Policia e Shkodrës ka arrestuar pesë adoleshentë, të cilët akuzohen se kanë kërcënuar një biznesmen me vdekje. Sipas burimeve të policisë, të rinjtë i kishin vënë një gjobë në shumën e 80 mijë eurove biznesmenit, i cili, në rast se nuk paguante shumën, ishte kërcënuar me jetë.
Të arrestuarit mbajnë inicialet G.G., E.K., F.Gj. dhe D.N., dhe emrin Ded Shkambi, përkatësisht tre të parët 16 vjeç, i katërti 17 dhe i fundit 18 vjeç; që të gjithë banues në qytetin e Shkodrës.
Policia bëri me dije se adoleshentët janë arrestuar në flagrancë, në kohën kur do të merrnin shumën prej 80 mijë eurosh.
Comments are closed.
kta din ckerkojne nga jeta…burgu do ti bej me te shkathet ……
Si ben Saliu bejne dhe minjte e tij.