Presidenti Topi: Incidentet në fushatë, të dënueshme

18 Prill 2011, 10:07Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dënuar incidentet e fundit në fushatën zgjedhore. Sipas presidentit, incidentet janë të dënueshme nga ana ligjore. Gjithashtu, Topi tha se ato janë një imazh negativ për Shqipërinë.

Presidenti Topi ka evidentuar një sërë problemesh të tjera që kanë lidhje me zgjedhjet vendore, si tejzgjatja e debatit politik, mungesa e transparencës së financimit të fushatave, mosbarazia gjinore në përzgjedhjen e kandidatëve etj.

Ai ka thënë se zgjedhjet e 8 majit nuk duhet të cenohen nga asnjë ngjarje e rëndë dhe se ato duhet të zhvillohen sipas standardeve më të larta demokratike.

3 komente në “Presidenti Topi: Incidentet në fushatë, të dënueshme”

  1. vinny says:

    Problemi eshte se nuk mjafton vetem te deklarohet se jane te denueshme, po duhen denuar rende autoret, ne menyre qe personat qe perserisin te dhunojne lirine e popullit te mendohen mire perpara se te perserisin akte te tilla.
    Asnjehere nuk duhet harruar se mijera vete jane burgosur e internuar ne Shqiperi gjate komunizmit vetem pse kerkonin lirine e fjales, mijera e mijera nga te paret tane qe te jetonim te lire ne token tone, pra nese ndonje spurdhiak frikacak qe per interesa te ngushat personale, kerkon te vjedhe popullin e vet, i duhet treguar vendi.
    Mjaft me hajduta, trafikante, te korruptuar qe “respektohen” e ” adhurohen” vetem pse kane para e makina te bukura, njerez te tille duhen bojkotuar nga gjithe shoqeria shqiptare pasi jane te demshem per çdo regjim dhe jo vetem qe si sherbejne askujt (perveç interesave te tyre) por demtojne rende çdo shqoeri me egzistencen e tyre.

  2. sociologu says:

    NJE SYGJERIM: Opozita duhet te kompozoje nje Kenge te Re per Shqiperine e se Ardhmes, kenge e cila te transmetoje me fuqine e grykes (por nepermjet tingullit muzikor) se sa i nevojshe eshte ndryshimi i sistemit, sa i bukur eshte atdheu e sa keq e perdorin Politikanet e Qeveria. DHE CDO ATDHETAR TA KENDOJE NE CDO MOMENT REVOLTE!!! Do te ishte nje reklame e fuqishme, sikur nje ze si ai i artistes INVA MULA, i francezes HELENE SEGARA (Elle, tue aimes!) apo i CELINE DIJONit te degjohej ne ajer…

    Revoltat popullore per permbysjen e regjimeve zakonisht vijne me krisma armesh… Maji 2011 do te hynte ne Historine Boterore sikur nje POPULL I TERE te ngrihej me kembe me nje kenge qe ta degjonin gjithe shtetet e medha e ambasadat e huaja, pasi qeveria jone eshte shurdhe-memece!

  3. raimondi says:

    Presidenti thote :…….Incidentet ne fushate ……—- E ka fjalen per incidentet ne fushen e futbollit ,lool

Comments are closed.

Lini një Përgjigje