Fillimisht Shekulli publikoi lajmin, sipas të cilit website-i respublica.al do të mbyllet (dhe kjo është e vërtetë). Më pas isha unë që doja të bëja një sqarim. Dhe ramë dakord që të bënim një intervistë.
Pyetje: Është e vërtetë? Do ta mbyllni respublica-n?
Përgjigje: Po, do ta mbyll.
Pyetje: Arsyet janë financiare?
Përgjigje: Kryesisht financiare. Por edhe sepse më lodhi kjo punë. Por prapë aty jemi, tek financimi: Më lodhi ngaqë s’kisha lekë. Po të kisha ca lekë, mund të punësoja dikë e mund të “delegoja” detyra.
Pyetje: Dikush thosh në Rrjet, se “më çudit ky lajmi i mbylljes për arsye financiare, pasi blogu nuk ka nevojë fare për financime”.
Përgjigje: Ou? Po puna është se bëhet një ngatërresë në këtë mes.
Pyetje: Çfarë?
Përgjigje: Po të ish blog, do ish ashtu si thotë ai dikushi, dmth nuk do kish nevojë për financime. Blogu bëhet kollaj. Blogu është një ditar personal i dikujt. Ose blog-jet më pretencioze, ato interaktive, duan thjesht një student që të shërbejë si moderator diskutimesh, si miratues komentesh, apo si personi që merr shkrime ku të mundë e i hedh si t’ia dojë qejfi në faqen e vet. Po edhe ky studenti i do nja 200-300 euro/muaj. Apo jo?
Pyetje: Ndërsa respublica?
Përgjigje: Website-i respublica.al nuk është blog. Është gazetë online. Deri para një muaji unë publikoja shkrime ekskluzive. Dhe bashkëpunëtorët e mij nuk është se janë internautë të ngeshëm e përtacë, që lumturohen po t’u publikohet diku një shkrim. Përkundrazi, janë njerëz me kokëçarje, ambicje e interesa të mëdha në fusha të tjera të kulturës. Kanë emrin e tyre. Kanë veprat e tyre. Dinë të shkruajnë. Dinë të gjykojnë punët e kësaj bote. Ju mendoni se këta s’duhen paguar?
Pyetje: E keni fjalën për Ardian Vehbiun, Eda Derhemin, ….?
Përgjigje: Po, dhe për të tjerët që mund t’i shihni të afishuar tek lista e autorëve. Janë njerëz që më kanë bërë nder me gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në këtë nismë timen. E në këmbim kanë marrë honoraret.
Pyetje: Dhe sa pará duhen saktësisht për të mbajtur një gazetë online?
Përgjigje: Varet nga gazeta që don të bësh, dhe si do ta bësh. Një gazetë online mund të bëhet dhe me dy mijë euro/muaj, por mund të bëhet dhe me 20 mijë euro/muaj.
Pyetje: Marrim si shembull gazetën konkrete respublica.al.
Përgjigje: Po ja, ju thashë. Duhen paguar honoraret e bashkëpunëtorëve. Më është dashur dhe mua një rrogë, apo jo? Qysh prej shtatorit unë kam punuar 12-14 orë në ditë, çdo ditë, edhe të shtunën, edhe të dielën. S’e kam pasur hak një rrogë? Të mirë, madje?
Pyetje: I keni bërë të gjitha vetë?
Përgjigje: Absolutisht. Për të bërë këtë gazetë më është dashur të lexoj çdo ditë 15-20 gazeta e site të tjera, nga të cilat kam marrë ngacmimet për rubrikën “nanonews”, kam marrë shkrime për t’i përkthyer, për t’i komentuar, për t’i paraphrase-uar, për t’i kontekstualizuar, për t’i sjellë në versione divulgative, etj, etj. Kështu që respublica s’ka si të jetë blog.
Pyetje: Ju vjen keq që do ju duhet ta mbyllni?
Përgjigje: Jo dhe aq pasi, siç ju thashë, më ka lodhur ca kjo periudhë. Por ndoshta mund ta mbaj si blog, dmth me shënime të mijat, apo me komente të lexuesve. Shkurt, pa shpenzime. Nuk e di. Është për t’u parë kjo punë.
Pyetje: Pse mendoni se do ia vlente të financohej nisma juaj?
Përgjigje: S’di ç’të them. Unë vetë çmoj faktin, që në këtë website merren në mbrojtje e afirmohen vlera dhe këndvështrime liberal-progresiste. Sipas meje, respublica ka qënë dhe është e vetmja qoshe mediatike në botën shqiptare, ku vibron një shqetësim ideologjik apo doktrinor. Edhe artikujt e përkthyer janë zgjedhur me këtë logjikë. Ndërsa ju si gazetë “Shekulli”, tek lajmi i djeshëm mbi mbylljen e faqes, e shihnit vlerën e gazetës respublica.al tek “qasja e qartë opozitare”. Është dhe kjo alamet arsye, sidomos në një vend si ky i yni, ku të gjithë aktorët e faktorët me ndikim publik, madje dhe ambasadorët, intelektualët, shoqatat jo fitimprurëse, etj, etj, janë rreshtuar me pushtetin.
Pyetje: E si shpjegohet që financimin e deritashëm e ka bërë Universiteti Europian i Tiranës? Ky universitet shquhet për një frymë konservatore në veprimtaritë e politikat e veta të botimit.
Përgjigje: Nuk e di. Për këtë duhet të pyesni H. Çilin. Mund të ketë qenë një trill i tij prej mecenati. Ndoshta.
Pyetje: Nuk keni trokitur diku tjetër për pará?
Përgjigje: Si jo? Por paradoksalisht kam trokitur me idenë: do Zoti, s’më ndihmojnë! Ngaqë më ka lodhur vërtet kjo punë. Por më ka bërë përshtypje diçka. Biznesmenët shqiptarë janë të terrorizuar prej pushtetit. Disa syresh do donin të më ndihmonin (ndër ta ka dhe lexues të zellshëm të site-it), por pa e nxjerrë emrin në shesh. E kuptoni? Jetojmë në një vend, ku biznesmenët vijojnë të kenë frikë nga pushteti. Kudo biznesmenët do jepnin pará me synimin që t’u mbetej emri dhe t’u dilte nami si financues të një gazete, a të një gjëje me rëndësi publike, ndërsa në këtë vendin tonë janë të gatshëm të të japin pará me kusht që emri i tyre të mbahet i fshehtë. Ky fakt e përkufizon regjimin e Tiranës më shumë e më mirë se sa 21 janari.
Pyetje: Është dhe periudhë krize, të cilën shumë biznese e vuajnë….
Përgjigje: Shikoni, në Shqipëri lëviz pará e madhe; edhe në fushën e medias e të marketingut politik. Ja, shikoni ata horrat e shoqatës ‘Zgjohu’. Me dhjetra mijra euro kanë gjetur (e kam lexuar në gazeta këtë fakt). Kollaj-kollaj. Dhe dihet përse i kanë përdorur.
Pyetje: Po tani çfarë do bëni?
Përgjigje: Unë do bëj atë që kam bërë gjithmonë. Do shkruaj për ndonjë gazetë, do bëj ndonjë program televiziv, e do t’i kthehem regjimit të parë: do fle kur të dua, do zgjohem kur të dua, do kem kohë më shumë për të lexuar e për të shkruar për qejf.
Marrë nga Shekulli
Comments are closed.
Ky ka dhe pordhe mor burre. I dergova nje email per ta ndihmuar financiarisht nuk me ka kthyer pergjigje. Kam pershtypjen qe do te luaje rolin e viktimes, duket si plan i paramenduar per falimentim ne fushate zgjedhjesh. Te jesh mire Muci…
Ashtu eshte horatius normal qe ka pordhe, po edhe ti or burre te plasi ty per te ndihmu kete, e di sa leke ka ky apo jo, ik ndihmo me mire disa te semure atje qe s’kane leke te kurohen edhe keshtu ta di dikush. Ti mos kujto se pse bejne gjoja analiza jane kushedi ça burrash se perjashta nuk flitet me ta (jo se e kam provuar une jo), me kane thene te tjeret.
Vlersojeni njeriun edhe per cfare shkruan,apo cfare thote!
nuk do ish keq qe te kishim ca pordhamane me shume si puna e Mustafa Nanos
se sa disa analiste,apo gazetare qe qurraviten pas bythes se Saliut
dicka qe me ben pershtypje nga komentuesit eshte fakti se akoma ka njerez qe besojne
te thashethemet(me tha i thash)po se degjove,dhe po se pe vete cdo gje tjeter ose eshte e genjeshter
ose eshte e ekzagjiruar,mundohuni te perballeni vete me personat qe doni ti thoni dicka
ta kritikoni,ose ta vlersoni ate!
Nuk duhej te mbyllej respublica ———— Nano shkruan mire dhe ka sens kritik
Kemi mungese demokracie –pike .———-Kemi 20 vjet qe genjejme veten se kemi demokraci –por ne fakt kemi nje feudalizem ……maskarrallek … ,
Ky është komenti im me supozimin që Nano flet sinqerisht:
Kjo punë or Muç, ka punë e kërkon sakrifica. Dhe ti nuk je më gazetari i ri që punon me pasion… Shkurt “do bythë” e ti s’ke më moshë. Por, kjo lloj gazetarie është e ardhmja, prandaj mesiguri që dikush tjetër do ta bëjë …