktualisht deputet i PS-së, Eduart Shalsi tha dje se Basha gënjen me këtë çështje. “Erdhëm pranë njësisë bashkiake numër 2 banorë i së cilës është edhe qytetari dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha. Kandidati e radhës i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës flet për 82 taksa dhe tarifa vendore që me demek paguajnë qytetarët e Tiranës. Ne u interesuam pranë njësisë bashkiake sesa taksa ka paguar gjatë vitit të kaluar qytetari Sali Berisha dhe sa duhet të paguajë. Mësuam se ky qytetar, ka paguar tre taksa gjatë vitit të kaluar dhe dy taksa këtë vit. Por nuk dimë të themi se çfarë po ndodh. Kandidati i radhës thotë që janë 82 nga të cilat do t’i zbres 60, po cila është e vërteta? Dy mundësi janë, ose Sali Berisha ka bërë evazion fiskal duke mos paguar 79 taksa, ose kandidati i tij i radhës, Luli, i çoroditur nuk e ka idenë se për çfarë flet, ose thotë çdo gjë lloj gjëje që i vënë në gojë. Po i lëmë qytetarët e Tiranës të gjykojnë për çfarë thotë Luli, e për çfarë bën Saliu”, tha Shalsi në një deklaratë për shtyp.

5 komente në “Sa taksa ka paguar kryeministri Sali Berisha për një vit?”

  1. MEMEDHETARI says:

    Eshte llogari e thjeshte:
    82 – 60 = 22
    22 – 3 = 19

    Perfundim: Luli po te fitoje, (cfare endre e bukur!),do te shtoje 19 taksa dhe tarifa vendore…:)

  2. Fitil Ferrnella says:

    po xhaxhi Edi, sa taksa ka paguar??

    1. fule says:

      I ka paguar te gjitha, shko interesou

    2. eddy says:

      PSE TE VJEN KEQ PER KOMUNISTET TY QE MER NE MBROJTJE APO KE PASUR BABIB KOMUNISTE

  3. Ndoc Sukaj says:

    Premtimet per ,,ulje taksash,, jane mashtrimi i radhes per Shqiptaret e mashtruar per te disaten here.Premtimet e qeverise me Lula e Berisha jane pare shum mire per vite me radhe.Bilanci i ,,suksesit,, te tyre do te behet me vone.Nese keta te premtojne te ulin taksat vertete e ,,mbajne premtimin,,sic bene me taksen doganore kur e hoqen me nje publicitet spektakolare dhe e zevendesuan me nje takse tjeter e cila bllokoi tregun e shitjes se makinave te perdorura.Pas te gjitha sakrificave qe bene Shqiptaret duke mbajtur mbi supe nje qeveri aventurjere ,hajdute dhe mashtruese,le te shpresojme se 8maji do te jete nje dite e mbare per Shqiptaret.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje