Premtimi për ndërtimin e tramvajit në Tiranë është kthyer në një qendër debati mes palëve në garë. Por socialistët pretendojnë se projekti i tyre për tramvajin është hedhur poshtë nga kryeministri Sali Berisha në vitin 2006. Deputeti i PS, Eduard Shalsi, tha se vendimi i bashkisë u hodh poshtë nga qeveria.
“Në projektin e rikonstruksionit të bulevardit të miratuar me Vendim nr. 8, datë 11 shkurt 2005 parashikohej edhe ndërtimi i trasesë së tramvajit. Ky projekt u hodh poshtë fatkeqësisht nga qeveria e Saliut siç vërtetohet me shkresat bashkëlidhur. Pra imagjinoni ku arrin paturpësia e Saliut: I thotë Lulit të premtojë tramvajin që qeveria e tij nuk e miratoi. Sikundër edhe 3 herët e tjera, qytetarët e Tiranës edhe më 8 maj do të ndëshkojnë me votë Saliun dhe për pasojë edhe kandidatin e tij të radhës,” tha Shalsi.
Comments are closed.
Si nuk ka turp te tallet me shqiptaret. O Sali Fazllic genjeshtari….LARGOHU
Saliu eshte bastard .Por opozita eshte e dobet dhe nuk e rezon dot.
Do te ishte cudi e madhe qe krethemelsi i mbikalimit ne Zogun e Zi,ne 2006-en,te pranonte nje projekt tjeter modern te Bashkise se Tiranes,ne po kete vit.Po Raimond bastardit do t’ja shkurtojme ne ditet e ne jemi shumica derrmuese e shqiptareve.Apo kemi tjeter rruge?