Pasuria është përqendruar në duart e një përqindje të pakët personash. Berisha dhe qeverisja e tij kanë kontribuuar për të rritur këtë hendek duke e bërë Shqipërinë vendin me pabarazinë më të thellë sociale në rajon
Para pak ditësh raportuam se vetëm katër përqind e shqiptarëve zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë monetare në këtë vend. Normalisht ky lajm do të shkaktonte tërmet në çdo vend të botës. Këtu kaloi në heshtje. Por shifrat e fundit të Bankës Botërore nxjerrin në pah një të vërtetë të frikshme. Qeveria Berisha ka kontribuar me sa ka mundur për të rritur hendekun mes të varfërve e të pasurve. Edhe ajo rritje ekonomike në vend, ka shkuar në xhepat e pak personave, duke e bërë Shqipërinë vendin më të pabarabartë në rajon sa i përket ndarjes së pasurisë.
Në vitin 2002, të pasurit që zinin 10 për qind të popullsisë përfitonin rreth 22 për qind të gjithë pasurisë kombëtare. Nga ana tjetër, pjesa e pasurisë që zotërohet nga të varfërit që sot janë sa 10 për qind e popullsisë, jo vetëm nuk është rritur, por ka rënë nga 3.9 për qind në vitin 2002, në 3.5 për qind në 2008.
Por që nga ajo kohë, pjesa që kjo shtresë e pasur zotëron është rritur, madje me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të Bankës, i njëjti grup të pasurish në Shqipëri zotëronte në fund të vitit 2008 plot 29 për qind të totalit të të ardhurave kombëtare.
Kjo do të thotë se në çdo 100 lekë pasuri kombëtare, 29 lekë zotërohen nga vetëm 10 për qind e popullsisë. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2008 Shqipëria ishte ndër vendet me pabarazinë më të thellë në rajon. Arsyet janë disa dhe njëra prej tyre mund të jetë edhe taksa e sheshtë. Kur sheh kandidatin demokrat, Lulzim Basha, që del e flet për punësimin, për çmimet e varfërinë, e kupton hipokrizinë e kësaj qeverisje. Pyetja më e parë që i duhet bërë është se çfarë ka bërë ai për punësimin kur kishte më shumë mundësi, kur ishte ministër? Tani e kuptojmë që ai e Berisha e kanë një kontribut, atë të pasurimit të 10 përqind të shqiptarëve. Mes tyre është edhe Basha e familja kryeministrore.
Comments are closed.
Nqs nuk ju konfiskohen pronat ketyre, atehere ai vend nuk rregullohet me perfundimisht. Te arrestohen te gjithe keta legene sikur u arrestua ish-kryeministri kroat para disa muajsh edhe pastaj ta shohe saliu dhe jozi kur t’j’u marrin pronat ça do te bejne. Ore pa u bere dikush shembull ne Shqiperi nuk ka ndryshim se te gjithe qe do te vijne do te bejne ashtu.
ECE PERPARA KOMUNISTI BERRISHA KE 20 VITE QE I GENJEN BESOJE SE EDHE KETE RRADHE DO TI GENJESHE PASI SHQIPTARET I KUPTOJNE GJERAT MBAS 50 VITESH SI ME ENVERIN DHE PASTAJ NGRIHEN DJEGIN VENDIN MOS CAJE KOKE KOMUNISTI BERRISHA SE KUR TA KUPTOJNE SHQIPTARET TI KE VDEKUR
partia demokratike.(popullore) keta hiqen tere kohen se i sherbejne popullit se ai u jep voten , por kujdeset mbi te gjitha per pakicen e pasur…..te pakten ndrysho emrin,jo popullore….jo kaq hapur…
te pasurit e rinje jane dhe shume fodulle dhe te pameshirshem sepse dihet qe pasurine e kane vene me ndihmen e pushtetarve te cdo ngjyre…te pakte jane ata qe e kane vene me zgjuarsi dhe pune…..
ore nuk eshte puna se eshte thelluar hendeku midis te pasurve dhe te varferve nga Saliu,se keshtu eshte gjith bota gjoja e qytetruar ,ku ato te shkreta para ai i 5 % -i i ka,,problemi i Saliut eshte se ka thelluar distancen midis te pasurve edhe keta nga gara qe bejne per te arritur njeri tjetrin nuk shikojne fare se sa kan lene “pilaf” mbas vehtes..aty sa merr vesh nje minisiter apo zyrtar se kolegu i tij ka bere me shume leke nga ai ,nuk pyet me se cfare i del perpara,,aty behet ziliqar nje pushtetar me nje trafikant droge,,ku trafikanti i shkret i ka thne mendies ik pirdhu edhe ka marr parasysh qe edhe mund te bjeri ne burg,por edhe mund te vritet,,kurse zyrtaret tane e kan te sigurte qe edhe po u kapen ,nuk i gjen gje,maksimumi i denimit ,do behen perseri deputet
Sali Berisha e ka thene troc,por disa e keqkuptojne:
“O popull,nuk ka gje se nuk ke leke,e rendesishme eshte qe JU JENI TE PARET” ?
NJE SYGJERIM: Opozita duhet te kompozoje nje Kenge te Re per Shqiperine e se Ardhmes, kenge e cila te transmetoje me fuqine e grykes (por nepermjet tingullit muzikor) se sa i nevojshe eshte ndryshimi i sistemit, sa i bukur eshte atdheu e sa keq e perdorin Politikanet e Qeveria. DHE CDO ATDHETAR TA KENDOJE NE CDO MOMENT REVOLTE!!! Do te ishte nje reklame e fuqishme, sikur nje ze si ai i artistes INVA MULA, i francezes HELENE SEGARA (Elle, tue aimes!) apo i CELINE DIJONit te degjohej ne ajer…
Revoltat popullore per permbysjen e regjimeve zakonisht vijne me krisma armesh… Maji 2011 do te hynte ne Historine Boterore sikur nje POPULL I TERE te ngrihej me kembe me nje kenge qe ta degjonin gjithe shtetet e medha e ambasadat e huaja, pasi qeveria jone eshte shurdhe-memece!