Leka i Parë, firmëtari i 20 000 kundër regjistrimit të popullsisë

16 Prill 2011, 15:11Politika TEMA

Leka i Parë i është bashkuar iniciativës së Aleancës “Kuq e Zi” për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ai ka nënshkruar peticionin kundër këtij regjistrimi, duke u bërë kështu personi i 20 000 që e firmos këtë peticion.

“Ju keni filluar një iniciativë kombëtare, ju urojmë shumë sukses. Juve dhe bashkëpunëtorët tuaj keni marrë përsipër një iniciativë që është jo vetëm e nevojshme, por edhe e rrezikshme”, ka deklaruar Leka i Parë.

Gjatë takimit, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu vlerësoi rolin historik të familjes mbretërore.

“Është një kënaqësi të jetë kjo firma e 20 mijtë, që është shumë domethënëse pasi përmbushet një e drejtë kushtetuese e qytetarëve për të kërkuar një projekt/ligj. Kjo nismë synon thyerjen e servilizmit dhe fobisë, duke i kthyer dinjitetin shtetit tonë”, ka deklaruar Spahiu.

2 komente në “Leka i Parë, firmëtari i 20 000 kundër regjistrimit të popullsisë”

  1. zana19 says:

    redaksise apo kujto do qe e ka mundesine:

    Mundeni ju lutem te jepni linkun per nenshkrimin e peticionit ne fjale?

  2. Frederik says:

    Pershendes nismen e Zanes per nenshkrimin e peticionit ne menyre elektronike per gjithe shqiptaret qe jane ne emigrim. Jam i paduruar per ta nenshkruar ate .

    Edhe njehere duke perseritur kerkesen e Zanes ndaj redaksise suaj , ju lutem pajiseni kete faqe me linkun e nenshkrimit te peticionit kunder regjistrimit te popullsise ne baze etnie dhe feje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje