Prokuroria: Riktheni në burg Delijorgjin e Pinarin

17 Prill 2011, 08:36Politika TEMA

Biznesmeni Mihal Delijorgji i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit prej javësh “shijon” lirinë edhe pse brenda katër mureve të shtëpisë së tij. Ndërsa gjykata e Tiranës vendosi t’i “dhurojë” lirinë bosit të “Albademil” dhe dy të akuzuarve të tjerë, Ylli Pinarit, ish-kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeçit, mbikëqyrës i MEICOS në Gërdec, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, vjen dhe kundërpërgjigja e prokurorisë, e cila për asnjë moment nuk ka qenë dakord për lirimin e tyre.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se organi i akuzës i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për prishjen e dy vendimeve, të gjykatës së Tiranës dhe asaj të Apelit dhe kërkon rikthimin në qeli të tre të dyshuarve si përgjegjës për tragjedinë e rëndë të 15 marsit 2008 në Gërdec.
Një gjë e tilla ka pak gjasa të ndodhë, pasi lirimi i të pandehurve, u bë vetëm pasi një kolegj penal i gjykatës së Lartë liroi më herët, ish-drejtorin e fabrikës së demontimit, Dritan Minxolli.

Vendimi për lirimin e të akuzuarve nuk u prit mirë në opinion, madje u përdor edhe për argument për sulmet që forcat politike bëjnë ndaj njëra-tjetrës. Pavarësisht faktit se tre të pandehurit ndodhen në liri, ndaj tyre vazhdon procesi gjyqësor në gjykatën e Tiranës, po dita ditës po hidhet dritë mbi shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit në Gërdec, ku si pasojë humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. /Gazeta Shqiptare/

4 komente në “Prokuroria: Riktheni në burg Delijorgjin e Pinarin”

  1. andi says:

    Ti drejtohen gjykates kushtetuese sepse eshte gjyq kombetar.Eshte procesi me i madh dhe me i rendesishem i drejtesise shqiptare.Dhe mos harroni zoterinj gjykates e prokurore qe eshte test i madh profesional per juve.Kete proces e monitoron KE dhe SH.B.A Mos u ndikoni dhe mos u trembni nga Saliu se pergjegjesine do ta mbartni juve.Kohet dhe elitat ndryshojne……

  2. vinny says:

    Problemi eshte i thjeshte, afatet per ti mbajtur ne burg duke qene vetem si te akuzuar po jo te denuar kane perfunduar. Atehere, si çdo qytetare te tjera derin ne momentin qe jane vetem te akuzuar dhe akuzat jo te provuara nga gjykata konsiderohen si qytetare te pafajshem.
    Ky eshte principi kryesor i çdo demokracie.
    Aty ku eshte luajtur me proçedurat eshte fakti se avokatet nuk jane paraqitur ne proçeset gjyqesore per te shtyre afatet duke bere te mundur kalimin e afateve dhe lirimin e klientave te tyre.
    ky eshte nje absurditet i ligjit shqiptar, i cili nuk parashikon alternativa te tjera perveç shturjes se proçesit nese nje avokat i nje pale mungon ne proçes.

  3. sociologu says:

    NJE SYGJERIM: Opozita duhet te kompozoje nje Kenge te Re per Shqiperine e se Ardhmes, kenge e cila te transmetoje me fuqine e grykes (por nepermjet tingullit muzikor) se sa i nevojshe eshte ndryshimi i sistemit, sa i bukur eshte atdheu e sa keq e perdorin Politikanet e Qeveria. DHE CDO ATDHETAR TA KENDOJE NE CDO MOMENT REVOLTE!!! Do te ishte nje reklame e fuqishme, sikur nje ze si ai i artistes INVA MULA, i francezes HELENE SEGARA (Elle, tue aimes!) apo i CELINE DIJONit te degjohej ne ajer…

    Revoltat popullore per permbysjen e regjimeve zakonisht vijne me krisma armesh… Maji 2011 do te hynte ne Historine Boterore sikur nje POPULL I TERE te ngrihej me kembe me nje kenge qe ta degjonin gjithe shtetet e medha e ambasadat e huaja, pasi qeveria jone eshte shurdhe-memece!

  4. raimondi says:

    Po s’u denua ky bujku Delijorgji , Spiuni i grekut —Atehere ne s’kemi me shtet…..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje