Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo, ishte i pranishëm sot në firmosjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KMDP), Flora Çabej, dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), përfaqësuar nga Piro Xhixho, Kryetar i Bordit të AKEP (Xhixho është babai i Erisa Xhixhos së LSI, i akuzuar nga Dritan Prifti për një aferë me çmimet e Albtelekomit). Pollo tha se “qeveria ka rolin kryesor në adoptimin e legjislacionit por dhe në krijimin dhe promovimin e kulturës për sigurinë në komunikimet elektronike dhe mundësimin e një komunikimi më të sigurt”. Megjithatë, kandidati demokrat, Lulzim Basha, është personi që po abuzon hapur me të dhënat personale të shqiptarëve. Për këtë çështje nuk ka një prononcim nga ana e këtij komisionari për mbrojtjen e të dhënave personale.
Comments are closed.
C’fare spiun i fellqiur i grekut doli ky Pollo !! — Tamam gje e piste