Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar gjatë ditës së sotme një tjetër vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për radhën e vendosjes së emrave të aleancave në fletën e votimit.
Kolegji ka anulluar vendimin që për këshillin bashkiak të Tiranës në fletën e votimit të vendoset sigla e koalicionit te djathte, Aleanca për Qytetarin para asaj të PS, Aleanca për të Ardhmen.
Sipas opozitës, “Aleanca per Qytetarin” ishte vendosur para “Aleancës për të Ardhmen”. Kjo radhitje, sipas opozitës, duhej shfuqizuar pasi në aspektin gjuhësor, gjymtyrët e këtyre togfjalëshave, përcaktojnë opozitën të parën.
Ndërsa përfaqësuesi i KQZ-së dhe ai i Partisë Demokratike thanë se përzgjedhja është bërë në rrugë kompjuterike.
Dy ditë më parë, Kolegji Zgjedhor anuloi edhe një tjetër vendim të KQZ-së. Kjo e fundit, në fletët e votimit kishte vendosur emrat e të gjitha partive të koalicionit të mazhorancës, ndërsa një gjë të tillë nuk e kishte bërë me partitë e opozitës.
Comments are closed.
Ditet e fundit te Pompeit (saliut).
Do me pelqente te shifja ndonje ankes te mazhorances per KQZ, ndonje vendim qe merret pro opozites , nejse me duket se enderroj shum megjithate iki me mendimin se te enderrosh nuk kushton asgje, keshtu eshte kur ne keto poste vihen njerez pa karakter , servila qe nuk i vjen turp qe luajne rolin e karagjozit