Kamëz, përleshen militantët të PS e PD, plagoset një simpatizant

17 Prill 2011, 12:54Politika TEMA

Një incident mes është shënuar mesditën e sotme në territorin e Bashkisë së Kamzës ku ka mbetur i plagosur me gurë një simpatizant i PD.
Burimet paraprake nga terreni bëjnë të ditur përTVNews24 se militantë të forcave politike PS e PD janë përplasur në qendër të Kamzës pas tentativës së mbështetësve socialistë për ngritjen e skenës ku do të mbahej mitingu i kësaj force politike.

Sipas informacioneve mësohet se ndërsa po tentohej ngritja e skenës, mbështetësi i demokratëve Rasim Hoxhaj ishte duke vendosur flamuj të Partisë Demokratike në sheshin qendror ku do të zhvillohet pasdite mitingu i Partisë Socialiste dhe opozitës së bashkuar. Mbështetësit e opozitës nuk e kanë pranuar vendosjen e flamujve të PD-së në të njëjtin vend ku do mbahet mitingu i socialistëve. Mësihet se militantët janë përleshur dhe fizikisht ndërsa Policia konfirmoi se një person, simpatizant i PD është plagosur me gurë dhe se është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

Mbështetës të PS pohojnë se konfrontimet erdhën si pasojë e provokimeve që iu bë nga ana e militantëve demokratë. Sul Cara, shef i shtabit të PS në Kamëz shprehet se do të denoncojnë ngjarjen në komisariatin e policisë së Kamzës.

5 komente në “Kamëz, përleshen militantët të PS e PD, plagoset një simpatizant”

  1. Rani says:

    Nqs nje militant i pd qenka plagosur kjo do te thote qe pd ka humbur terren edhe ne Kamez dhe besoj qe do ta humbase fare Kamzen dhe krejt vendin. Mendoj qe njerezit e kane kuptuar me ne fund se po i afrohet fundi egersires me emer sali. Si gjithmone ne i kuptojme gjerat vone po me mire vone se kurre.

  2. hysni dajaku says:

    kan gjetur rastin keta socialistet qe Garda e Kamzes eshte pushim te dielen,te qellojne te henen me gure keta edhe e shikojme si do valoje snaiperi

  3. LORA says:

    Ne gazeten “Shekulli” e ne “Balkanweb” ky lajm e ben te qarte qe i plagosuri me gure eshte polic i minibashkise se Kamzes,pra nepunes nen varesi te Xhelal Mziut.E shoh kete si avantazh te organizatoreve socialiste te takimit elektoral,natyrisht nese ata bejne pa vonese denoncimin ne polici.Ne anen theter e shoh si nje distancim nga sherret e orkestruara te dr.Tyryry-se,prej banoreve te Kamzes aq sa Mziut i kane mbetur policet e tij per ti yshtur ne sherr.Pra ne rezultante me duket se ka reflektim per mire nga qytetaret.

  4. Slayer says:

    Ajajaja

  5. eddy says:

    RIHEN KAFSHET ME NJERI TJETRIN PER PROBLEME PARTIE SA TURPE PO NUK E KUPTONI O TE MJERE QE PARTITE POLITICE PERBEJNE BOSHTIN E PLURALIZMIT VE VENDI KA NEVOJE PER PS PD PR E TE TJERA NEJSE NUK KANE PUNE FSHATARET SHKOJNE DHE RIHEN ME NJERI TJETRIN KJO TREGON QE SHQIPERIA NUK ESHTE GATI PER PLURIPARTITIAEM PASI KUNDERSHTARET POLITIC SHIKOHEN ME URREJTJE ME NJERI TJETRIN PO PSE MORE SHOKU FSHATAR NUKE PASKE KUPTUAR MEGJITHSE KA KALUAR 20 VITE GJITHKUSHE KA MENDIMIN OSE OPINIONIN E VETE DHE VOTA VENDOSE KUSH DO DREJTOJE TURPEEEEEEEEEEEEE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje