Unë do ndërtoj Kamzën, jo pallatet e Mziut

18 Prill 2011, 17:57Politika TEMA

Nga Rakip Suli

Kandidat i opozitës në Bashkinë e Kamzës

 

Jam para jush sot si kandidat i Partise Socialiste. Kam nderin e privilegjin qe perfaqesoj kete force te se ardhmes qe drejtohet nga Edi Rama, njeriu qe ka transformuar jeten e banoreve te Tiranes, njeriu i progresit dhe inisiativave europiane.

Kamza vetem 10 km larg Tiranes eshte sot nje pasqyre e shemtuar e nje qeverisje te paafte lokale me nje varferi ekstreme, me kryebashkiak qe sillet si pronar, qe i fyen qytetaret e vet me sjelljen arrogante, qe i vjedh, e qe nuk njeh transparencen perballe komunitetit .

Votuesit e Kamzes nuk kane pune, nuk kane uje, nuk kane asistence e perkrahje, nuk takojne dot e te qajne hallet me perfaqesuesin e zgjedhur me vote, paguajne takse gjelberimi e nuk kane gjelberim, paguajne taksa pastrimi e nuk kane pastrim, paguajne takse shkolle per femijet si askush tjeter ne shqiperi.

Prandaj une kam pranuar te kandidoj duke e quajtur si detyrim qytetar qe te jap kontributin tim ne ndryshimin e mentalitetit qeverises ne Kamez.

Ne do realizojme nje program qe eshte per qytetarin e jo per kryebashkiakun.

Ne do respektojme dinjitetin e njerezve pa diskriminuar askend per shkak te ngjyres se flamurit politik.

Ne do ngreme nje administrate te afte, me njerez me cilesi te larta morale e pergatitje profesionale. Administrata do jete nje bashkim real komunitetesh qe perbejne popullsine . Kamza nuk do jete e imja, por e juaja..

Ne nuk do vjelim taksa gjelberimi pa hapesira te gjelbera, nuk do vjelim taksa biznesi pa e nxitur ate, do heqim njehere e pergjithmone taksen Mziu te femijeve te shkolles duke e quajtur nje fyerje e nje perfitim skandaloz ne kurriz te arsimimit te femijeve.

Ne do bejeme qe uji i pijeshem te jete ne cdo shtepi ne Kamez qender, Bathore, Laknas, Bulqesh, Zall Mner, Valias i Ri e i vjeter, Fushe Kamez. Eshte qesharake dhe e turpshme qe kryebashkiaku ka uje ne shtepine e vet 24 ore dhe komshijte apo lagja ku banon nuk ka pike uji. Ky eshte pra modeli qe Mziu ju ka dhuruar qytetareve te vet pas 4 vjetesh

Ai mburret me investimet qe jane bere nga parate tuaja. Po kush nga ju e di se si I administroi ai keto fonde ? Askush. Sepse terri ku e ka lene popullaten Xhelali eshte stili me te cilen ai i ka vjedhur, ka bere vilen lluksoze, ka blere makina te markave te fundit, ka blere toke dhe bere pallate.

Ne do rishikojme skemen e asistences sociale per ta ndare ne dobi te shtresave te varfera, per te zbutur urine e femijeve tuaj. Eshte dramatike dhe kriminale ajo qe ka ndodhur ketu ne Kamez. Asistenca sociale ka shkuar tek ata qe jane klani I Xhelalit e jo te i varferi. Ky pra eshte kryebashkiaku qe duam te heqim me 8 Maj qe ka kurajon te fute duart e tij te pista dhe tek buka e femijeve ne nevoje.

Per te gjitha keto dhe per sjelljen e pahijeshme qe kane perjetuar njerezit keto kater vjet, une jam ketu per te marre ne dore drejtimin e bashkise dhe per ta bere bashkine nje shtepi te te gjitheve, nje porte te hapur dhe nje grup qe ju sherben per gjithshka qe ju keni nevoje.

Une zotohem para jush qe 8 maji do jete dita e pare e kthimit ne identitet te bashkise tuaj te marre peng prej kater vitesh. Ju do jeni pjese e pandare e strategjise se zhvillimit te Kamzes, te permiresimit te cilesise se jetes tuaj. Prandaj te gjithe bashke, ta kthejme 8 Majin ne diten e rikthimit te shpreses duke e kthyer Kamzen ne bastion te qytetareve dhe jo te politikes se mbrapshte apo hajduteve qe gdhihen te pasuruar me gjakun, sakrificen e mundin tuaj.

Une ju siguroj se Rakip Suli do jete njeri nga ju, i paster si kristali. Pas 4 vjetesh une do vij te jap llogari per ate qe kam bere dhe jo te kerkoj vote dhe te mashtroj qytetaret e mi. Ne do fitojme se ju jeni forca qe nuk ndalet para asnje presioni apo tentative shitje e blerje qe tenton te beje Xhelali ne ikje

Me Partine Socialiste, me Edi Ramen dhe me gjithe ju ne do te hapim nje faqe te re edhe ne Kamez, e cila do ti tregoje Berishes, Mziut se nuk mund te rrije peng i valles se korrupsionit e te vrasjeve qe ata hedhin para syve te qytetareve te vet.

 

 

1 komente në “Unë do ndërtoj Kamzën, jo pallatet e Mziut”

  1. LORA says:

    Patjeter qe do ta ndertosh Kamzen,u duk qe dje qe njerzit te besojne. Ty dhe Opoziten.Kam vetem merak mbrojtjen e votes.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje