?
Televizionet pranë qeverisë i kanë bërë jehonë një lajmi se Lulzim Basha është flamurtari i kthimit në lulishte të zonës tek Fusha e Aviacionit. Si gjithmonë, Basha edhe kësaj here pretendon se idenë ia ka vjedhur kandidati socialist. Që kur ka nisur fushatën, kandidati “fluturues” demokrat mendon se çdo ide e tij po i vidhet. Gjelbërimi, punësimi, trafiku e çdo çështje tjetër janë “domain” i Bashës, pasi ai ka zbuluar i pari politikën. Por nuk është qesharake vetëm kjo, por qasja ndaj problemit të parkut tek Fusha e Aviacionit. Ne po risjellim në kujtesë një skandal të verës së shkoi, kur edhe pse bashkia kishte nisur punën për transformimin e asaj zone në një park e lulishte të madhe, qeveria vendosi që ta nxirrte në shitje. Toka rreth 5.5 hektarë doli në shitje. Bashkia e Tiranës reagoi e shqetësuar ndaj këtij fakti. Lista e privatizimeve u publikua në faqen e Ministrisë së Ekonomisë e madje edhe në disa të përditshme. Për shumë pak dukej se ajo zonë do u shitej klientëve të qeverisë e familjes në pushtet. Presioni i bashkisë bëri që qeveria të tërhiqej duke deklaruar se nuk ka nxjerrë asgjë në shitje. Mashtrimi ishte i trashë për shkak se lista ishte publikuar e dokumentuar në shumë media. Ky ishte një sinjal se çfarë fati do kenë hapësirat e gjelbra nëse Basha do të vinte në pushtet.
Comments are closed.
Sidoqofte duhet thene se edhe Basha eshte njeri me ide per zhvillimin modern te Tiranes ——- aq me teper qe Basha eshte shume me i ri
Vizioner i thua ti Bashes? Me falni jo vetem Tirana po e gjithe Shqiperia nuk ka nevoje per vizioner te tille por njerez te drejte e te pa korruptuar. Kushdo e ka potencialin per tu bere vizioner por jo Basha, ai eshte vizioner i vetes se vete. Qe duhet nje lulishte, park, tram nuk jane vizione por jane nevoja per te cilat nje kryeqytet duhet ti kete. Nje vizioner nuk vret, nje vizioner duhet te kete njerez qe e ndjekin nga pas dhe e aspirojne, e jo te vrase krejt hapur njerez te thjeshte. Me falni, qe nuk arrij dot te kuptoj figuren e Bashes , shume deshire kisha per ta kuptuar por me shume e urrej( fjale e rende po kete ndjenje te krijon).